Takime dhe firmosje për gazsjellësin TAP, ministri i ri i - TopicsExpress



          

Takime dhe firmosje për gazsjellësin TAP, ministri i ri i Energjetikës rend drejt Azerbajxhanit Takime dhe firmosje për gazsjellësin TAP, ministri i ri i Energjetikës rend drejt Azerbajxhanit Damian Gjiknuri merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave afatgjata të shitjes së gazit natyror nga projekti i Shah Deniz Baku, 19 shtator, “impakt.al” – Marrja pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave afatgjata të shitjes së gazit natyror nga projekti i Shah Deniz, si edhe realizimi i një sërë takimesh të rëndësishme me personalitetet azere në kuadrin e realizimit të gazsjellësit Trans-Adriatik, ka qenë qëllimi i vizitës zyrtare që ministri i ri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, kreu së fundmi në Republikën e Azerbajxhanit. Kështu, mësohet se ai zhvilloi takime të veçanta me drejtues të kompanisë azere SOCAR, drejtuesin e konsorciumit të projektit TAP, përfaqësues të BP, Axpo, si edhe kompanive të tjera të përfshira në marrëveshje. Sakaq, ai bashkëbisedoi edhe me ministrin e Energjisë dhe Naftës së Azerbajxhanit, Sekretarin për Energjinë në Ministrinë e Jashtme të Greqisë dhe personalitete të tjera të pranishme në këtë ceremoni. Nga ana e tyre, drejtuesit e projektit TAP i shprehën ministrit të ri të së majtës shqiptare, mbështetjen për ngritjen e një Task Force me qëllim çuarjen përpara të këtij projekti me rëndësi strategjike për Shqipërinë. Sakaq, ministri Gjiknuri mori garanci se shumë shpejt do të fillojë investimi në Shqipëri për infrastrukturën ndihmëse dhe se drejtuesit e projektit janë të gatshëm për të financuar përgatitjen e master-planit për gazin në vendin tonë. Ndër të tjera, në këto takime, bëhet me dije se është diskutuar edhe për mundësinë e shtrirjes së projektit edhe me degëzimin drejt Kroacisë, sikurse edhe përfshirja e mundshme e Kosovës në lidhjen me rrjetin. Gjithashtu, gjatë bisedimeve me përfaqësuesit e SOCAR për interesin e investimit në tregun e gazit në Shqipëri, drejtuesit e kësaj kompanie shprehën gatishmërinë për të ofruar bursa studimi për studentë që duan të shkollohen në fushën e naftës. Kujtojmë se ceremonia e zhvilluar në Baku përbën një moment shumë të rëndësishëm si për Konsorciumin e Shah Deniz, ashtu edhe për kompanitë që do të blejnë gazin prej tij, si edhe për vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi TAP dhe që mund të përfitojnë furnizim me gaz, sikurse është edhe Shqipëria. Tashmë, kontratat afatgjata të blerjes së gazit natyror nga projekti Shah Deniz janë firmosur edhe prej “AXPO” dhe “E-ON Ruhr gaz”, të cilat janë dy ndër kompanitë aksionere të projektit TAP, me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të furnizimit me gaz. “impakt.al” impakt.al/bota-rajoni/takime-dhe-firmosje-per-gazsjellesin-tap-ministri-i-ri-i-energjetikes-rend-drejt-azerbajxhanit
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 17:10:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015