Se pari, Edi Rama dje nuk tha Jo. Edi Rama dje tha e kam te - TopicsExpress



          

Se pari, Edi Rama dje nuk tha Jo. Edi Rama dje tha e kam te pamundur. Ndaj te dashur rilindasiste mos u ngazelleni e as mos u kendelleni me deklarata te tipit: Jam krenar per Kryeministrin tim, apo U vendos nje standart i ri: Kryeministri degjoi zerin e qytetareve. Aspak. Kryeministri thjesht pranoi pamundesine e tij. Pamundesia e Kryeministrit per te mare vendimin e gabuar, patjeter qe eshte fitore e qytetareve. Se dyti, Edi Rama hyri vetem ne kete negociate dhe doli po vetem. Ne nje vend qe pretendon te ndertoje standarte demokratike nuk ekziston modeli i Liderit Suprem qe mer vendime i vetmuar. Ky lloj Lideri Suprem eshte i koheve dhe mendesive qe i kemi lene pas ne vitin 1990, e na u tha se i lame pas edhe ne 23 qershorin e vitit 2013. Por jo, qenkemi gabuar. Edi Rama e la popullin pa fryme, ne ankth e ne makth, ndersa vete negocionte dhe vete vendosi ne fund. Se treti, Edi Rama mbajti nje fjalim tejet te shemtuar plot mllef dhe largesi e moskuptim te plote me qytetaret e tij. Qytetaret qe kishte perballe zyres se tij ne Protesta ishin padiskutim te shumengjyrshem, me interesa, ide, botekuptime dhe pikepamje te gjithefarshme, por si teresi ata perbenin fuqine e qytetarit te dinjitetezuar. Asnje lidhje nuk kishte ajo Proteste me Opoziten, Sali Berishen, Fatmir Mediun apo Lulzim Bashen. Perkunderazi, Protesta ishte vetem e qytetareve dhe mbi te gjitha e te rinjve dhe te rejave, gjimnazisteve dhe studenteve. Edi Rama mbajti nje fjalim shume te shemtuar ne permbajtje, por per disa shume te bukur ne stil. Nuk arrij ti kuptoj e as mirekuptoj keta rilindjeistet qe adhurojne stilin e Kryetarit qe nuk ka pike permbajtjeje, e me keq akoma, ka permbajtje qe bie era felligeshti dhe autoritarizem pasiv. E dini pse fjalimi i Edi Rames kishte permbajtje te shemtuar? Sepse ishte plot mllef, zemerate, intepretime, kategorizime, epitete, te vetem 1 njeriu kunder gjithe te tjereve. Por kur ky njeriu i vetmuar qe flet kesisoj, kunder gjithe te tjereve, eshte Kryeministri i vendit, atehere bie era autoritarizem. Dhe a e dini pse, standarti i tij i propagandizuar, si standart lirie dhe demokracie duke e lejuar Protesten te ndodhe, eshte standart i rrejshem? Sepse Edi Rama sic nuk tha Jo per Armet Kimike, por tha e kam te pamundur, ashtu edhe nuk u tha dot Jo Protestave sepse e kishte te pamundur. Permbajtja e fjalimit te tij, eshte deshmia e pamundesise se tij. Me fjal dhe stil, Edi Rama shfreu aq shume mllef e zemerate, saqe po te kishte patur mundesi, edhe me vepra do te bente krejt te tjera gjera, nga ato qe lejoi ti ndodhnin. E megjithate, ai nuk i beri dot ato qe lexohen se mendonte, bazuar ne ato qe tha, sepse e ka te pamundur. Edi Rama jeton ne pamundesi kronike. Per te fituar ne 23 qershor, e kishte te pamundur, ndaj edhe iu desh Ilir Meta. Per te thene Po, per Armet Kimike, e kishte te pamundur, ndaj edhe nuk iu desh Ilir Meta. Per te thene Jo, per Armet Kimike, e kishte te pamundur, ndaj edhe ai vendosi pa Ilir Meten. E per te ndalur Protestat e kishte te pamundur, sepse per suksesin e tyre u kujdes edhe Ilir Meta. Se katerti, Edi Rama jeton ne harmonine e hipokrizise dhe kush perpiqet ta ngjyrose me ngjyra qe nuk ka, nuk ben as me shume e as me pak, por e ben Edi Ramen qe te duket si ai qe donte te na sillte Arme Kimike, por perfundoi dhe u shnderrua vete ne arme komike.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 22:02:27 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015