Udhëtimi i Miraxhit Në asnjë hadith të saktë nuk ceket - TopicsExpress



          

Udhëtimi i Miraxhit Në asnjë hadith të saktë nuk ceket kuptimi i vërtetë i fjalës Miraxh. Arabët emërtojnë shkallët me këtë emër, por për udhëtimin në qiell të Profetit a.s, nuk kemi ndonjë hollësi për mjetin. Sesi ka qenë mjeti që e ka ngritur Profetin a.s në qiej, askush nuk e di. Profetit a.s iu soll Miraxhi, mbi të cilin ai u ngjit dhe për disa çaste ata mbërritën në kufirin e skajshëm të qiellit të parë. Ne sot, nuk njohim veçse një pjesë të vogël të hapësirave qiellore. Shkencëtarët e matin largësinë mes trupave qiellore me vite dritë. Drits së diellit për të mbërritur në tokë, i duhen tetë minuta. Sakaq, ekzistojnë yje dhe planetë të cilat gjenden me miliarda vite dritë larg tokës. Ato nuk janë në skajin dhe kufirin përfundimtar të qiellit të parë. Një anije kozmike, e cila udhëton me 7.000 km/h, i duhen tre vite për të mbërritur tek planeti më i afërt. Sakaq, Profeti a.s bashkë me Xhibrilin a.s e përshkuan këtë distancë të madhe në disa çaste. Kur mbërritën në kufirin përfundimtar të qiellit të dynjasë, i gjetën dyert të mbyllura. Xhibrili a.s trokiti dhe një zë nga brenda pyeti:”Kush është?” Xhibrili a.s iu përgjigj:”Jam Xhibrili.” Meleku nga brenda pyeti:”A është tjetër kush me ty?” Xhibrili a.s u përgjigj:”Po, është Muhamedi.” Meleku tha:”Jam urdhëruar të mos e hap këtë derë për dikë tjetër veç tij.” Kështu, u hap dera dhe Profeti a.s bashkë me Xhibrilin a.s hynë brenda. Atje, Profeti a.s pa melekët. Në qiellin e parë, Profeti a.s pa dhe një burrë, të cilin e përshkruan:”Atje pashë një burrë të gjatë gjashtëdhjetë parakrahë. Përreth tij, ishin grumbullua shumë njerëz. Sa herë që kthehej dhe shikonte në të djathtë, ai qeshte dhe sa herë që shihte në të majtë qante. I habitur e pyeta Xhibrilin:”Kush është ky dhe kush janë këta të tjerët?!” Xhibrili mu përgjigj:”Ky është babai yt Ademi. Ata që janë në krah të djathtë, janë banorët e xhenetit, kurse ata në krah të majtë janë banorët e zjarrit. Sa herë që shikon djathtas, sheh banorët e xhenetit, gjë e cila e gëzon. Kur sheh majtas, sheh banorët e zjarrit dhe kjo e mërzit.” Profeti a.s pa disa njerëz të cilët notonin në një lum gjaku. Sa herë që arrinin në një breg, hapnin gojët dhe melekët ua mbushnin me gurë, duke i gjakosur. Kjo gjë bëhej sa herë që arrinin tek njëri breg. I çuditur nga kjo, Profeti a.s e pyeti Xhibrilin a.s:”Kush janë këta o Xhibril?!” Ai iu përgjigj:”Këta janë ata njerëz të cilët abuzojnë me pasuritë e jetimëve. Kështu ndëshkohen gjer kur të vijë Dita e Kiametit.” Profeti a.s pa edhe njerëz të tjerë me bark të madh, të cilët qëndronin të shtrirë. Ata shkeleshin me këmbë nga faraoni dhe mbështetësit e tij. Para ndëshkimit të botës tjetër, Zoti ka përgatitur për faraonit dhe mbështetësit e tij ndëshkim edhe për jetën e varrit. Thotë Zoti në Kuran për familjen e faraonit:” Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet:“Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!” (Gafir, 45-46) Ndëshkimi i faraonit dhe mbështetësve të tij gjatë jetës së varrit, është se çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje çohen para zjarrit. Kurse pas ringjalljes ndëshkimi me zjarr do të jetë i përjetshëm. Gjatë vajtjes dhe kthimit nga zjarri, ata shkelin njerëzit me bark të madh, të cilët qëndrojnë të shtrirë. I habitur, Profeti a.s e pyeti Xhibrilin a.s:”Kush janë këta o Xhibril?!” Ai iu përgjigj:”Këta janë njerëzit që janë ushqyer me para kamate në dynja.” Padyshim që ata që përdorin kamatën veprojnë një akt dhe vepër shumë të shëmtuar. Vetë Zoti i lartësuar u ka shpallur luftë njerëzve që përdorin kamatën. Ditën e Kiametit, do u thuhet këtyre njerëzve:”Merrni armët tuaja!” Ata do të pyesin:”E përse?” Përgjigja do të jetë:”Që të luftoni me Zotin.”
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 22:35:58 +0000

Trending Topics



v>

Recently Viewed Topics




© 2015