“Zonja” tenton të joshë Fredi Guarinin e Interit Juventusi - TopicsExpress



          

“Zonja” tenton të joshë Fredi Guarinin e Interit Juventusi kërkon të përfitojë nga çdo situatë që mund t’i paraqitet në merkato për ta përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Ndërsa në mbrojtje Anxhelo Ogbona duhet të vërë vetëm firmën në kontratën e tij dhe në sulm me 99 për qind do të zyrtarizohet minimalisht njëri mes Stevan Jovetiçit, Karlos Tevezit dhe Gonzalo Higuainit, për mesfushën emri surprizë i listës së Antonio Kontes është ai i Fredi Guarinit. Pikërisht kështu, trajneri i bardhezinjve pranon se ka gabuar në janarin e 2012-ës, teksa vetë kolumbiani premtoi të linte Porton vetëm për kampionët e Italisë, por një dëmtim i vogël bëri që Konte dhe Juventusi ta tradhtonin lojtarin në fjalë. Gjithsesi, në Torino mendojnë se nuk është vonë për të rikuperuar gabimin e tyre dhe në orët e fundit kanë nisur një mision sekret për të joshur Fredi Guarinin, i cili në radhët e Interit është i vetmi që mund të sjellë një shifër të rëndësishme në arkat e zikaltërve, që pas dy sezonesh negative kanë akumuluar një borxh prej afro 160 milionë eurosh. E thënë ndryshe, Juventusi është gati të bëjë një ofertë të majme në orët e ardhshme dhe duke i shtuar Pogbasë, Vidalit, Markizios e Pirlos edhe Guarinin, kjo mesfushë do të ishte realisht e frikshme, duke akumuluar në vetvete muskuj dhe fantazi. Dhe lajmi pozitiv për drejtuesit bardhezi është se Interi natyrisht që nuk do t’i thoshte jo një largimi të mundshëm të ish-yllit të Portos, i cili i kushtoi vetëm 13 milionë euro, ndonëse presidenti Masimo Morati kërkon një shifër prej 20-25 milionë eurosh për “bishën” e mesfushës së tij. Gjithsesi, Interi nuk do t’i thoshte jo edhe një shkëmbimi me disa prej lojtarëve që Juventusi i konsideron të shitshëm, mes të cilëve synime të Maxarrit si Alesandro Matri, Fabio Kualiarela, Mirko Vuçiniç, Luka Marrone dhe Mauricio Isla. Dhe kjo listë si për koincidencë përkon realisht edhe me preferencat e zikaltërve, duke qenë se ata do pranonin me qejf një prej sulmuesve, Vuçiniçin mbi të gjitha dhe Islën apo Marronen, lojtarë me të cilët do përforconin edhe repartet e mesfushës dhe mbrojtjes. Prandaj, nëse Juventusi bind Vuçiniçin dhe Islën që të luajnë në Milano gjatë sezonit të ardhshëm, Fredi Guarin mund të ketë shansin të plotësojë dëshirën e tij të 1 viti e gjysmë më parë.
Posted on: Mon, 10 Jun 2013 15:57:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015