Thotë Ibnul Kajim, Allahu e mëshiroftë:”Çdo frymëmarrje - TopicsExpress



          

Thotë Ibnul Kajim, Allahu e mëshiroftë:”Çdo frymëmarrje prej frymëmarrjeve është margaritar i çmuar i cili nuk ka çmim, me të cilin mund ta blejë një thesar nga thesaret që mirësia e tij nuk përfundon kurrë, andaj humbja e këtyre frymëmarrjeve, apo blerja e zotëruesit të tyre me ato diçka që ia sjell shkatërrimin e tij është humbje e madhe nuk ia lejon vetes një gjë të tillë pos më i padituri prej njerëzve, më ahmaku dhe ai që më së paku zotëron mendje.Ndërsa në të vërtetë realiteti i kësaj humbjeje del në shesh ditën e mashtrimit :” Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe” [Kur’an 3:30]
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 03:41:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015