Ramiz LUSHAJ PAVARËSIA E KOSOVËS NË TREKËNDSHIN - TopicsExpress



          

Ramiz LUSHAJ PAVARËSIA E KOSOVËS NË TREKËNDSHIN SHBA-BE-RUSI 1. Nderhyrjes ushtarake te NATO-s ne Kosove, me 24 mars – 12 qershor 1999, i vune mjaft percaktime deri tek cilesimi i saj si “Lufta e Trete Boterore”, por, ne fakt, ne emblemen dhe esencen e saj, ”Lufta e Kosoves”, tregoi para njerezimit e Globit se sa shume ka ndryshuar Bota ne kuadrin e Rendit te Ri Boteror, pas “Luftes se Ftohte” dhe ne procesin e globalizmit nderkontinental. Kosoves, iu dhane te drejtat e lirite themelore te mohuara nga Serbet, duke i garantuar rindertimin institucional e social-ekonomik si Protektoriat Nderkombetar i Organizates se Kombeve te Bashkuara, u arrit siguria me pranine e NATO-s, iu dha ndihma per demokratizim me asistencen e OSCE-se,etj.,por, ne kete tranzicion te veshtire e te tejzgjatur, i mungon dicka esenciale e vendimtare per ardhmerine e vet: percaktimi i Statusit final, dhenia e Pavaresise se Mbikeqyrur, sic eshte parashtruar aktualisht ne Keshillin e Sigurimit. Ne fakt, zgjidhja e shpejte dhe e drejte e Statusit te Kosoves, mbeshtetur ne te Drejten Nderkombetare, ne vecantite e identitetit te saj politiko-juridik gjate historise e procesit aktual, ne vullnetin politik te popullit te saj, ka te bejne me anen tjeter te medaljes: se si po ndryshon Bota sot. 2. Gjithesesi, Statusi final i Kosoves, pamvaresisht se ne dy dekadat e fundit eshte bere nje ceshtje nderkombetare, mendoj se zgjidhja e tij eshte dhe mbetet, ne rradhe te pare, nje Ceshtje Euro-Atlantike, e, kryesisht e 5 shteteve, qe jane tash 8 vjet, me prani sektoriale e aktive ne territorin e saj: te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Mbreterise se Bashkuar te Britanise se Madhe e Irlandes se Veriut, Frances, Gjermanise e Italise. Nderkohe, qe Statusi i Kosoves po diskutohet ne Keshillin e Sigurimit, 4 prej ketyre shteteve jane antare te tij, si SHBA, Mbreteria e Bashkuar e Franca, ndersa Italia me mandat jo te perhershem (2 vjecar, deri me 31 dhjetor 2008),qe perbejne numerikisht me shume se nje te keterten e 15-shes, kurse potencialisht pesha e tyre eshte e madhe. Ne fakt, Kosova, e kendveshtruar ne kete fokusim, eshte vet “fytyra” reale e ketyre 4 shteteve-antare te Keshillit te Sigurimit dhe e Gjermanise, qe jane te mandatuar nga OKB ne 5 sektore adminstrativ te saj. Per me tej, eshte vet fryti i punes se tyre ne vazhdimesi para, gjate e pas Luftes se vitit 1999 dhe i pergjegjesise historike te tyre, ne kete moment te vecante ne vitin 2007, per ta ngritur nga Protektoriat Nderkombetar ne stadin e nje Pavaresie te Mbikeqyrur. Kosova, ne udhen drejt kesaj Pavaresie ka vullnetin politik e popullor te saj, ka kontributet e veta. Po, ne Keshillin e Sigurimit, ne “peshore” dhe ne “skaner”, per “Ceshtjen e Kosoves”, eshte vet pesha e rolit te ketyre pese shteteve te fuqishme te botes se sotme, dinjiteti i tyre diplomatik e politik, vetlobingu i secilit prej tyre, forca e gravitetit vetjak e kolektiv ndaj “Vetos”, pasqyra e dialogut te mirekuptueshem e vendimmarrjes se pritshme te drejte e te shpejte. Kjo “ Peseshe” eshte vet Dora, qe i takon parimisht e ne menyre paresore, ta ngrejne Kosoven ne stadin e shtetit te 193-te te OKB-se, si shtetin me te ri ne harten politike te Botes. Nga “Dora Serbe” e Titos e Milloshevicit dolen 5 shtete: Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnje- Hercegovina e Mali i Zi. Nga “Dora Ruse” dolen me frymemarrje sovrane 15 shtete. Aktualisht Republika e Serbise ka ne “doren e saj” 5 rajone: Serbine Qendrore, Kosoven- Protektoriat Nderkombetar (brenda integritetit legal tokesor te saj), Provincen Autonome te Vojvodines, Krahinen e Sanxhakut dhe Luginen e Presheves (me tre komuna shqiptare).Keto dy te fundit tashme te perfshira ne Serbine Qendrore. Ne syte e botes dhe ne seline e OKB-se, kjo “Dora e Peseshes”, ( SHBA, Mbreteri e Bashkuar, France, Gjermani e Itali), eshte aq e fuqishme, per vet misionin e saj ne Kosove, sa per ta nxjerre nga integriteti “de jure” legal tokesor i Republikes se Serbise, duke e tejkaluar Marreveshjen e Rambujes dhe Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit dhe per ta ngritur nga Protektoriat Nderkombetar ne nje Pavaresi te Mbikeqyrur. 3. Kjo “ Peseshe”, qe ka ne administrim sektorial te mandatuar Kosoven, eshte pesha kryesore numerike e potenciale ne Grupin e Kontaktit (G-8), aqsa ne diplomaci e ne masmedia shpesh here, keto pese shtete-kolose, cilesohen edhe si “Grupi i Kontaktit per Kosoven”. Nisur nga fakti se ne Grupin e Kontaktit (G-8) nuk ka “Veto”, atehere keto mund te bisedojne ne kete organizem “vesh me vesh” e te shihen “sy me sy”, vecanerisht me Federaten Ruse, pasi, sigurisht, “ i kane me vete” edhe Kanadane, (qe ka trupa ushtarake ne Kosove,ne kuadrin e KFOR-it) e Japonine. Ndoshta, duke folur me “letra te hapura” ne G-8, do te jete me e mundshme qe Pavaresia e Mbikeqyrur e Kosoves te mos “mbyllet” me ngritjen e “Vetos” ne Keshillin e Sigurimit. Kuptohet: Federata Ruse, edhe ne rast se don apo mundohet ta shtyjne Pavare -sine e Kosoves, nuk mundet ta shmang apo ta ndalojne kete proces historik te startuar. Edhe ne rast se voton kunder saj nuk mund ta fundosin kete ceshtje te drejte, te nderkombetarizuar dhe te finalizuar.Perkundrazi, ne rast se Rusia e perdoren “Veton Molotoviane” tregon se ende nuk eshte e pergaditur per t’u bere pjese aktive e faktorizuese e Botes Euro-Atlanike. Ne rast se Rusia del “Kunder” Pavaresise se Kosoves, atehere, natyrshem, i mbetet “Peseshes” te dalin “Pro” saj, duke e anash kaluar “Ceshtjen e Kosoves” ne Keshillin e Sigurimit drejt nje njohje te menjehershme apo hap pas hapi dhe te bejne vetlobing e lobing te perbashket per nje njohje nderkombetare te shpejte te saj duke e integruar ne organizma te ndryshme nderkombetare deri ne antaresim ne OKB. Perndryshe: lind domosdoshmeria, qe ceshtjen e nderkombetarizuar te Kosoves, ne mbledhjen tradicionale te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara, ne shtator 2007, te kalohet me procedure te pershpejtuar per shqyrtim e miratim duke i dhene Pavaresine e antaresimin e saj ne OKB. Kjo “Peseshe”, ne kete linje, nuk i duhen me shume se 5 muaj kohe, nga maji ne shtator, per ta cuar Kosoven ne finalen e udhes se pashmangshme, ne dhenien e merituar te Pavaresise se Saj. 4. Kosova, nga janari i vitit 2002 deri me sot, ne keto 5 vite, ndodhet perballe nje fakti e fati te madh historik: perfshihet ne “Euro-Zonen” e Bashkimit Europian. Realisht, perjeton nje rast unik: eshte i vetmi vend ne Europe, qe ende pa u njohur nderkombetarisht si Shtet i Pavarur e Sovran, por vetem si Protektoriat Nderkom-betar i OKB-se, behet pjese e “Euro-Zones”, perkrahe vendeve antare te BE-se, si Frances, Gjermanise, Italise, Belgjikes,Austrise, Hollandes, Finlandes, Spanjes, Portugalise, Greqise, Sllovenise, Luksemburgut e Irlandes, Kosova ka hyre ne “Euro-Zone” edhe para disa shteteve antare te Bashkimit Europian si Mbreterise se Bashkuar te Britanise se Madhe e Irlandes se Veriut, Suedise e Danimarkes, edhe para Maltes e Qipros (qe futen me 2008), Sllovakise (2009), Hungarise, Letonise, Estonise, Lituanise e Bullgarise ( 2010), Polonise (2011),Republikes Ceke (2012) dhe Rumanise (me 2014).Biles edhe para fqinjes se saj, Shqiperise,qe mendohet, (ende e pa zyrtarizuar), per ta future monedhen “Euro” ne perdorim zyrtar,ne vend te Lekut, ne vitin 2009. Vertete disa shtete te vogla te Europes, ende pa u antaresuar ne BE, kane hyre ne “Euro-Zone”, si Andorra, Vatikani, San Marino, Monako e Mali i Zi, por Kosova perseri ben perjashtim,sepse eshte me e madhe nga siperfaqja se secila nga keto shtete ( pervec Malit te Zi) dhe popullsia e saj eshte me e madhe se e ketyre pese shteteve te marra se bashku. Dhe, me e vecanta, aktualisht eshte Protektoriat Nderkombetar, qe, pas Luftes me 24 mars-12 qershor 1999, e “flaku” dinarin dhe e futi ne perdorim nje monedhe euro-atlantike, Marken Gjermane (1999-2001) dhe, ne keto 5 vitet e fundit, monedhen e fuqishme europiane “EURO”. Ne kete kendveshtrim, Kosova, meqenese ndodhet ne “Euro-Zone”, patjeter dhe realisht eshte pjese dhe ceshtje euro-atlantike,dhe, gjithesesi, zgjidhja e Statusit te saj Perfundimtar, eshte e mbetet, ne rradhe te pare, nje zgjidhje euro-atlantike. Ndarja e pare e Malit te Zi nga Serbia, pamvaresisht se ishte pjese e Repuplikes Federale te Jugosllavise apo, me pas, e Unionit Serbi e Mali i Zi, filloi me ndarjen e tij nga “Dinari” e futjen ne perdorim te monedhave europiane si “Marka Gjermane” e “EURO”, ( njelloj si Kosova), gjersa arriti te fitojne pavaresine e vet dhe antaresimin ne OKB ne vitin 2006, duke qene shteti me i ri i botes. Nisur thjesht edhe nga ky krahasim analog, me Malin e Zi, nuk mund te ngjase ndryshe as me Kosoven, e cila nuk ka gjasa te mbetet apo bashkangjitet si pjese e Serbise, as “de juro” apo “de facto”, edhe per vet faktin se nuk vetheq dore nga monedha “Euro” dhe nuk pranon te dalin nga “Euro-Zona”. Rreth 500 milione banore ne 44 shtete e 5 territore te varura, perfshihen ne “Euro-Zone” apo kane ne perdorim masiv monedhen “EUR”, si ne disa shtete te tjera te Bashkimit Europian, ne Afrike (vendet ish-koloni te Frances), ne Oqeani, etj. dhe, nder to, hyne edhe Kosova-Protektoriat Nderkombetar i OKB-se. Keshilli i Sigurimit e ka kete shembull te ngjashem te Malit te Zi, ashtu sic e kane te njohur edhe faktin tjeter se Kosova perben rast te vecante, pasi eshte i vetmi jo-shtet i OKB-se qe perfshihet ne “Euro-Zone” te Bashkimit Europian, cka perben nje tjeter faktor per t’i dhene Pavaresine e Mbikeqyrur. 5. Kur flasim per nje zgjidhje euro-atlantike te ceshtjes se Kosoves kemi parasysh faktin se Bashkimi Europian, pervecse e ka perfshire Kosoven ne “Euro-Zone”, eshte edhe vet i pranishem aktivisht e cilesisht ne te gjithe jeten politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake e kulturore te saj. Bashkimi Europian eshte nje nga kater shtyllat e Protektoriatit Nderkombetar ne Kosove, me fokusim paresor restaurimin dhe zhvillimin ekonomik te ketij vendi jo te vogel ne zemer te Europes, nderkohe qe vet OKB merret edhe ne dy plane kryesore: Policine e Drejtesine dhe me Administrimin Civil, si dhe OSCE me ngritjen dhe demokratizimin e institucioneve te Kosoves. Per Bashkimin Europian, Kosova, eshte me teper se “eksperiment, gjithesesi eshte dhe mbetet nje “Model” i ketij organizmi te fuqishem nderkombetar, prandaj e ka per mission historik per ta ngritur ne kembe ne te gjitha dimensionet e saj, duke nisur nga ekonomia, si me perfshirjen ne “Euro-Zone”, me investimet, etj. dhe, ne te nesermen e afert, shume te afert, do te jete “Mbikeqyrsja e Pavaresise” se saj. Natyrshem, ne menyre te pershpejtuar, atehere Kosova do te jete edhe nje shtet antar i BE-se, ashtu sikurse edhe Mali i Zi, qe, ky i fundit, synon te antaresohet deri ne vitin 2010 ne kete organizem nderkombetar te fuqishem. Biles Kosova mund te pranohet ne BE me shpejt se vet Republika e Serbise,( qe mundohet ta mbajne “te lidhur” pas vetes me cdo kusht e mjet), edhe me perpara se shtetet e tjera ballkanike si Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Shqiperia. Ne kete kendveshtrim, Bashkimi Europian ne Kosove eshte Vetvetja, qe do te deshmoje boterisht vet forcen e vitalitetin e tij, sepse Kosova do te jete vendi ku do te kete mundesi te tregojne me vepra konkrete Botes se sotme se si ky organizem nderkombetar mundet te lartesojne ne gjithanshmeri nje vend nga me te persekutuarit e me te prapambeturit e Globit Tokesor. Po te humbin Kosova, nga mosdhenia e Pavaresise, atehere do te humbasin shume edhe vet Bashkimi Europian, sepse “do t’i ikin nga duart” e tij “Modeli Kosove” dhe per me teper do te humbasin se tepermi pike te vet progresit e autoritetit te Vetvetes drejt te nesermes perspektive. 6. Kuptohet qe ende fati i Pavaresise se Kosoves, si per shume probleme kapitale te kohes e Europes dhe me gjere, mvaret nga trekendeshi SHBA-BE-Rusi. Ne kete rast, nuk eshte ne “dileme” fati i Kosoves, por vet graviteti i ketij treken -deshi gjeopolitik boteror, sepse po nuk funksionoi arsyeja mund te perdoret edhe forca (sic e inspiron Rusia Serbine per te vepruar me Mitrovicen) dhe po u perdore forca do te humbasin arsyeja. Asnjera “pale” nga te tre “kendet” nuk don arsyetime te tejzgjatura dhe as te tregojne forcen ballore me shpejt nga c’duhet apo mundet, pamvaresisht se Rusia eshte e paraprire dhe e motivuar per ta shtyre e zvarritur deri ne bojkotim kete ceshtje te nderkombetarizuar. Rusia kerkon te fitojne kapital politik me Kosoven, ndersa SHBA e BE nuk duan te humbasin kapital politik me Kosoven. Ne motivimin e Rusise nuk kemi te bejme thjeshte me “ceshtje territori gjeografik” se kujt i perket Kosova, por me “terren politik” provokues me Kosoven. Ne rast se Rusia i terhoqi forcat ushtarake nga Kosova, ( te instaluara ne fillim, me 1999, perkrah 50 mije trupave ushtarake te KFOR-it, perkrah 37 shteteve-antare te OKB-se), ajo nuk ka hequr dore nga forca e saj diplomatike,politike,etj. deri ne brutalitet e agresivitet ndaj Kosoves, prandaj hedh “karta” deklaratash ne eter e pulson te tjeret me “Veton Molotoviane” apo ben shantazhe per Mitrovicen e me Mitrovicen, duke (keq)perdorur ceshtje te caktuara lidhur me pakicat serbe e kishat ortodokse etj. Rusia, ne vetvete, ne anen tjeter te medaljes se strategjise se saj, nuk kerkon thjesht Kosoven, qe ta kete ne sferen e influences se vet, por kerkon koncesione per Kosoven. Biles koncesione te shumanshme. Don te vendosin “kufinj”( si ne Uren e Mitrovices) zgjerimit te BE-se e NATO-s drejt ish vendeve te BRSS. Don te “sprapsin” Ameriken ( si vetveten nga Kosova) nga ndikimi i saj ne ish vendet sovjetike. Don liri e pavaresi spekulative te vetvetes ndaj republikave te Federates Ruse si ne Ceceni,etj. Gjithesesi don, ne fillim te fillimit e ne fund te fundit, te percajne vet Bashkimin Europian per te mos pasur nje qendrim unik per Pavaresine e Kosoves, si dhe per te krijuar ndonje te care sado te vogel ne mes vendeve ne te dy anet e Atlantikut Verior, ne mes te SHBA e Bashkimit Europian. Ne kete aspekt, ceshtja e Kosoves, qe ka hyre ne rrugen e pakthyeshme te Pavaresise se saj, “del”, nga ana e pulsimit problematik rus, shume me e madhe nga c’duhet te jete realisht, pasi vet Federata Ruse tregohet ndaj ceshtjes se Kosoves me e vogel, shume me e vogel, nga c’mendohet e pritet boterisht. Vertete Federata Ruse nuk eshte aq e “lodhur” sa mund ta ndjejne vetveten ne disa raste apo kujtojne te tjeret ne disa aspekte, pasi me strategji te vjetra e te reja, te njohura e te panjohura, don ta “lodhin” vet Keshillin e Sigurimit me kartonin e “ Vetos” apo te tjeret me “ raketat”, te keqperdorin serbet per interesat e tyre etj. Natyrisht Kosova kurre ne historine e saj nuk ka kerkuar ta fitojne patjeter dhe as ta humbasin pergjithnje Rusine si aleat te perhershem apo disaplanesh, qe kur erdhen Sllavet e Jugut ne Ballkan apo kur ishte Stalini ne Kremlin, as kur ishte Gorbacovi dhe as tani qe eshte Putini. Perkundrazi, Rusia, ka kerkuar ta fitojne e te mos e humbasin Kosoven per qellimet e veta, ashtu sikurse Stalini i deklaroi Curcillit ne Jalte, se ne Ballkan i interesojne vetem serbet. Pra, asnjehere nuk i ka interesuar Rusise Kosova si Kosove apo shqiptaret si shqiptare, por gjithnje Kosoven e kane pare si “Toke te Serbise” dhe Kosoven si “vend te serbeve”, pamvaresisht se ka qene dhe mbetet Toke e Shqiptareve dhe me 90 per qind te popullsise te etnise shqiptare. 7. Natyrisht, kur themi nje zgjidhje euro-atlantike te ceshtjes se Kosoves kemi parasysh edhe faktin qe kjo ceshtje te evoluoje ne nje kontekst historik, politik e juridik e ne territorin konkret te kufinjeve te Kosoves, jo duke marre per shembull “modelin afrikan” (qe merr parasysh parimin e respektit per status quone territoriale, “fotografine e terrenit” apo parimin e “uti possidetis juris”, qe ka vendosur Gjykata Nderkombetare e Drejtesise me 1986 per rastin e Bukina Faso e Mali ne Afrike), te cilat i praktikoi edhe Komisioni i juristit francez Badinter ne Mendimet per pavaresine e republikave te ish-Jugosllavise, ne vitet 1991 e 1993. Nisur nga fakti qe Kosova perben nje rast te vecante, qe eshte shembull tipik i doktrinave te njohura “Klinton” ( te 20 janarit 1993) dhe “Bler” (te 22 prillit 1999), atehere edhe zgjidhja e saj duhet te jete tipike, me vecantite e njohura te Kosoves, duhet te jete nje zgjidhje euro-atlantike, pasi nuk permban analogji as me Tibetin, Cecenine, etj.,le me pastaj me ndonje rast tjeter ne Afrike apo gjetke. Kosova eshte nje rast unikal ne historine moderne, ndaj edhe si i tille duhet te trajtohet, prandaj duhet te jete ne lartesine e kerkuar, ne kete start e stad vendimtar, edhe vizioni, dimensioni dhe vendosmeria e Botes Euro-Atlantike dhe e cdo shteti te saj, qe te perballet diplomatikisht e aktivisht me cdo koncepsion e alternative tjeter, sin e Keshillin e Sigurimit, ne Grupin e Kontaktit (G-8),etj. 8. Kur flasim per nje zgjidhje euro-atlantike te ceshtjes se Kosoves kemi parasysh edhe faktin tjeter qe, ne procesin e kesaj zgjidhjeje, te mos bazohet perseri ne interpretimin komunist te parimit te vetvendosjes ne ish- RSF te Jugosllavise, qe iu njohe pavaresia atyre republikave, qe me kritere komuniste iu eshte njohur kjo e drejte me Kushtetute. Edhe vet Komisioni Badinter, ne nentor te vitit 1991, thekson se “Kushtetutat ishin fakti kryesor” i shperberjes. Pra,kjo, u cilesua edhe si “shperberje kushtetuese”, cka e legjitimoi nderkombetarisht parimin komunist te vetvendosjes se popujve ne ish-Jugosllavi, legjitmoi koncepte legale-politike e dogmatike kushtetuese lidhur me formen dhe menyren e percaktimit komunist te zgjidhjeve te ceshtjes kombetare, qe ishte ndertuar mbi idete e Leninit e Stalinit e politikat e Titos e te Milloshevicit. Kjo i kushtoi shume Kosoves, sepse i solli luften e pergjakshme te vitit 1999, pasojat e te ciles ivuan edhe sot e kesaj dite. Mendimi i te Trembedhjeteve te Komisionit te Badinterit ( i krijuar per ish-Jugosllavine) ishte qe Kosova te gezonte nje status special, cka Milloshevici, jo vetem nuk e zbatoi, por me 1998 e vecanerisht me 1999, ndermori nje genocid e spastrim etnik te shqiptareve nga Kosova, aqsa u desh te nderhynte ushtarakisht edhe NATO duke pas edhe kontributin e UCK-se, etj. Zgjidhja jo perfundimtare e ceshtjes se Kosoves, ne kuadrin e ish-Jogosllavise, nga Komisioni i Badinterit,per me teper pasja edhe element e interpretime komuniste te parimit te vetvendosjes, solli Luften e Kosoves me 1999. 9. Kur flasim per nje zgjidhje euro-atlantike te ceshtjes se Kosoves kemi parasysh faktin se, sot, me 2007, ne kuadrin e OKB-se,(UNMIK), ne kuadrin e NATO-s (KFOR), te Bashkimit Europian dhe te OSCE, etj. veprojne ne Kosove, ne te gjitha planet, fushat e strukturat, te gjitha vendet e Botes Euro-Atlantike, qe kane ne kete vend perfaqesuesit e vet diplomatik, ushtarak, ekonomik, etj,. perbejne mbi 80 per qind te efektivit te te gjitha shteteve te botes. Kjo eshte nje tjeter arsye me shume qe ceshtja e Kosoves te kete nje sipermarrje e zgjidhje euro-atlantike. 10. Dihet: Luften ne Kosove e bene vendet euro-atlantike,te inkuadruara ne rradhet e NATO-s, te prira nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe me mbeshtetje te vecante te Mbreterise se Bashkuar te Britanise se Madhe e te shume shteteve te tjera, nga Kanadaja ne Turqi. Prandaj,keto shtete,antare te NATO-s, e kane mision te tyre histroik paqen ne Kosove, ashtu edhe, sic u mbetet, detyre historike, ta cojne drejt Pavaresise perfun -dimtare. Ne vitin 1999, NATO ne Kosove (KFOR) kishte nje fuqi te madhe ushtarake me 50 mije trupa nga 40 vende. Ndersa, tani, aktualisht, ka rreth 17 mije trupa, ku rreth 70 per qind e shteteve pjesemarrese jane antare te NATO-s, por ka edhe disa vende te tjera antare te Bashkimit Europian, qe ndodhen me trupat e tyre ne Kosove, si Austria, Finlanda, Irlanda e Suedia,te cilat jane antare te Keshillit te Partneritetit Euro-Atlantik. Numrin me te madh te forcave ne Kosove e kane shtetet euroatlantike, qe jane antare te Keshillit te Sigurimit, si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreteria e Bashkuar e Britanise se Madhe e Irlandes se Veriut, Franca dhe Italia, por eshte e pranishme edhe Republika Ceke, ndersa Rusia eshte vetterhequr prej kohesh. Nje numer te konsiderueshem forcash ka edhe Gjermania. Edhe ne kete kendveshtrim, themi se zgjidhja e ceshtjes se Kosoves, ne rradhe te pare, eshte e mbetet nje zgjidhje e angazhim euroatlantik. Tiranë, prill 2007
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 16:59:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015