TIRANE - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se qeveria do të - TopicsExpress



          

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se qeveria do të mbajë premtimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri theksoi se rritja e rrogave është një stimul për një perfomancë më të mirë të administratës “Rritja e rrogave për administratën është një stimul për një përkushtim më të madh dhe për një performancë më të mirë por ka bërë edhe më të lakmueshëm vendet në administratë. Kjo është një politikë konstante e jona. Vendimi duhej marrë në qershor por ne e shmangën që të mos dukej si për qëllime elektorale. PD dhe qeveria e saj u përmbahen disa parimeve shumë solide dhe të drejta në raport me votuesit. Vendimi ishte shpallur që do bëhej në korrik për të shtyrë efektin e presupozuar elektoral të tij” tha Berisha. Kryeministri njoftoi se pensionet do të rriten me 4 përqind ndërsa rrogat e buxhetorëve do të rriten me 5.4 përqind. “Do të ketë një rritje prej 4 përqind të pensioneve por rritja e pensioneve në fshat do të jetë 5 përqind, pra dy herë me e madhe se rritja e inflacionit. Me këtë rritje nuk do të ketë pension poshtë 12 mijë e 24 lekë. Ndërsa paga e buxhetorëve do të rritet me me 5.4 përqind, pra rritet me 2.7 herë se inflacioni. Është një rritje e përvitshme në nivelet pak a shumë të vjetshme. Çdo vit, pagat dhe pensionet nga qeveria që kam kryesuar, janë rritur dy deri katër herë më shumë se inflacioni, sipas rastit. Në të vërtetë, çdo qeveri përveç rasteve të jashtëzakonshme duhet të indeksojë rrogat dhe pensionet, ç’ka do të thotë se duhet të garantojë rritjen e tyre aq sa rritet inflancioni që të mos ketë përkeqësim të jetesës” tha Berisha. Kryeministri theksoi se të ardhurat janë dyfishuar për shkak të një performancë shumë të mirë të institucioneve të mbledhjes së të ardhurave dhe të ekonomisë shqiptare. Ai tha se pretendimet se nuk do të ketë para për rroga dhe pensione janë pikëpamje paniku, dhe dashakeqe. “Çdo qindarkë përballohet nga të ardhurat e buxhetit të shtetit. Nuk kemi përdorur asnjë qindarkë të marrë borxh. Ky përbën një nga ndryshimet më të mëdha dhe më thelbësore. Fondi i pagave është 100% e garantuar ” theksoi Berisha. Berisha i është përgjigjur edhe akuzave të socialistëve për vendimet që po merr qeveria para përfundimit të mandatit të saj. Kryeministri i cilësoi si injorancë deklaratat e mazhorancës së re se qeveria është një qeveri kujdestare dhe nuk duhet të marrë vendime. “Ka një debat që ka në bazë injorancë dhe revanzhin lidhur me vendimet e kësaj qeverie. Kushtetuta ka qartësuar në mënyrën më precize se kur mbaron mandati i një parlamneti dhe i qeverisë së tij dhe kur fillon mandati i një mazhorance dhe i qeverisë së tij. Kushtetuta e përcakton qartë se nuk ka asnjë lloj kufizimi në veprimtarinë e qeverisë nga dita e parë në ditën e fundit. Kushtetuta i jep parlamentit dhe qeverisë 4 vjet ditë më ditë për të ushtruar mandatin. Nuk ekziston asnjëherë në botë një qeveri kujdestare. Ata të cilët bëjnë fjalë për qeverinë në detyrë është një injorancë sepse qeevri në detyrë është ajo e një kryeministri të dorëhequr” theksoi kryeministri.
Posted on: Wed, 17 Jul 2013 10:18:28 +0000

Trending Topics




© 2015