Të mësosh të flasësh gjuhën e tjetrit Ne mund të lidhemi, - TopicsExpress



          

Të mësosh të flasësh gjuhën e tjetrit Ne mund të lidhemi, të martohemi me dikë që ka të njëjtën kombësi, që flet të njëjtën gjuhë me tonën, që ka të njëjtën racë me ne, por secili nga ne ka një kulturë të ndryshme; mund të flasim të njëjtën gjuhë, por për shkak të të kaluarave tona, fjalë të njëjta shpesh kanë kuptime të ndryshme. Kur flet me bashkëshortin/ten tënd/e duhet ta prezantosh mesazhin tënd me qëllim që ti përgjigjet kërkesave të bashkëshortit/tes tënd/e. Përktheje mesazhin tënd sipas gjuhës së tij/saj. Si mund të realizohet kjo gjë? Ne të gjithë e perceptojmë botën rreth nesh duke përdorur të parin, të dëgjuarin dhe të ndjerin. Por zakonisht, te një njeri, vetëm njëra nga këto shqisa është më dominantja. Të gjitha shqisat janë vepruese, por secili prej nesh priret të pergjigjet ndaj jetës nëpërmjet shikimit, dëgjimit ose të prekurit. Nje burrë ose grua që kupton se cila nga këto shqisa është dominante te tjetri, pra te partnerja/ri e/i tij/saj, mëson të komunikojë më lehtë me të. Prandaj, një nga qëllimet kryesore të një burri ose gruaje është të zbulojë shqisën dominante të bashkëshortit të saj, dhe ta përqëndrojë komunikimin në këtë fushë. Mësoni të flisni gjuhën e dashurisë të partnerit tuaj, në vend që të investoni që ai/ajo të flasë gjuhën tuaj. Kur mësojmë të komunikojmë në një mënyrë të tillë, ne shohim një përmirësim të madh në lidhjen tonë. Një person mund të jetë amplifikator (që shpreh shumë detaje), ose edhe kondensator (që thotë pak gjera). Nëse partneri juaj është amplifikator, veç fokusimit në mbizotërimin e të dëgjuarit, të parit ose të ndjerit, jepni më shumë informacion dhe detaje, gjatë komunikimit. Nëse ai është kondensator, mos jepni shume informacion. Ju mund të jepni me tepër informacion, nëse ai/ajo jua kerkon një gjë të tillë. Ja disa të dhëna për të komunikuar më mirë me tjetrin, pasi të dini se cilën shqisë ai/ajo ka më të zhvilluar. Nëse ai/ajo është një person viziv (ka të zhvilluar më tepër të parin) Ai/ajo e percepton jetën përmes syve të tij/saj. Një person i tillë preferon bisedat ballë për ballë, e jo telefonin apo mesazhet e shkruara. Një letër do që ta shohë dhe jo tia lexojnë të tjerët. Ja disa shprehje që mund të përdorim me një person viziv: • Nga pikëpamja ime.. • E shoh se çfarë do të thuash • Kjo gjë duket qartë • Ajo çfarë kërkon të shfaqësh është.... • Më trego sesi ia kalove sot... Nëse ai/ajo është një person auditiv(ka më tepër të zhvilluar të dëgjuarin) Ky person është i interesuar në të dëgjuarin për jetën. Ai dëgjon qartë fjalët. Nëse partneri juaj është i tillë mos prisni prej tij të shohë një veshje të re, një model të ri flokësh, rregullimin e shtëpisë, apo të ndonjë ndryshimi të dukshëm. Telefoni është pjesë e rëndësishme e jetës së tij/saj. Këto person ndahen në mënyrë të tillë: disa preferojnë të jenë të qetë, të heshtur; të tjerë duan ti mbushin momentet e heshtjes me fjalë, lojra, muzikë etj. Ja disa shprehje të përdorshme : • Kjo gjë më tingëllon këndshëm • Le të flasim për këtë... • Kjo duket si një muzikë në veshët e mi.. • Harmonia është e rëndësishme për mua... • Më telefono.... Nëse personi është i ndjeshëm(ka më tepër të zhvilluar shqisën e të prekurit) Ata duan të prekin, duan të krijojnë lidhje të thella; duan afrimitetin, dashurinë dhe afeksionin. Njerëz të tillë veprojnë më shumë intuitivisht se logjikisht ose analitikisht. Përshtatja fizike dhe sensacionet e trupit të tyre janë pjesë të rëndësishme të stilit të tyre të të folurit. Këta janë njerëz më spontanë se ata auditive, apo vizualë. Bashkëshortët shpesh i fshehin ndjenjat pas ndonjë fasade faktesh, që shërben thjesht vetëm për të ndarë atë nga ndjenjat e gruas së tij. Burrat priren më tepër të flasin për detyra dhe fakte, sesa për ndjenja, gjë që shpreh tendencën e tyre për të qënë qëllim-orientues. Gratë priren të jenë empatike. Burrat priren të ndërpresin më shumë bisedën se sa gratë. Nëse një burrë nis një bisedë me gruan e tij, ka një probabilitet 96% që kjo bisedë të vazhdojë; nëse këtë bisedë e nis gruaja e tij, ka vetëm 36% probabilitet që biseda të mos mbyllet. Gratë në biseda përdorin më shumë fjalë përshkruese, ndajfolje intensive. Kurse varfëria e fjalëve, përdorimi i pak ose aspak i emocioneve të përdorura i bën ata të bëjnë një bisedë më sterile. Dr.Proc.Anisa Subashi Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 13:00:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015