Pse dija jonë për Universin është e gabuar? Mendonim se dinim - TopicsExpress



          

Pse dija jonë për Universin është e gabuar? Mendonim se dinim mjaftueshëm për rrugën e formimit të planeteve, por zbulimi i qindra planeteve jashtë sistemit tonë diellor, ndryshoi gjithcka dhe ka vënë në një pikëpyetje të madhe të gjitha teoritë e kultivuara deri më tani për hapësirën. Pak dekada më parë perceptimi ynë për Sistemin tonë diellor ishte i thjeshtë; cdo planet është unik, Saturni ka unazat e tij spektakolare, Aferdita ka atmosferë toksike, Urani dhe Neptuni janë gjigantë prej akulli. Me pak fjalë, një panoramë e thjeshtë, nga shkëmbinj të vegjël e të nxehtë që vërtiten më pranë Diellit, e deri tek planetet e mëdha prej gazi dhe akulli në skajet më të largëta të sistemit. Në bazë të karakteristikave të sistemit tonë diellor u përfityruan edhe sistemet e tjera diellor. Por jo. Këtu gabuam. Astronomët vitet e fundit, falë edhe përmirësimit të teknologjisë kanë vëzhguar si asnjëherë tjetër më parë dhjetra planete jashtë sistemit tonë diellor. Çfarë u zbulua? Disa planete mendohet se janë të përbërë tërësisht nga uji, të tjerë orbitojnë rreth një seti binar yjesh. Nuk mungojnë rastet kur ekzoplanetet rrotullohen në drejtim të kundërt me yllin e tyre, ndërsa disa të tjerë rrotullohen rreth yllit të tyre për vetëm 4 ditë. Më i cuditëshmi është rasti i ngjeshjes së planeteve, apo sistemet multi-planetare, ku të paktën 5 planetë ngjeshen në një hapësirë sa ajo mes Tokës dhe Afërditës dhe kryejnë rrotullimin rreth Diellit të tyre. Cfarë po ndryshon mbi perceptimin tonë për universin? Përgjigjja duhet të jetë pa frikë gjithcka. Kur kanë kaluar mbi 450 vjet që nga kohë kur Koperniku ndryshoi radikalisht kënvështrimin tonë duke thënë se Toka nuk ishte qendra e Universit, sot po mësojmë se sistemi ynë nuk është dramatikisht i vecantë, ose e thënë me fjalët e biologut JBS Haldane, “Universi nuk është i cuditshëm sepse e imagjinojmë ne, është më i cuditshëm nga ç’mund ta imagjinojmë ne”.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 08:41:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015