Profeti Zaharia, ati i Pararendësit dhe Pagëzorit Joan Zaharia - TopicsExpress



          

Profeti Zaharia, ati i Pararendësit dhe Pagëzorit Joan Zaharia ishte levit dhe pasardhës i Abiatharit priftit të madh. Jetonte në Jerusalem me gruan e tij Elisabetën, që vinte nga fisi i Aaronit. Që të dy ishin të drejtë. Zbatonin urdhërimet e Zotit me dashuri, por ishin pa fëmijë deri në moshë të madhe. Kur Zaharia kishte radhën të ishte kryeprift, hyri në Tempull për të djegur temjan, pa në të djathtë të Shenjtërores kryeengjëllin Gabriel. Tërë shkëlqim, ai i lajmëroi plakut se Perëndia i kishte dëgjuar lutjet e tyre dhe se në pleqëri do t’u dhuronte një bir, të cilin do ta quanin Joan. I dërguari i Zotit i tha:- “Ai do të jetë i mbushur me Frymën e Shenjtë që në barkun e nënës dhe do të ecë përpara Zotit dhe shumë njerëz do t’i kthejë tek Ai” (Lluk. 1.16). Zaharia u çudit nga këto fjalë dhe hezitoi të besonte lajmin e kryeengjëllit, kështu iu lidh goja deri sa djali lindi. Pas lindjes së Krishtit, Zaharia nuk pati frikë të shpallte hapur virgjërinë e Marisë dhe të tregonte se ajo ishte me të vërtetë Nëna e Perëndisë. Judenjtë gjetën rastin për ta denoncuar tek Herodi, i cili dha urdhër ta vrisnin atje ku e gjetën, në Tempull. Trupin e tij e morën priftërinjtë dhe e varrosën bashkë me etërit e tij. Që atëherë priftërinjtë nuk patën asnjë vizion prej Engjëjve. Hiri i profecisë u hoq nga ata edhe nuk mundën më të bënin orakuj dhe as ta ndriçonin popullin për çështje të vështira të Shkrimit të Shenjtë. Tregimi i vdekjes së Zaharisë që tregohet nga sinaksarët bazohet në traditën apokrife dhe dëshminë e disa Etërve të Kishës.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 08:53:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015