Vlorë, valë arrestimesh për ndërtime pa leje HermesNews - - TopicsExpress



          

Vlorë, valë arrestimesh për ndërtime pa leje HermesNews - Policia e Vlorës nisi sot procedimin penal për 9 raste të ndërtimeve pa leje në qytet, në ngarkim të punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar(INUK) dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor(INUV). Sipas policisë, punonjësit e institucioneve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar(INUK) dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor(INUV), akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për shkak se kanë lejuar ndërtime të paligjshme të dokumentuara nga strukturat e Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë. Vetëm një ditë më parë, nisi procedimi për 9 raste të tjera ndërtimesh pa leje, duke penalizuar, veç punonjësve të administratës publike edhe 3 persona, të cilët kanë ndërtuar shtesa pa leje në objekte të ndryshme në qytet, kryesisht pallate shumëkatëshe banimi. Për të gjitha këto raste, dosjet përkatëse janë përcjellë në Prokurorinë e Rrethit për vazhdimin e procedurave ligjore. Pak ditë më parë, policia lokale nisi procedimin për katër punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të cilët ndërkaq, ishin shkarkuar nga detyra me urdhër të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Gjatë muajve të fundit, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut kanë penalizuar dhe kanë referuar në prokurori materialet përkatëse për 150 raste të ndërtimeve pa leje. Nga këto, për 10 raste për të cilat kanë përfunduar hetimet, gjykata ka vendosur sekuestrimin e trojeve dhe ndërtimeve të paligjshme, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 30 milion euro. Mes tyre, përfshihen një objekt shumëkatësh në ndërtim, me një sipërfaqe prej 1 200 m², e ndodhur në lagjen “Pavarësia”, një objekt në ndërtim me një sipërfaqe prej 500 m², e ndodhur në vendin e quajtur “Tre Racat”, objekt në ndërtim e sipër me një sipërfaqe prej 169 m², e ndodhur në hapësirën e portit, një pasuri prej 20 039 m² truall i ndodhur në vendin e quajtur “Pylli i Sodës” Vlorë dhe përfituar në mënyrë të kundërligjshme etj.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 06:35:51 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015