Publikuar më: 12 Nëntor, 2013 Aktualitet Assad prish listën - TopicsExpress



          

Publikuar më: 12 Nëntor, 2013 Aktualitet Assad prish listën dhe planin për armët kimike, SHBA e OKB në alarm Handout photo of Syrias President Bashar al-Assad speaking during an interview with German magazine Der Spiegel in DamascusZhvillime të rrezikshme në Siri gjatë orëve të fundit. Presidenti sirian Bashar Al Assad ka ndryshuar jo vetëm listën e armëve kimike, por edhe planin e transportit. SHBA, OKB, NATO dhe BE kanë hyrë ne alarm të nivelit të parë, pasi informacionet që vijnë nga OPCW, që është misioni i dërguar në Siri për të mbledhur armët kimike, janë vërtetë shqetësuese. Reuters sapo ka publikuar një informacion të detajuar, ku shpjegon “surprizën” e pakëndshme të Assad. Sipas agjencisë prestigjioze, “po hidhen dyshimet e para se Assad ka plane të tjera për armët kimike dhe po luan me delegacionin që gjendet atje”. Mësohet se shkak është bërë jo vetëm hezitimi i administratës së Assad për të treguar të gjitha uzinat e prodhimit të armëve LHL apo dhe reagentëve të tjerë kimikë të rrezikshëm, sarin apo mustard, por edhe fakti se ai kërkon t’i shoqërojë me një ushtri të madhe dhe mjete të sofistikuara më shumë nga ç’duhen. “Diplomatët e perëndimit kanë ngritur dyshime të forta se Assad po kërkon të përdorë këtë ushtri të armatosur mirë dhe me mjete të sofistikuara, për të goditur gjatë marshimit të tij nga Damasku në portin mesdhetar të Latikës, të gjitha bastionet e rebelëve sirianë”, shkruan Reuters. Të pyetur për këtë situatë, diplomatët janë përgjigjur; “Assad ta harrojë se do të marrë më shumë ushtri dhe mjete nga ato që kërkohen”. Gjithashtu një pjesë e diplomatëve thonë se Assad duhet t’i shkatërrojë vetë armët kimike. Zhvillimet e fundit mund të çojnë në dështimin e të gjithë planit për shkatërrimin e 1300 tonë armëve kimike të mbledhura deri tani. Assad ka bashkëpunuar me OKB deri në fund të shtatorit, por më pas refuzoi vazhdimisht inspektimin e OKB. Më tej pretendoi dhe kërkoi 1 miliardë dollarë fonde për operacionin e transportit të armëve kimike. “Kjo shifër është shumë e lartë, operacioni vlen vec dhjetëra milionë. Dyshojmë se Assad po kërkon t’i përdori paratë për të shtypur rebelët dhe opozitën siriane dhe për të vrarë sa më shumë popullsi civile”, janë shprehur perëndimorët për Reuters. Situata është mëse kaotike, ndërsa mbeten vetëm 3 ditë nga data finale, 15 nëntori, për të vendosur rreth operacionit dhe vendit ku do shkatërrohen. Opsioni më i mundshëm është Shqipëria, por edhe vende si Franca, Belgjika apo dhe Danimarka. Zhvillime të rrezikshme në Siri gjatë orëve të fundit. Presidenti sirian Bashar Al Assad ka ndryshuar jo vetëm listën e armëve kimike, por edhe planin e transportit. SHBA, OKB, NATO dhe BE kanë hyrë ne alarm të nivelit të parë, pasi informacionet që vijnë nga OPCW, që është misioni i dërguar në Siri për të mbledhur armët kimike, janë vërtetë shqetësuese. Reuters sapo ka publikuar një informacion të detajuar, ku shpjegon “surprizën” e pakëndshme të Assad. Sipas agjencisë prestigjioze, “po hidhen dyshimet e para se Assad ka plane të tjera për armët kimike dhe po luan me delegacionin që gjendet atje”. Mësohet se shkak është bërë jo vetëm hezitimi i administratës së Assad për të treguar të gjitha uzinat e prodhimit të armëve LHL apo dhe reagentëve të tjerë kimikë të rrezikshëm, sarin apo mustard, por edhe fakti se ai kërkon t’i shoqërojë me një ushtri të madhe dhe mjete të sofistikuara më shumë nga ç’duhen. “Diplomatët e perëndimit kanë ngritur dyshime të forta se Assad po kërkon të përdorë këtë ushtri të armatosur mirë dhe me mjete të sofistikuara, për të goditur gjatë marshimit të tij nga Damasku në portin mesdhetar të Latikës, të gjitha bastionet e rebelëve sirianë”, shkruan Reuters. Të pyetur për këtë situatë, diplomatët janë përgjigjur; “Assad ta harrojë se do të marrë më shumë ushtri dhe mjete nga ato që kërkohen”. Gjithashtu një pjesë e diplomatëve thonë se Assad duhet t’i shkatërrojë vetë armët kimike. Zhvillimet e fundit mund të çojnë në dështimin e të gjithë planit për shkatërrimin e 1300 tonë armëve kimike të mbledhura deri tani. Assad ka bashkëpunuar me OKB deri në fund të shtatorit, por më pas refuzoi vazhdimisht inspektimin e OKB. Më tej pretendoi dhe kërkoi 1 miliardë dollarë fonde për operacionin e transportit të armëve kimike. “Kjo shifër është shumë e lartë, operacioni vlen vec dhjetëra milionë. Dyshojmë se Assad po kërkon t’i përdori paratë për të shtypur rebelët dhe opozitën siriane dhe për të vrarë sa më shumë popullsi civile”, janë shprehur perëndimorët për Reuters. Situata është mëse kaotike, ndërsa mbeten vetëm 3 ditë nga data finale, 15 nëntori, për të vendosur rreth operacionit dhe vendit ku do shkatërrohen. Opsioni më i mundshëm është Shqipëria, por edhe vende si Franca, Belgjika apo dhe Danimarka.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 23:46:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015