Tahiri: Kontrata ime lidh qeverisjen me qytetarin Besnik Tahiri - TopicsExpress



          

Tahiri: Kontrata ime lidh qeverisjen me qytetarin Besnik Tahiri kryetar i Aleancës për Prishtinën i shoqëruar nga ekipi i tij, sot vizituan lagjen Hani i Dilit, kjo vizitë ka të bëjë me përgatitjen e programit lagje për lagje për qeverisjen me Kryeqytetin. Tahiri gjatë vizitës bashkëbisedoj me banorët e rrugës “Bajram Bahtiri”, ku u njoh me problemet e përditshme që ata ballafaqohen duke u nisur nga mungesa e infrastrukturës rrugore, mungesa e çerdhes, rrjeti i vjetruar i kanalizimit, mungesa e sigurisë e mbi të gjitha mungesa e përkrahjes së iniciativave të bizneseve të vogla (familjare). Banorët e kësaj pjese shprehen të brengosur me amullinë në të cilën gjendet lagja ku ata banojnë, si dhe të shqetësuar me trendin stagnues që po e përcjell mungesa e zhvillimit ekonomik, ata po ashtu sqaruan se asnjëherë nuk janë ndjerë të trajtuar si të barabartë në raport me politikat dhe me prioritetet e investimeve komunale qofshin ato infrastrukturore, të ofrimit të shërbimeve më cilësore komunale, e mbi të gjitha me ato që ndërlidhen me ngritjen e mirëqenies së banorëve të kësaj pjese të Kryeqytetit. Tahiri theksoj së do të ofrojë një kontratë që lidh qeverisjen me qytetarin, në atë që ka të bëjë me interesin e lokalitetit, siç mund të jetë investimet kapitale, siguria në lagje, planifikimi urban dhe zhvillimor, si edhe krijimi i kushteve për investime, e që kryesisht lidhet me traditën e lagjes. Ndërkaq kryetari i Aleancës për Prishtinën Besnik Tahiri theksoj se qeverisja e tij me Kryeqytetin përveç shërbime cilësore që do të ofroj, ajo do të mundësojnë zhvillimin përmes inkurajimit të të bërit biznes në atë që ka të bëjë me traditën që ata përfaqësojnë, duke ndihmuar kështu fuqizimin e qytetarit. /gazetaditore Poashtu mund të lexoni edhe: Edhe AAK-ja kundër heqjes së logos në fletëvotime Arbër Vllahiu, president i Kosovës??? Maqedoni: Shtohet numri i vetëvrasjeve “Nuk meritoni të shkelni në Greqi, Shkoni në Përmet dhe lironi kishën nga uzurpatorët e djallit” Valdete Daka e KQZ-së ‘teknike’ merr pjesë ne dialog ‘politik’ në Bruksel!!! Paraburgimi për Lushtakun, politik Interpol dhe Prishtina nuk amniston familjen e kryekriminelit serb Millosheviç, Nikoliç po?! Zemanta The post Tahiri: Kontrata ime lidh qeverisjen me qytetarin appeared on Gazeta Ditore. gazetaditore
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 14:04:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015