Tevez e nis keq me “Zonjën”, është 6 kilogramë - TopicsExpress



          

Tevez e nis keq me “Zonjën”, është 6 kilogramë mbipeshë Sivjet, risia në stafin e Antonio Kontes është një dietolog, një person që do të kurojë me vëmendje të gjithë lojtarët e tij gjatë fazës përgatitore dhe sezonit në vazhdim. Kjo ide e trajnerit të Juventusit ka ardhur pasi në sezonin e kaluar hasi disa probleme me mbipeshën e disa prej kampionëve që stërvit. Por, akoma më shumë, vendimi për të pasur një dietolog erdhi pas dëmtimit të dyfishtë të Simone Pepes, ku tërheqja e dytë u ndikua nga mbipesha e tij pas një mungesë 4-mujore në fushë. Sivjet puna pritet të jetë edhe më delikate mbi këtë aspekt, sepse teksa të gjithë prisnin të shihnin me vëmendje sulmuesin Karlos Tevez, ky i fundit ka zbarkuar dje në Torino me 6 kilogramë mbipeshë, diçka që siç raporton “Gazzetta dello Sport” nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit. Ndonëse nga selia bardhezi kanë kërkuar që mos ta dramatizojnë këtë fakt, ata kanë pranuar se një dietolog do jetë pjesë e stafit të 43-vjeçarit. Por, në të njëjtën kohë, duke parë këtë defekt me të cilin mbërrin 29-vjeçari argjentinas në Torino, dietologu do t’i përkushtohet mbi të gjitha Tevezit në 10 ditët e para të stërvitjes, duke hartuar për të një mënyrë të ushqyeri të veçantë dhe në të njëjtën kohë një punë më të zgjatur në palestër, kundrejt shokëve të tij, të cilët nuk i kalojnë 3 kilogramët mbipeshë. Gjithsesi, ky lajm nuk është se do përhapë panik në pritje të fazës stërvitore, por natyrisht që me një problem mbipeshe, Tevez duhet të tregohet më i kujdesshëm kundrejt shokëve të tij që të mos shtojë ngarkesën fizike në ditët e para dhe të zbresë me kujdes maksimal në miqësoret që pritet të nisë menjëherë Juventusi, në “Chatillon”, më 12 korrik. Për më shumë, dje një pjesë e mirë e lojtarëve u janë nënshtruar kontrollove fizike në “Vinovo”, ndërkohë që sot do të vazhdojë raundi i dytë i këtyre kontrollove që do t’i japin rezultatet e para trajnerit Konte mbi gjendjen fizike dhe shëndetësore të lojtarëve që do ketë nën urdhra.
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 12:50:51 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015