Pyetje: A është mëkat rritja dhe lyerja e - TopicsExpress



          

Pyetje: A është mëkat rritja dhe lyerja e thonjve? Përgjegje: Alejkum selam! Sa i përket rritjes së thonjve është e ndaluar, haram, kurse lyerja është e ndaluar nëse ajo del para njerëzve të huaj. Por, nëse ajo i shlyen thonjët para se të marrë abdes (sepse nuk bën të merret abdes me thonj të lyer) dhe rrin me thonj të lyer para bashkëshortit, prindërve, vëllezërve të saj nuk është haram. (Bedri Robaj) Pyetje: A lejohet në Islam të falesh me thonjë të lyer? Përgjigje: Është e lejuar për gruan që ti lyejë thonjtë me qëllim zbukurimi, me materiale që nuk shkaktojnë dëm dhe nuk ka asgjë gabim për tu falur kështu, përveç në qoftëse është substancë që ndalon ujin për të arritur në atë që është ndër të, rast në të cilin abdesi dhe gusulli nuk janë të vlefshëm, përveç në qoftëse largohet llaku prej thonjëve. Në qoftë se abdesi nuk është i vlefshëm, atëherë as namazi nuk është i tillë. Thuhet në Fetava El-Lexhnah El-Daimah, 5/218: Në qoftëse ngjyra (llaku) është i padepërtueshëm, atëherë abdesi nuk është i vlefshëm, përveç nëse largohet para se të merret abdes. Në qoftëse është i depërtueshëm, atëherë abdesi është i vlefshëm, siç është rasti me kënanë. Dhe Allahu e di më së miri.
Posted on: Sun, 20 Oct 2013 13:18:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015