Reali në sulm me tjetër ofertë për Bale Telenovela Bale, - TopicsExpress



          

Reali në sulm me tjetër ofertë për Bale Telenovela Bale, “vijon” me seritë e saj të radhës, ku ndryshimi i papritur i rrjedhës së ngjarjeve e ka çoroditur opinionin sportiv. Pas raportimit se Tottenham refuzoi ofertën 98.5 milionë euro të Realit për kartonin e uellsjanit, nga Spanja njoftojnë se presidenti Daniel Levi e ka fiksuar cmimin në 145 milionë euro si kundërpërgjigje ndaj prepotencës së homologut të tij Perez, i cili ka anashkaluar klubin londinez duke biseduar direkt me lojtarin. Bale, i cili nuk është aktivizuar nga Villas Boas në miqësoret e luajtura për shkak të një problemi muskular, thuhet se ka mbetur i zhgënjyer nga presidenti i Spurs, i cili një vit më parë i kishte premtuar se do ta lejonte të largohej nëse skuadra nuk do të kualifikohehej në Champions Ligë. Premtimi i pambajtur e ka irrituar 24-vjecarin, I cili ia ka bërë të qartë klubit të tij se nuk dëshiron të luajë më në “White Hart Lane”, edhe pse i është ofruar rinovimi i kontratës me dyfishin e rrogës nga 4.5 në 9 milionë euro në sezon. Për t’iu afruar cmimit të vendosur nga Tottenham, Reali ofron 98 milionë euro plus kartonin e Koentraos, pra në total 118 milionë euro. Florentino Perez dëshiron që marrëveshja të mbyllet para 11 gushtit, ndaj sipas mediave angleze ka fiksuar një takim me Levin më 6 ose 7 Gusht në Majemi, ku Reali Reali do të zhvilloje ndeshjen e tretë në turneun “Guiness International Champions Cup”. Presidenti “Spursave”, i tradhtuar në njëfarë mënyrë nga ylli uellsian, mund të dorëzohet para këmbëguljes së Realit për të realizuar blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 17:51:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015