Për hir të nuseve të devotshme Vjehrrat kundër nuseve, një - TopicsExpress



          

Për hir të nuseve të devotshme Vjehrrat kundër nuseve, një luftë e çnjerëzishme! Nusja bëhet vjehërr kur marton djalin e saj. Kur është nuse, ankohet, e kur bëhet vjehërr hakmerret. Kujt i hakmerret veçse një nuseje që dje vetë ajo ishte nuse! Gjithnjë me tendencën se, vjehrrat janë mendje-ndritura, ndërsa nuset mendje-errëta. Po, sepse djalin ia mori nga dora. Jo, po nusja është në shtëpi të huaj, ndërsa vjehrra në shtëpi të vet! Çudi, sa shpejtë harroi se ajo që sot është vjehërr, dje ishte nuse, e nuk donte më shumë se të jetonte e qetë me burrin e saj. Edhe ajo dje ndihej e huaj, por ja që sot, kaluan vite, e Zoti e furnizoi, por jo, nuk është mirënjohëse! Jo, po ndoshta në mendime i sillen idetë sesi ajo dje, kur ishte nuse, tentonte të bëhej zot shtëpie, druhet se edhe nusja që sapo mori djali i saj, e synon atë. Çgjykim i përgjithësuar. Jo, njerëzit ndryshojnë: ka të mirë dhe të këqij, ka të ndershëm dhe të pandershëm. Prandaj, dhe ka një ditë, e cila quhet: Dita e Gjykimit. Vallë, a vetëm ajo vjehërr ka djalë, ndërsa nusja nuk ka prindër e as familje? Ashtu siç dje, nuse, e sot që është vjehërr, la familjen, edhe kjo sot që ende është nuse e re, la familjen për të jetuar me një familje të huaj. Po! Sakrifikon që të ambientohet me atë familje, për hir të ligjit dhe traditës. Ato vjehrra ndonëse kërkojnë që nusja e djalit të tyre të bëhet rob i shtëpisë; shërbëtore e pagabueshme. Po, edhe në traditën shqiptare kur merret një nuse thonë: e morëm robin. Si mund ti thuhet rob një nuseje, që Zot ka Allahun, po edhe familje që përkujdeset për të? Jo, ajo është robëreshë e devotshme në adhurim vetëm ndaj Allahut xh.sh., dhe nuk është e zënë rob në luftë! Çkontradiktë! Vetë vajza e asaj vjehrre, që luftë të çnjerëzishme i shpallë nuses së djalit të saj, e përgatit vajzën e vet të bërë nuse për vjehërr tjetër, që të tregohet e padëgjueshme dhe të mos respektoj vjehrrën e saj, nëse ajo sillet keq. Po, madje edhe bën çmos që vajza e saj e bërë nuse, të ndahet nga prindërit e burrit. Deri ku mund të shkoj çnjerëzia e një njeriu! Jo, po këtu pjesë faji ka edhe djali i kësaj nëne e bërë vjehërr! E mbron të ëmën e vet, sepse sipas bindjeve të tij: nëna është nënë, ndërsa nusja është nuse, kështu që, nusja duhet të rrijë kokulur, sikur të ishte e blerë në pazar. Jo! Ajo nuk është rob i askujt, madje as i prindërve të saj. Lind i lirë dhe i pavarur, sepse edhe nënat kanë lindur prej nënave të tyre. Njeriu i parë nuk lindi, por u krijua! E, krijues është vetëm Allahu xh.sh.. Për habi, se, ka aso nusesh, megjithëse i rrinë kokëlarte dhe trime vjehrrave të tyre, në mbrojtje të dinjitetit dhe personalitetit të tyre, çuditërisht, ato vjehrra – vjehrrat e këtilla, bëhen të njerëzishme dhe të respektueshme. Ku është drejtësia në këtë mes: ke morr nuse për të jetuar me të, apo ke morr nuse që tia mbushësh egon të ëmës? Kështu nuk shkruan askund, veçse në librat e njerëzve që dikur gruan e konsideronin më të ligë se vetë djalli. Kjo nuk është larg mendjes për mendjen shqiptare, sepse dëgjohet shpesh fjala: gruaja e ka shti djallin në shishe. Kjo do të thoshte, sipas asaj që thonë, se gruaja është më e djallëzuar se vetë djalli! Shkruan: Avni TAFILI
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 15:41:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015