Ramiz LUSHAJ MBRETI ZOG E KONICA DHE RRUGA DURRËS- - TopicsExpress



          

Ramiz LUSHAJ MBRETI ZOG E KONICA DHE RRUGA DURRËS- PRISHTINË 1. Në vitin 1932, Ahmet Zogu I–Mbret i Shqiptarëve, nuk pranoi zgjatjen e mëtejshme të Paktit të Tiranës, pasi kishte përfunduar afati 5 vjecar i tij, Italia, iu kundërpërgjigj Shqipërisë, duke refuzuar vazhdimin e kredisë 10 vjecare, pa interes bankar, (sipas një marrëveshje të përbashkët, të kahershme), që i jepte nga 10 milionë franga ari në vit, dhe, për më tepër, kërkoi edhe pagesën e interesave të huas të SVEAS. Italia, për këtë qëllim, dërgoi në Tiranë, edhe një Përfaqësues të lartë të Thesarit. Ministri Shqiptar i Financave,në zyren e tij, i ndodhur përballë kushteve të kthimit të kredisë italiane,etj., iu shprehë për pamundësi financiare, veçse ia plotësoi kërkesen për ta takuar me Mbretin. Zog. Të nesërmen, të dy. Ministri Shqiptar i Financave, që kishte marrë porosi nga Mbreti Zog për të mos u prononcuar, po vetëm për të dëgjuar, dhe Përfaqësuesi i lartë i Musolinit i vendosur në kërkesën minimale për të marrë 5 milionë franga ari, u paraqitën në Pallatin Mbretëror, tek Mbreti Zog. Gjatë bisedimeve, në një moment të caktuar, Mbreti iu drejtue Ministrit të Financave: -Kush të tha ty që nuk kemi mundësi të paguejmë 5 milionë franga ari, kaq sa po i kërkojnë miqtë tanë italianë. Merrni masa, që nga ato, disa milionë franga ari, që do i marrim, sipas bisedimeve me Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene, për ndertimin e rrugës nga Beogradi në Kosovë e nga Shqipnia e Veriut deri në Durrës të fillojmë t’ua japim një pjesë të madhe edhe Italisë mike. Këto ditë të fillojmë përgaditjet zyrtare për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe, mbasandej, keni me e fillue shlyrjen e borxhit ndaj Italisë mike… Ky “truk” i papamë i Mbretit Zog kishte bërë efektin e vet. Kjo për faktin se i mirëdinte dy arsye gjeo-strategjike të fqinjëve të tij në dy brigjet e Adriatikut. E para: përpjekjet e Jugosllavisë, që në shek. XIX, për të hapur një rrugë-korridor nëpër tokën shqiptare për në Detin Adriatik. E dyta: mungesën e vullnetit të plotë të Italisë për ta lejuar një sipërmarrje të tillë, biles ishte e gatshme të përballonte çdo lloj kostoje në franga ari apo me luftë të hapur kundër Shqipërisë e Jugosllavisë po të arrihej një marrëveshje e tillë… Përfaqësuesi i lartë i Musolinit u befasue nga qëndrimi e veprimi i Mbretit Zog, ndaj, menjëherë, ndërhyri në bisedë: -Naltëmadhni, ju faleminderit për gadishmërinë Tuaj, po, këtë çështje, më duhet ta diskutojë edhe me Qeverinë time në Romë… Reagimi i Qeverisë së Musolinit ishte i menjëhershëm duke marrë vendim të përshpejtuar për t’i dhënë Shqipërisë miliona franga ari me moratorium, me afat përsëritjeje çdo vit, ndërsa pagesat e interesave të huas të SVEA-s u shtynë për një afat tjetër të mëvonshëm. Italia e Musolinit nuk donte as ta dëgjonte nga Mbreti i Shqiptarëve e, për më tepër, as të ndodhte realisht, që Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene të dilte me rrugë tokësore në portet shqiptare. Kjo ishte kaq e vërtetë, saqë edhe vet, i madhi Konica, (ambasador i Shqipërisë në SHBA), në prill të vitit 1939, në takimin me Hall, Sekretar Amerikan i Shtetit, ndër shkaqet e pushtimit të Shqipërisë nga Musolini, i renditi edhe faktin se, Mbretëria Shqiptare, shumën rreth 30 milionë dollarë nga buxheti i saj ishte investuar ndër vite kryesisht për ndërtimin e rrugëve strategjike në drejtim të Jugosllavisë”. 2. Sot, pas 75 vjetësh, kur po ndërtohet vepra madhore e zhvillimeve e integrimeve shqiptare në Rajonin Ballkanik e në Europë, Rruga Durrës-Prishtinë, më bën të mendohem “loja gjeo-politike” e Mbretit Zog dhe përpjekjet e Tij, në vitet ’30, për të çuar rrugët drejt Veriut, në kufi me Kosovën… Edhe kjo ishte ndër arsyet e sakrifikimeve të tij: Në rastin e parë, dinjitetin e vet (në lojën gjeopolitike), në rastin e dytë edhe Fronin Mbretëror (si me rastin që e përmend Konica) dhe, në rastin e tretë, jetën e vet në mërgimin e gjatë. E kundërta, krejt e kundërta, ndodhën sot, në këtë Rend të Ri Botëror, në këtë stad të Demokracisë Shqiptare, në këtë proçes të integrimit tonë euro-atlantik e në këtë start final të Statusit të Kosovës, me Zëdhensen e Partisë Socialiste, Mimin, që, me deklaratat e saja të stërzmadhuara për “korrupsion patriotik (!)”dhe, Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, me ato gjuajtjet e tij sallake, duan të rrezikojnë e, më e pakta, të pengojnë në kohë, ndertimin e rrugës nacionale e nderkombëtare Durrës-Nish, me “bateritë” e tyre të përqëndruara në segmentin 111 kilometra nga Milot-Rrëshen-Reps-Thirrë-Kalimash-Kukës-Morinë. Këta, dy trumbetues e gjithata inspirues, të përfshirirë nga rrymat e ftohta e të vorbulluara “gjeo-politike” dhe në “lojërat” e interesave të tyre partiake e vetiake të çastit, nuk mund të pengojnë as me “çangat” në konferencat e shtypit dhe as me kërcenimet , me “pranga mbi dosje”, ndertimin perspektiv të kësaj rruge nacionale e ndërkombëtare, sepse është ëndrra e vjetër e Shqiptarëve, që tashmë është shndërruar në Vullnet Kombëtar i miliona shqiptarëve patriotë në të dy anët e kufinit shqiptar dhe është Vullneti Politik i Qeverisë Shqiptare, që po e bën realitet kohor të përshpejtuar këtë vepër madhore të Ardhmërisë Shqiptare. Tiranë, më 12.09.2007
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 06:13:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015