Shejkh Sulejman Ibn Selimullah er-Rruhajli: Nëse nxënësi i - TopicsExpress



          

Shejkh Sulejman Ibn Selimullah er-Rruhajli: Nëse nxënësi i dijes sprovohet me dashurinë për të dalë në krye, për famë, që njerëzit t’i vijnë vërdallë, që njerëzit t’ia kenë nevojën, atëherë s’ka dyshim se ai është sprovuar me një sëmundje të hatashme. Më pas, nuk vonon shumë dhe do ta shikoni atë nxënës duke sharë Ulematë e Drejtë e të Besueshëm, mirësinë e të cilëve e kanë dëshmuar Muslimanët. Ajo sëmundje detyrimisht do ta shpjerë atë nxënës në sharjen e Ulemave të Mëdhenj e të Besueshëm, njerëzit e Mirësisë, njerëzit e Udhëzimit, njerëzit e Sunetit, siç janë Dijetarët tanë të Mëdhenj në Këshillin e Ulemave të Mëdhenj dhe në Komisionin e Përhershëm, si dhe Ulematë e tjerë të Mëdhenj, të tillë si Shejkh Salih Aali-Shejkh, Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad, Shejkh Rabij’ el-Medkhalij, Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij, Shejkh Salih es-Suhajmi, si dhe shumë të tjerë prej atyre që i njohin nxënësat e dijes. Burimi selefi.org
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 19:23:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015