Pyetje: Hoxhë i nderuar! Jetojmë në një kohë ku janë - TopicsExpress



          

Pyetje: Hoxhë i nderuar! Jetojmë në një kohë ku janë prezente mjetet moderne të udhëtimit, dhe agjërimi gjatë udhëtimit nuk sjellë vështirësi, çka thotë Feja Islame duhet të agjerojë udhëtari apo duhet të prish agjërimin gjatë udhëtimit!? Përgjigje: Po. Udhëtari në këtë rast ka të drejtë ta prishë argjerimin apo edhe të agjërojë gjatë udhëtimit. Allahu,- xhele veala!,- ka thënë në Libri në e Tij Famëlartë: يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾ أَيَّامًا مَّعْدُودَاتٍ ۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِ‌يضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ۚ “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ka qenë urdhëruar atyre para juve, për t’iu shmangur mëkateve, (agjërimi) zgjat disa ditë. Ndonjëri prej jush që gjendet i sëmur ose gjendet në udhëtim e sipër, ai i agjëron aq ditë sa i ka prishur – në ditët e tjera”. (Kur’an: El Bekare: 183-184). Ndërsa, shokët e Muhamedit,-salalllahu alejhi ve selem!,- kur ishin në udhëtim, disa prej tyre vazhdonin agjërimin, kurse pjesa tjetër shfrytëzonin lehtësimin dhe nuk agjëronin ditëve të udhëtimit, porse ata kishin rrespekt dhe dashuri ndaj njëri tjetrin(edhe pse disa agjëronin e disa jo), sepse ata i bënin punët për hir të Allahut,- xhele veala!. Thamë se: Udhëtari ka dy opcione ne dispozicion, të agjëroj ose mos të agjëroj, mirëpo nëse agjërimi nuk i sjell vështirësi, atëherë un mendoj se më mirë të agjëroj, sepse përmes agjërimit ai i ka tre përfitime: 1: Në këtë rast ai bëhet ndjekës i traditës së Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!. 2) Ai kur agjëron sëbashku me njerëz i lehtësohet atij agjërimi dhe është më leht të agjëroj bashkarisht me të tjerët. 3) Me këtë veprim(agjërimin) ai e shpejton dhe çon në vend kryerjen e një obligimi madhorë siç është agjërimin. Porse, nëse udhëtari has në vështirësi gjatë udhëtimit, ai në këtë rast nuk duhet të agjërojë, sepse kjo nuk është prej mirësisë dhe udhëzimeve Profetike dhe Kur’anore. Dhe në fund! Themi se udhëtimi në kohën e sotme është lehtësuar tej mase, si dhe në shumicën e rasteve ai nuk i sjell vështirësi udhëtarit agjërues, e duke u nisur nga ajo se nuk i sjell vështirësi , atëherë është më mirë të agjërojë gjatë ketij udhëtimi. Allahu është më i Dituri! Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-. Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 20:06:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015