Ratifikimi i pushtetit të Serbisë në Kosovë Ratifikimi i - TopicsExpress



          

Ratifikimi i pushtetit të Serbisë në Kosovë Ratifikimi i djeshëm i marrëveshjes Thaçi-Daçiq në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ia hapi derën formalizimit dhe legalizimit të autonomisë së Asociacionit të komunave serbe brenda Kosovës, dhe pushtetit politik të Serbisë përmbi Kosovë. Kjo marrëveshje, e cila kishte filluar së zbatuari edhe pa u ratifikuar, i prodhoi efektet e para të dëmshme të saj: komandant policie në Kosovë u bë polici i Milosheviqit, dhe bashkëpunëtori i kriminelit Veselinoviq, Nenad Gjuriqi. Zgjedhjet lokale na i shpalli Daçiqi, ndërkohë që Buxheti paralel i autonomisë tashmë është futur brenda rishikimit të buxhetit të Kosovës. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje përdhosi dhe shkeli secilën procedurë dhe rregull institucional e kushtetues në Kosovë. Marrëveshjes asnjëherë nuk iu vlerësua kushtetutshmëria as nga Komisioni për Legjislacion e as nga Gjykata Kushtetuese. Marrëveshja kaloi vetëm nëpër Komisionin për Legjislacion të Kuvendit pa u shqyrtuar fare nga komisionet tjera, e veçanërisht nga ai për Politikë të Jashtme. Asnjë dëgjim publik për Marrëveshjen nuk pati mundësi ta organizojë Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit me Kryeministrin si kryenegociator dhe me Ministrin për Punë të Jashtme, për shkak të refuzimit të turpshëm dhe gënjeshtar të këtyre të fundit. Ajo nuk i ka as predispozitat themelore të një marrëveshje ndërkombëtare, dhe as që konsiderohet e trajtohet e tillë nga të gjitha palët. Këto shkelje procedurale janë dhunimi i vërtetë i Kuvendit, demokracisë, përfaqësimit dhe idesë e rendit të Republikës. Sepse kjo marrëveshje është goditja më e drejtpërdrejtë dhe më e rëndë drejtuar Republikës së Kosovës (si fund i një procesi që filloi me çmontimin gradual të Republikës në këto negociata me Serbinë dhe për faktorizimin e saj).
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 13:22:47 +0000

Trending Topics




© 2015