Virgjëresha dhe Peshqit Ky është një kombinim me të - TopicsExpress



          

Virgjëresha dhe Peshqit Ky është një kombinim me të vërtetë i shijshëm në fakt. Kur këto dy shenja të njihen dp të jetë elekrizuese! Dhe çështë më e çuditshmë, këta të dy nuk mund të ishin më të kundërt seç janë| Virgjëresha është një realiste e kujdesshme ndërsa Peshqit janë ëndërrimtarë të pashoqë. Kështu që të thuash se të kundërtat tërhiqen, ia vlen për këtë rast. Ata mund ta mësojnë shumë njëri-tjetrin. Peshku mund ta ndihmojë Virgjëreshen të çtensionohet dhe nga ana tjetër Virgjëresha do vendosë më shumë rregull në jetën fantazore të Peshqve, Dëshirat seksuale midis këtye të dyve do jenë mjaft të forta dhe do jenë një nga gjërat që do i lidhin bashkë në fillim. Virgjëresha do e lejë gjithmonë Peshkun të dëshirojë edhe më shumë, ndërkohë që do tërhiqet nshumë nga aventurat që jeta me një Peshk të sjell. Por për fat të keq kjo nuk është lidhja më e gjatë që ka parë bota. Virgjëreshat njihen si shumë kritikë dhe me një gjuhë të hidhur, gjithmonë gati për tia hedhur fajin të tjerëve. Pavarësisht se Peshku do përpiqet ta injorojë, pas njëfarë kohe, fjalët dhe veprimet e Virgjëreshës nisin ta zhysin në një depresion. Nga ana tjetër Virgjëresha do bëhet shumë konfuze dhe e pakënaqur me faktin se Peshqit harxhojnë shumë, dhe nuk do e justifikojë sjelljen e tij. Dhe këtu i vjen fundi romancës. E vetmja dëshirë që iu mbetet është të lëndojnë dhe të sulmojnë njëri-tjetrin sa herë që munden, gjë që nuk e bën të shëndetshme lidhjen. Është me të vërtetë mëkat, sepse mund të ishte një bashkim i dashur, por disa gjëra nuk janë të shkruajtura të zgjasin përgjithmonë. Shijojeni për aq kohë sa e keni. Por absolutisht mos lëvizni së bashku në një shtëpi sepse do ishte tërësisht e dëmshme!
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 14:02:50 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015