SHENJAT E VOGLA DHE TË MËDHA TË DITËS SË KIJAMETIT. - TopicsExpress



          

SHENJAT E VOGLA DHE TË MËDHA TË DITËS SË KIJAMETIT. KUR´AN; 7: 187. “Të pyesin ty për qastin (katastrofën e përgjithshme), se kur do të ndodhë ai. Thuaj:’’Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund t’a zbuloj kush pos Tij. Çështja e tij është preokupim i rëndë në qiej e në tokë. ’’Ai nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: ’’Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë. [Suretu El A’rafë – Kaptina e pyrgut]. 17: 58. “Nuk ka asnjë nga fshatrat e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një denim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në libër. [Suretu El Israë Kaptina e udhëtimit - bartjes] 39: 47. “E sikur t ishte e atyre që nuk besuan, e tërë ajo qka ka në tokë e edhe një herë aq, do ta jepnin kompensim për t`i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. E prej All-llahut do t`u prezantohet çka as nuk kanë mund të mendojnë. [Suretu Ez Zumer – Kaptina e turmave ] 13: 41. “A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon e s’ka kush që mund t’i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërrmer masë të shpejtë. [Suretu Er Rra’d – Kaptina e rrufesë – vetëtimës 41] 41: 47. “Vetëm All-llahu e di për katastrofën. Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk mbartë e as nuk lind pa dijen e Tij. [Suretu Fussilet- Kaptina e shkoqitjeve - sqarimeve] 21: 44. “Por Ne u dhamë atyre dhe prindërve të tyre jetë të gjatë me kënaqësi. A nuk e vërejnë ata se Ne u pakësojmë tokën nga anët e saj, atëherë a mos ata do të jenë fitues. [Suretu El Enbija – Kaptina e pejgamberëve] 41: 53. “Ne do t`u bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t`u bëhet e qartë se ai (Kur`ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë? 41: 54. Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre, e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e Vet çdo send. [Suretu Fussilet – Kaptina e shkoqitjeve] - Momenti i fundit nuk do të ndodhë kurrsesi për derisa mos t’i shihni dhjetë shenja :’’ 2-Dalja e Dexhxhallit dhe e shtazës ose e kundërta. 2-Dalja e tymit dhe lindja e diellit nga perëndimi . 1-Zbritja e Isait a.s. 1-Paraqitja e Jexhuxh Mexhuxhëve. 3-Tri errësime: “Një errësirë në lindje, një në perëndim tjetra në siujdhesën Arabike. 1-Një zjarr që do të dalë nga toka e Jemenit, i cili do t’i shpjerë njerëzit në mahsherr (vendtakim i njerëzve), diku në perëndim. - Muhammedi s.a.v.s. -“Shenjat janë të radhitura në fije dhe fija do të ndërpritet dhe do ta pasojnë njëra tjetrën. - Muhammedi s.a.v.s. -’’Shenjat e para janë lindja e diellit nga perëndimi, paraqitja e kafshës para njerëzve dhe cilado që të ndodhë prej këtyre dyjave, e dyta është menjëherë pas tij. - Muhammedi s.a.v.s. -’’Të gjitha shenjat do të ndodhin brenda gjashtë muajve.Tra.Nga Ebu aliu. Muhammedi s.a.v.s. - Prej Ebu Hurejres tra:’’…për tetë muaj (fjala nuk eshte per menyren se si ne llogarisim kohën). - Muhammedi s.a.v.s. -Kur të afrohet Dita e Shkatërrimit,do të paraqitet injoranca, ndërkaq dotë ngritet (zhduket) dituria, pastaj do të bëhen çrregullime e turbullira, gjegjësisht vrasje dhe krime. - Muhammedi s.a.v.s. SHENJAT E VOGLA TË KIJAMETIT Dridhja (Termetet – llahtaria – anarkia – kaosi - PASIGURIA e tmerrshme shoqërore, nuk asht´ fjala për termete natyrore). 22: 1. “O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse DRIDHJA pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të DEHUR, po ata nuk janë të DEHUR, por dënimi i All-llahut është i ashpër. [Suretu El Haxhxh – Kaptina e Pelegrinazhit] 99: 1. “Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, 2. dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendin e sajë. [Suretu Es Zelzele – Kaptina e dridhjes] 33: 11. “Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë TRONDITUR me një DRIDHJE të fortë. [Suretu El Ahzabë - Kaptina e grupacioneve] 7: 155. ’’E pasi që i kapi DRIDHJA (kaosi – llahtaria shkaku adhurimit viqit), ai tha:’’Zoti im! Sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të bën të humbur atë që do, dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë. [Suretu El A’rafë – Kaptina e pyrgut] 56: 4. “ Kur toka të tundet me DRIDHJE të forta [Suretu El Vakia – Kaptina e ndodhisë] -Transmetohet nga Enes bin Maliku se ky dhe një njeri tjetër kanë hyrë tek Aishja r.a, për ta pyetur për diqka. Ai burrë i tha Aishes:’’Oj nëna e besimtarëve, na trego diqka për DRIDHJEN e tokës. -’’Na tha :’’Një popull i cili kërkon lejimin e prostitucionit pirjen e alkoolit dhe muzikën, shpreh All-llahu xh.sh.HIDHËRIMIN e Tij në qiej duke i thënë tokës :’’DRIDHU !’’Nëse ai popull pendohet dhe tërhiqet, toka nuk DRIDHET, përndryshe ai popull SHKATËRROHET.’’ - I thashë.’’Oj nëna e besimtarëve ky është një dënim për ta apo qka?’’ -Po si jo, këshillë e mëshirë për besimtarët si dhe denim vuajtje dhe nënqmim për pabesimtarët.’’ (Transmeton Ibn ebu Dunja) 2: 61… E mbi ta rëndoi poshtrimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan HIDHËRIMIN e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët (ose njerezit e drejte – mirë, që përpiqen per t´verteten) pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe. [Suretu El Bekare – Kaptina rreth lopës - mshtjerrës] 20: 81 …. atë që e godet HIDHËRIMI Im, ai ka PËRFUNDIM TË KEQ. [Suretu TA, HA – Kaptina TA, HA] -Transmeton Ummu Seleme r.a. e cila thotë:’’E kam dëgjuar pejgamberin s.a.v.s.duke thënë :’’Kur të paraqiten mëkatet në popullin tim All-llahu do t’i përfshijë me një denim nga Ai . -’’I thashë:’’O i dërguar i All-llahut, A thua vallë në atë kohë nuk ka fare njerëz të mirë?! -Tha :’’po si jo! -I thashë:’’Si do të trajtohen njerëzit e mirë kur dënimi do t’i kaploj të gjithë?’’Tha:’’Dënimi do t’i godasë edhe të mirët sikurse të gjith të tjerët, e pastaj ata të mirët transferohen te All-llahu dhe kënaqësia e Tij. (Transmeton Ahmedi) Caktimi dhe vendimi (kadan - kaderi) i Perëndisë; 30: 41. “Për shkak të veprave të njerëzve janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje. katastrofa, humbje), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqe që e bënë, ASHTU QË TË TËRHIQEN (nga të këqijat). [Suretu Er Rrum – Kaptina e Bizantinëve] Muhammedi paralajmeronë vendimin e Perëndisë; -….’’O paria e muhaxhirëve, pesë gjëra All-llahu na ruajtë që ti përjetoni : 1- Një popull i shfrenuar në të cilin shfaqet imoraliteti haptas do të sprovohet me murtajë e epidemi të cilat nuk kanë qenë të njohura te paraardhësit e tyre. youtube/watch?v=pHHJWM3ZiUY 2- Një popull që gjatë tregtisë mangëson peshoren do të sprovohet me varfëri , vështirësi në furnizim si dhe sundimtar kriminel . 3- Ai popull i cili nuk e jep zeqatin (hakun) e pasurisë së tij, si ndëshkim do të ket ndaljen e shiut dhe, sikur mos të ekzistonin kafshët asnjëherë s’do të lëshohej shi. 4- Nëse një popull e thyen besën e Perëndisë (All-llahut) si ndëshkim për të, do të ballafaqohen me armikun më të afërm të tyre dhe ai pastaj do t´ua marrë kompetencat. 5- Dhe liderët e një vendi, që nuk veprojnë me librin e Perëndisë (All-llahut) Kur’anin, vetëm se do të futet përqarja në mesin e tyre [shembulli i politikës shqiptare]. - Muhammedi s.a.v.s. -Nga Omeri r.a, se Profeti ka thënë:’’O Muhagjirun (t´shpërngulur)! bëni kujdes nga pesë gjëra, për të cilat i kërkoj Perëndisë (All-llahut) të mos i arrini :’’ 1- Nëse imoraliteti përhapet në një shoqëri dhe nuk ekziston ndjenja e turpit për përhapjen e tij dhe përmendjen e tij, mes tyre do të shfaqen sëmundje që nuk kanë ekzistuar tek paraardhësit e tyre youtube/watch?v=pHHJWM3ZiUY . 2- Nëse masin mangut ata do t’i përfshijë varfëria, rezervat do tu pakësohen dhe udhëheqësi i tyre do të jetë zullumqarë (Hashim Thaqi, etc). 3- Nëse nuk e paguajnë zekatin e detyruar mbi pronën e tyre, do t’u ndalohen reshjet nga qielli . 4- Nëse ata deklarojnë shkëputjen e lidhjeve të tyre me Perëndinë (All-llahun) dhe të dërguarin e Tij (frymën e ligjeve te Tija), do të udhëhiqen nga një armik që do të jet i huaj për ta dhe i cili do tu marrë një pjesë të pasurisë së tyre [e pjesë të kompetencave kryesore - bashkësia ndërkombtare]. 5- Nëse udhëheqësi i tyre nuk udhëheqë sipas ligjeve të librit (Fjalës) të Perëndisë (All-llahut), ata njerëz do të përfshihen nga lufta civile [Pranvera arabe]. - Muhammedi s.a.v.s. BIBLA. Verzioni Katolik, paralajmeronë vendimin e Perëndisë; Profecia e Amosit -------------------------------------------------------------------- faqe 1251 Kapitulli 8.Titulli i temës”KUNDËR TRADHTARËSH E SHFRYTËZUESISH” --faqe 1259-1260. Verseti 4-7. 4- Dëgjoni këtë ju që e shtypni skamnorin, që shfrytëzoni nevojtarët e vendit 5- Ju që thoni : ’’Kur po kalon më hëna e re, të mund t’i shesim mallrat ?’’Edhe e shtuna , e të mund të shesim grurë? Të zvogëlojmë masën e të shtojmë siklin, të përdorim peshore të rreme. 6- Për t’i blerë skamnorët me para , të vobektin me një pal këpucë , t’i shesim edhe të hedhat e grurit. 7- Zoti përbetohet me nderin e Jakobit: Kurrën e kurrës s’do t’i harroj veprat e tyre! 8- Vallë a jo për këtë nuk DRIDHET toka, nuk ja pëlcet vajit banuesi i vendit e nuk nguf mbar vendi si lumi, s’fryhet e nuk bie porsi lumi i Egjiptit?. - Ebu Amr En-Nah’i i kishte thënë të dërguarit të Zotit s.a.v.s: ’’Kam ëndërruar sikurse kishte dalë zjarr nga toka dhe u ndal para meje dhe djalit tim dhe i tha këto fjalë: ’’Kam për t’iu ngrënë që të gjithëve, edhe familjet tuaja edhe pasuritë tuaja!’’. - I dërguari i Zotit i ishte përgjigjur:’’Kjo paraqet hutimin që do të paraqitet në "Ahiri Zeman,, (kohën e fundit). Njerëzimi kanë për ta mbytur Imamin (prijësin) e tyre. Pastaj grupe grupe për një periudhë të gjatë, kanë për t’u konsultuar mes veti (duke u grindur dhe duke mos mund të merren vesh)’’. Me atë rast i dërguari i Zotit i kishte kthyer gishtërinjtë e dorës tjetër duke e shpjeguar atë grindje, pastaj shtoi :’’Krimineli (keqbërësi) ka për tu trajtuar si i mirë, NDËRSA GJAKU I BESIMTARËVE (njerëzve të drejtë) DO TË KONSIDEROHET NGA DISA I LEJUESHËM MË SHUMË SE SA PIRJA E UJIT.” - Muhammedi s.a.v.s. - Numëroni gjashtë gjëra para ditës së gjykimit: Vdekjen time, çlirimin e Jerusalemit (Koha e Umerit r.a), epideminë e cila do tu kaplojë ngjashëm me murtajën e deleve, të lakmuarit në pasuri, edhe atëherë kur i jepen njëqind dinarë, ai prapë mbetet i zemëruar. Pastaj do të lajmërohet një turbullirë e tillë, nga e cila asnjë shtëpi arabi nuk do të jet imune (shekulli ynë), pas saj paqa mes jush dhe bizantinëve (perëndimi), por ata do tj’u tradhëtojnë (11 shtatori pretekst) dhe do t’ju sulmojnë me tetëdhjet flamuj (Nato). E nën qdo flamur do të ketë dymbëdhjet mijë (ushtarë). - Muhammedi s.a.v.s. - Kur robëresha të lindë zonjën e sajë (zonja e parë e shtëpisë së bardhë). - Muhammedi s.a.v.s. -Kur punët i lihen atyre (Parvenytëve) të cilët nuk janë të aftë për to, pritni Kijametin. - Muhammedi s.a.v.s. - Para kijametit do të përhapet padituria e do të humb dituria, dhe do të shtohet herexhi, ndërsa ajo është vrasja (vrasja e shpirtit).” - Muhammedi s.a.v.s. - Me siguri në ummetin tim do të ketë të cilët do t’i lejojnë zinanë (amoralitetin), mëndafshin, verën dhe instrumentet muzikore.’’ - Huazimi i këngëtareve - Paraqitja e paturpësisë dhe të folurit të shfrenuar. - Ndërprerja e lidhjeve farefisnore. - Mashtrimit dhe akuzimi i të pafajshmit. - Të besuarit në mashtruesin dhe mosbesimi në të sinqertin. - Kalimi përskaj xhamive dhe moskryerja e namazit në to. - paraqitja e vdekjeve të papritura tek njerëzit. - Muhammedi s.a.v.s. - Ajo ditë me TRISHTIMET e saj edhe fëmijët do t’i thinjë. - Muhammedi s.a.v.s. - Trishtimet e asaj dite do të ndikojnë sa që vëllai do të ikë prej vëllait, fëmija do të ikë nga prindi i tij dhe e kundërta ,burri nga gruaja dhe fëmijët e tij. - Muhammedi s.a.v.s. - "Atë ditë do të fshihen dhe këputen lidhjet farefisnore, familjare, prindore, vëllazërore dhe qdo lidhje tjetër e cila nuk do të vlejë asgjë, në të vërtetë, secili do të brengoset vetëm për vetveten,,. - Muhammedi s.a.v.s. - "Mosbesimtarët atëherë do të donin të shpengoheshin madje me gjithë çka është në rruzullin e tokës: Me bijtë e tyre, me gratë e tyre, me vëllezërit e tyre,,. - Muhammedi s.a.v.s. - "(Pastaj) Toka dhe qielli do të jenë të rrëmbyera dhe në duart e të Lartësuarit (Zotit),,. - Muhammedi s.a.v.s. - All-llahu do të rrëmbejë tokën në Ditën e Kijametit dhe do ta mbështjellë qiellin në të djathtën e Tij dhe pastaj do të thotë: ’’Unë jam Sundues ! ku janë Sunduesit e tokës.?! - Muhammedi s.a.v.s. - "Krijuesi i lartësuar, tokën dhe malet do t’i thërrmojë dhe do t’i bëjë pluhur,, - Muhammedi s.a.v.s - "Atë ditë do të ndodhë eksplodimi i detrave dhe i oqeanëve (ngrohja e klimës globale –disponimit te ashper shoqeror), zjarri i të cilëve do të ngritet në gjithësi,, - Muhammedi s.a.v.s. - "Do të ndodhë KOLAPSI I PËRMASAVE TË GJITHËSISË,, - Muhammedi s.a.v.s. 56: 1.”E kur të ngjajë ndodhia (ballafaqimi) 56: 2. Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë. 56: 3. Ajo është që rrëzon (pushtete), është që ngrit (tjera pushtete). 56: 4. kur toka (shoqeria njerëzore) tundet me DRIDHJE të forta. 56: 5. E MALET (pushtetmbajtësit e pushtetet) shkapërderdhen e bëhen cope e thërmi. 56: 6. E bëhen pluhur i shpërndarë. [Suretu El Vakia – Kaptina e ndodhisë] - "Nuk do të vijë kijameti derisa nuk ngritet dituria, përhapen DRIDHJET, paraqiten çrregullime dhe të shtohen vrasjet,, - Muhammedi s.a.v.s. 75: 7. E kur të merren sytë? 75: 8. E të zëhet hëna , 75: 9. Dhe të bashkohet dielli e hëna, 75: 10. Atë ditë njeriu do të thotë nga të ikët!’’ 75: 11. Jo nuk ka strehim! 75: 12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku! 75: 13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që qoi para dhe me atë që la prapa. 75: 14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes. 75: 15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta. [Suretu El Kijame – Kaptina e Kijametit]
Posted on: Wed, 12 Jun 2013 19:17:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015