Zemrën tënde e mbaj me vete Zemrën tende e mbaj me vete (e kam - TopicsExpress



          

Zemrën tënde e mbaj me vete Zemrën tende e mbaj me vete (e kam këtu në zemrën time) E pa të nuk rri kurrë (kudo ku vete, aty ku ti je e shtrenjta ime, e ajo që bëj bëhet prej teje, e dashura ime). S’kam fare frikë nga fati (se je ti fati im, e ëmbla ime). Nuk ëndërroj tjetër botë (se ti je e mira, madhështorja, e vërteta imja botë). Je vetë hijeshia. E ajo çka hëna ka frymëzuar poetët, vetë kënga e diellit je ti. Ky është edhe sekreti yt që askush nuk e di (aty është rrënja e rrënjës dhe sythi i sythit e qielli i qiellit të një peme që quhet jetë e që beson se sa më lartë të ngjitet shpirti aq me lartë). E kjo është vetë mrekullia që mban pezull yjet. Zemrën tënde e mbaj me vete (e kam këtu në zemrën time) ! .Ho voglia di te.. Bledi.
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 06:51:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015