Sheshi Rabaa el-Adevije, tashmë i njohur për shkak të - TopicsExpress



          

Sheshi Rabaa el-Adevije, tashmë i njohur për shkak të rezistencës së qindra e mijëra protestuesve anti-grushtit të shtetit, ka dëshmuar një nga masakrat më të rënda të viteve të fundit. Sheshi u emërua në bazë të nje gruaje myslimane të quajtur Rabaa, ndërsa ajo ishte fëmija i katërt vajzë i familjes Adevije. Ky është emër dhe mbiemër që do të fiksohet në mendjen e çdo myslimani. Ky emër tregon se forca e vullnetit mposhtë çdo sfidë, dhe jep gjithçka për lirinë. Së bashku me protestat, ky emër mori një simbol të ri. Protestuesit anti-puçist ngrenë katër gishtat e tyre në mënyrë që të dallohen nga protestuesit pro grushtit të shtetit në Sheshin Tahrir, të cilët ngrisnin dy gishta gjoja se në shenjë të demokracisë. Por shenja Rabaa është bërë e zakonshme në Egjipt gjatë protestës dhe gradualisht është duke u përdorur si shenjë e përbashkët e fitores. Një nga protestuesit tregon se shenja Rabaa përveç se i referohet emrit të sheshit, ajo dallon përkrahësit e grushtit ushtarak në Sheshin Tahrir, dhe gjithashtu i referohet faktit që Muhamedi Mursi është presidenti i katërt i Egjiptit pas Naserit, Sadatit dhe Mubarakut. Qindra e mijëra protestues thërrisnin slogane pro Mursi, përderisa kamerat shfaqnin pamjet e protestës. Por vetëm pak orë pasi u xhiruan këto pamje, një masakër e madhe u krye mbi këta njerëz.
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 23:04:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015