Shtëpitë në të cilat nuk hyjnë melaiket 1. Shtëpitë në - TopicsExpress



          

Shtëpitë në të cilat nuk hyjnë melaiket 1. Shtëpitë në të cilat mbahen qentë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi në të cilën ka qenë apo fotografi.” Buhariu dhe Muslimi. Përjashtohet mbajtja e qenit të gjuetisë apo për të ruajtur shtëpinë. Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush merr qen përveç qenit të gjuetisë apo qenit për të ruajtur bagëtinë, i pakësohet nga veprat (e mira) e tij çdo ditë nga dy kiratë.” Ka thënë imam Neveviu: “Kirati është sasi që nuk e di askush përveç Allahut.” Buhariu 5/6 dhe Muslimi 10/240. 2. Shtëpitë në të cilat ka statuja gjallesash apo fotografi Transmeton Ebu Seidi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka dyshim se melaiket nuk hyjnë në një shtëpi që ka statuja (skulptura) ose fotografi.” Ahmedi dhe Tirmidhiu. Shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih. Shih Sahih el Xhami nr. 1961. 3. Një shtëpi në të cilën ndihet zilja (sikurse kambana e kishës) Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Zilja (kambana) është muzikë e shejtanit.” Muslimi, Ahmedi dhe Ebu Davudi. Shejh Albani ka thënë se hadithi është i vërtetë. Shih Sahih el Xhami nr. 3107. Me këtë hadith na tregon Pejgamberi salallahu alejhi ue selem se është e ndaluar të mbahet zilja (kambana) në shtëpi, apo t’ua varim fëmijëve apo kafshëve (siç është traditë tek ne, ku ua varin lopëve këtë lloj zileje), sepse në këtë rast afrohen shejtanët pranë asaj zileje që gjendet në shtëpi dhe largohen melaiket. Edhe kishat, të cilat janë vend i shirkut dhe thërrasin në shirk e kufër, përdoren kësi zile. Shejtani afrohet aty dhe melaiket largohen nga ato vende. Po ashtu transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Melaiket e mëshirës nuk shoqërojnë një vend ku ka qen ose zile (kambanë).” Muslimi. Melaiket janë ushtria e Allahut dhe gjithmonë janë në luftë me ushtrinë e shejtanit. Në rast të largimit të ushtrisë së Allahut nga një vend, në atë vend do të hyjë ushtria e shejtanit. Dhe zilja e cila është e ndaluar është zilja që i përngjan ziles së kishës si në formë edhe në zë dhe në këtë ndalesë nuk hyn zilja e telefonit, zilja e derës së shtëpisë etj., përveç nëse i përngjan zërit të ziles së kishës. Në këtë ndalesë hyjnë edhe zilet e orëve të murit apo orët e mëdha, të cilat kanë një zile të ngjashme me atë të kishës. Edhe këto zile orësh janë të ndaluara. 4. Një shtëpi në të cilën nuk përmendet Allahu i Madhëruar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Kur një person hyn në shtëpi të tij dhe e përmend Allahun (thotë bismilah) para se të hyjë dhe para se të hajë ushqim, shejtani thotë: “Nuk keni strehim këtu e as darkë këtu.” E, në qoftë se hyn dhe nuk e përmend Allahun (nuk thotë bismilah), shejtani thotë: “E gjetëm vendstrehimin.” E, nëse nuk e përmend Allahun (nuk thotë bismilah) para se të hajë ushqim, shejtani thotë: “E gjetëm edhe strehimin edhe ushqimin.” Muslimi.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 14:32:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015