Vllasi: Dialogu mund të dështojë Postuar me: - TopicsExpress



          

Vllasi: Dialogu mund të dështojë Postuar me: 29.08.2013 Analisti politik dhe avokati, Azem Vllasi ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të dështojë në rast se Beogradi vazhdon të parashtrojë kërkesa të reja sikurse ajo e fletëvotimeve në veri për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. “Ka rrezik të dështojnë bisedimet. Përndryshe, këto bisedime kanë rrëshqitur në një proces të pafund”, ka deklaruar Vllasi, duke shtuar se pretendimet e Ivica Dacicit për dizajnimin e këtyre fletëvotimeve paraqesin ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Vllasi ka thënë se është interes i Kosovës dhe i Serbisë që serbët e veriut të dalin në zgjedhje. “Serbia daljen në zgjedhje nuk mund ta kushtëzojë e as Kosovën ta shantazhojë me kërkesa të papranueshme”, ka thënë Vllasi në një intervistë për “Epokën e re”. Vllasi ka thënë se në rast se do të dështojë dialogu Kosovë-Serbi, përgjegjësinë duhet ta marrin të dyja shtetet. “Pala e Kosovës ka përgjegjësi sepse nuk i ka respektuar vijat e kuqe, pra ka lejuar Serbinë nëpërmjet këtyre bisedimeve të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, ndërsa Serbia ka përgjegjësi sepse asnjëherë nuk e ka pasur me sinqeritet këtë proces”, ka theksuar Vllasi. Ai ka thënë se vitet e fundit Kosova më shumë është duke u marrë me Serbinë sesa në kohën kur vendi ynë ishte nën regjimin e këtij shteti. “Që dy vjet më shumë jemi duke u marrë me Serbinë sesa në kohën kur ishim në një shtet me Serbinë, në Jugosllavi. Ky proces duhet të ketë një fund dhe duhet ta vlerësojmë rezultatin e tij”, ka thënë Vllasi. Sipas tij, nga procesi i dialogut politik me Kosovën Serbia ka fituar më shumë sesa ka pritur. “Si duket, pala serbe në çdo aspekt po eskalon me kërkesa të reja ngase është e trimëruar me koncesione të mëdha që po i bën pala e Kosovës. Tani Serbia është kthyer në ofensivë, duke shtruar gjithnjë kushte të reja”, ka thënë Vllasi (boss) Burimi: telegrafi/lajme/vllasi-dialogu-mund-te-deshtoje-2-35521.html
Posted on: Thu, 29 Aug 2013 10:51:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015