Të nderuar qytetarë Vendimmarrësit po ecin shumë shpejt në - TopicsExpress



          

Të nderuar qytetarë Vendimmarrësit po ecin shumë shpejt në këtë shtet pa autoritetet e duhura. Një grup nga ne ka gatitur këtë letër, ku kushdo si shoqatë apo individ: - është i mirpritur të vijë të firmosë këtë letër sot dhe neser deri në 10.00 pranë zyrave tona; - si dhe të bëhet pjesë e Tryezës (Takim Ndërmjetësimi), lidhur me këtë çështje, e cila do të organizohet ditën e enjte, datë 11.07.2013, ora 12.00, në Hotel Tirana. Të nderuarit, KRYETARIT TË BASHKISË z. Lulzim BASHA Të nderuarit, KRYETARIT TË PARTISË SOCIALISTE z. Edi RAMA Të nderuarit, KRYETARIT TË LËVIZJES SOCIALISTE PËR INTEGRIM z. Ilir META Të nderuarit, Shkëlqesisë së tij, z.AMBASADOR TË AMBASADËS AMERIKANE Z. Alexander ARVIZU Të nderuarit, Shkëlqesisë së tij, z AMBASADOR TË BASHKIMIT EUROPIAN, NË TIRANË z. Ettore SEQUI Të nderuarit, KRYETARIT TË KOMUNITETIT MYSLIMAN z. Haxhi Selim MUÇA Të nderuarve, PRONARËVE TË LIGJSHËM TË TRUALLUT NAMASGJA E PRANË Familjeve KRUJA Lënda: Për ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirës publike dhe të gjelbër në truallin e Namasgjsë dhe pranë, Tiranë. I nderuar z. Kryetar Ne, një grup qytetarësh, pedagogësh, studentësh, mjedisorësh me pasionin, sikundër dhe Ju, për ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirave publike dhe të gjelbra, të bindur në vetëdijen tonë shkencore dhe ligjore, do të kërkonim që të gjithë së bashku të rimendojmë me një frymëmarrje të thellë, hapin e një vendimmarrje të gabuar, siç është: 1. Ndërtimi i një Institucioni, megjithëse i rëndësishëm fetar te zona e Namazgjasë; 2. Ndërtimi i dy kullave të larta si qendra tregëtare pranë zonës Namazgja; 3. Ri-dimensionimi i Institucionit Parlamentar në kuptimin urban për shkaqet e mësipërme. Gjithë analiza shkencore, sa urbane, arkitekturore dhe mjedisore na shtyn t’Ju bëjmë me dije se: 1. këto tre Institucione, në asnjë rast dhe në asnjë shembull të vendeve të tjera në botë, nuk mund të qëndrojnë së bashku; 2. të tre këto Institucione kanë: - funksione të lejuara krejt të ndryshme nga njëra tjetra, madje - funksione të lejuara në përplasje me njëra tjetrën. 3. të tre këto Institucione janë në dis-harmoni të plotë nga pikëpamja urbane, për shkak të: - afërsisë të patolerueshme me njëra tjetrën, - intensitetit të lartë të ndërtimit (mbi 3.2), - të koefiçientit të lartë të zënies së territorit (mbi 0.9); 4. të tre këto institucione janë në kundërshtim të plotë nga pikëpamja mjedisore, sepse: - fillojnë me shkatërrim pa një raport të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis - VNM, - fillojnë me gërmim pa një Plan të Detajuar Vendor - PDV, - fillojnë duke prerë pemë 70 vjeçare pa një kompesim të dëmit, ku “Ndotësi Paguan”. Ky rivlerësim i territorit apo ndërtimet e mësipërme (Xhami, Qendra biznesi), përpos: - rëndësisë së zonës si hapësirë publike, - si zonë e vetme e gjelbër e mbetur pranë Qendrës së Qytetit tonë Tiranë, - si ndërtime të një strategjie të veçantë, - si ndërtime pranë një Institucioni si Parlamenti të një rëndësie dhe Sigurie Kombëtare, do të kërkonte të paktën: - përfshirjen e publikut në informim dhe formim, si dhe - përfshirjen e publikut në vendimmarrje; Për sa më sipër, ne edhe njëherë ngulim këmbë dhe ju kërkojmë që të merret hapi për rishikim e diskutim të kësaj vendimmarrje, dhe Ju propozojmë organizimin dhe mbajtjen e një Takimi Ndërmjetësimi, për një mirëkuptim të plotë të Palëve deri në Tryezë me Inxhinierë, Arkitektë, Urbanistë dhe Mjedisorë. Sigurisht, në fund e keni fjalën, prap Ju, si Aktor dhe Faktor. Se ndryshe, historia nuk do të na e lërë pa e gjykuar dhe fëmijët tanë këtë gabim urban nuk do të na i falin pa na e kujtuar. Për Zyrën Qytetare të Mbrojtjes së Mjedisit - ZQMM Drejtor Ekzekutiv Prof. Sazan GURI
Posted on: Wed, 03 Jul 2013 14:28:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015