Safet Hyseni Përshëndetje z. Ramazan Ajdini Përpara se t’i - TopicsExpress



          

Safet Hyseni Përshëndetje z. Ramazan Ajdini Përpara se t’i bëjë të ditura edhe 10 arsyet tjera për opinion se përse jam për ndërtimin e një “Memoriali” që tregon identitetin kombëtar të Kërçovës apo siç e quajmë disa herë Uskanës sonë desha shkurt me tu përgjigje në disa akuza apo shqetësime që janë krijuar kot së koti. Unë debatin e quaj të lirë dhe nuk kam akuzuar pa më akuzuar dikush tjetër. Kur dikën e merr malli për të akuzuar apo për të ngrit ndonjë ofendim i përgjigjem me të njëjtën masë. Ju që në shkrimin e parë ngritët një tezë të paqëndrueshme publikisht dhe mbronit njeriun që kishte lansuar një pyetje banale dhe paraqitej në çdo shpjegim të çdo njërit me akuzën “keqpërdorim”, “korrupsion” që për mendimin tim në çdo shtet demokratik ku nuk ekziston dëshmia janë të dënueshme. Unë jam shumë parimor dhe them sërish se përpara fabrikës së Mercedesit që është një ëndërr përtej shtatë malesh do mbështetja diçka që tregon identitetin tim. Ju thatë se: “Reagimi I Safetit ishte Jo korrekt dhe arbitrare, sipas mendimit tim, dhe shum naiv nga nje individ qe e konsideron veten si gazetar dhe për atë :"Fjalen e lire" ne kohe e monizmit qe ju mohua, u burgos padrejtsisht.” (arbitrar, naiv, jokorrekt, e mban veten gazetar- e ty tw erdhi akuzw se pwrse je kundwr dheut qw tw ketw vulën e tw rwnwve). Së pari të them se mua nuk më është mohuar fjala e lirë se e kam shkruar nëpër pamflete dhe parulla kundër sistemit por unë jam dënuar për veprimtari armiqësore (neni 136) për bashkim (neni 114). E dyta unë nuk e di se ku isha arbitrar, naiv dhe jokorrekt kur njeriu ngriti akuza të mëdha edhe kundër familjes (familje nuk janë vetëm të gjallët por edhe të rënët në fushën e nderit). Unë nuk ia kam mohuar askujt fjalën e lirë por nuk do lejoj që dikush të shkel mbi nderin e familjes sime, ju me siguri e keni lexuar edhe pse është fshirë, apo dikush ua ka ndërsyer kundër meje. Reagimi juaj i dytë është i shkruar me nervozizëm dhe ju sa më duket se keni kuptuar apo nuk keni dashur që ta kuptoni. Unë këtu e postova profilin e veprimtarisë suaj ashtu siç ma keni dërguar ju dhe kuptohet veprimtarin time jo për tu mat se matjet i bënë historia pasi ne do kalojmë në amshim (si thonw ata qw ngritwn pyetjen pasi ne tw vdesim, e unw s’dua tw vdes), por ju kishit ra në provokimet e atyre të pa identitet që janë duke u lutur me kandil në dorë që të më nxinë mua (ata dihen dhe i din edhe ai qw bwri pyetjen). Unë nuk dua të matem se kush sa e donë Atdheun, se sa herë i thua mirëmëngjesi apo natën e mirë, me rëndësi është të jesh parimor kur kjo kërkohet. E çmoj dhe e vlerësojë punën tënde, ashtu edhe shokët me të cilët ke ecur në jetë, unë as t’i kam numëruar dhe asnjëherë nuk do i numëroj shokët e mi meqë disa i kemi edhe të përbashkët. Unë jam parimor dhe nuk di kujt t’i besoj reagimit tuaj të sotëm apo votës suaj që ishte kundër. Sot në pjesën e parë thoni se jeni përkrahës dhe në të dytën sërish doni ta ndërroni me një projekt social. Unë nuk flas për veprimet se nuk jam në atë Këshillë por flas për parimet njerëzore, humane e kombëtare. Ju jeni nisë nga parimi i transparencës dhe nga një distancë shumë e largët ndërsa shfrytëzoni të dhëna të cunguara. Në takimin e fundit kishte jo më pak se 200 vetë nga të cilët asnjëri se hapi gojën, ndërsa në telefona flasin sa të duan. Aty u tha se së shpejti do hapen tenderimet. Unë nuk mbroj metodën e veprimit, unë parimisht mbroj identitetin tim kombëtar, dhe ky projekt nuk guxon të marr formën e plehrave. Koha është shumë e volitshme miku im, dhe nuk është për tu vajtuar. Shqetësimet që po i ngitni ju sot që për hir të ndonjë punëtorie nuk janë reale dhe të vërteta se ky projekt nuk kushton më shumë se një apo dy xhamia që ne i kemi ngrit dhe ua kemi vënë drynin dhe askush nuk i ka kundërshtuar. Ne përherë duam që të luajmë me ndjenjat e skamnorëve por kjo nuk i lejohet elitës intelektuale e cila më mirë se unë e din se përse iket nga vendi. Unë përsëri miku im s’mundem me të kuptua, voton kundër, thua jam për ndërtimin dhe pastaj sërish thua nuk është koha. A do e ndryshojnë gjendjen tonë nëse ndërpresim ndërtimin e një memoriali apo shkrimin e ca emrave në “kodrat e Zajazit”?! Do të them diçka që vërtetë është shqetësuese miku im. Ti Qenan Abdylin e ke atje dhe mund ta pyesësh. Ai Qenani kishte vendos që t’i kthej fëmijët e tij në D. të Madh. Shkolla e Zajazit ishte para rënies. Kishte ardh një delegacion suedez dhe vizitoj shkollën. Unë “kinse gazetar (sipas jush)”, drejtori me bashkëpunëtorë si dhe vetë Qenani pas vizitës nëpër shkolla shkuam për drekë të shtëpinë e bukur të Q.A. Fëmijët e tij arritën nga shkolla. Drejtori me bashkëpunëtor u mundua të shpjegoj gjendjen e mjerueshme të shkollës duke ia hedh fajin Qeverisë e cila nuk kujdeset për ndërtimin e shkollave. Përfaqësuesja e delegacionit në fillim tha se: “gjendja ishte e mjerueshme, fëmijët janë në rrezik. Pastaj vazhdoj; nëse shkolla nuk është më tërheqëse, më argëtuese se shtëpia nxënësi nuk ka interes për të mësuar dhe aty ndodhet vetëm fizikisht. E kuptoj se shteti nuk ka interes. Por xhamit a ua ka ndërtuar shteti?! Përse nuk shkurtuat nga shtëpitë tuaja nga një dhomë që i keni me tepricë?! Unë këtu pash pallate që te na nuk i kanë pasanikët. E ju, për cilët punoni?! Përse nuk i doni fëmijët tuaj?! Më falni se unë s’mundem t’iu kuptoj?! Unë s’di kush jeni ju!?” Miku imë përse ne nuk shkurtuam pak nga luksi jonë për veten tonë, dhe tash po ngrisim pluhur për diçka që na bënë me identitet?! Dhe ju thoni ata që kanë vendos ta ndërtojnë këtë projekt (3 apo më shumë investitor privat) tua marrim lekët për të ndërtuar diçka tjetër! Por çka? A keni ndonjë projekt të gatshëm? Dhe a do na ia japin ata neve këto lek. Sipas shqetësimeve tuaja sa do bëhen 900 varreza ?! Shqetësimet se do bëhet dikush i pasur me lekët e varrit, s’di sa qëndrojnë!!! Dhe tash miku im më ke treguar një barsoletë që mua më pëlqeu, por nuk ma the në ishte dëshmor ai apo ikje e natyrshme?! Sa shekuj kishte prit ai që t’i shkruhet emri?! Por nëse ke shkuar diku, si i themi ne në kryeshnosh kur vdes ndonjë i ri a din çka thonë: “Si ky që shkoj i ri se të gjallëve u bëhet qare”. Dhe a ke dëgjuar diku kur bëhet një varr a i thuhet njeriut “punë e mbar”?! Jo miku im. Nuk pyet njeriu kur dikush i ndërton dikujt varrin se “sa të kushtoj” se aty ka më dashurin, më shumë mall, më shumë dhimbje. Fondacioni “Soros” kur investon diku nuk i jep llogari askujt, as Selmam Sadiku që ndante bursa për student, dhe as shumë Fondacione si “Dauti”, “Renova” etj.., që ndajnë bursa nuk duan të lavdërohen. Ti tani thua se unë të akuzoj: “kinse ti je kundër dheut”. Unë nuk të akuzoj por unë të them hiqe votën kundër dhe do kërkoj falje jo një herë por 1000 herë. Unë mendoj se Ty që je nominuar për çmimin “oskar” nuk të bënë nder vota kundër, mua këtë bindje s’mund të ma ndërrosh me arsyetime boshe. Ty do të nderonte sikur ta kishe drejtuar që moti fokusin e kamerës tënde tek varrezat masive. Ty do të bënte nder propozimi për “hollokasutin” që moti. Dhe tash miku im më vjen keq për akuzën tënde që ke bërë në adresën e revistës “Ora Shqiptare”. Revista është mjeti më civilizues në botë, aty shkruhet dhe debatohet në nivele të larta. Unë i nderuar nuk di se kush janë UDB-shët, arsyeja është se unë asnjëherë nuk kam punuar për UDB-në që të dijë se kush janë ata. Arsyet e mija përse e mbështes këtë projekt mos i merr mbi veti si akuza, se ky rast s’do na jepet më! Sartri ka thënë “Njihe veten për t’i ruajt të tjerët”. Unë me këtë rast dua të mbroj ata që nuk munden ta mbrojnë veten; “Të rënët për vatan”. Mos ma merrni për të madhe! Mjaft ngritën të tjerët akuza, unë nuk guxoj! Shëndet miku im!
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 18:20:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015