netisveizi/- Mire se Bujtni MIQ!!! 1/2 e 666 = POEZI - - TopicsExpress



          

netisveizi/- Mire se Bujtni MIQ!!! 1/2 e 666 = POEZI - Fragmente -1- Ndër paradën e premtonjkryqëzuarve, Ndoshta pa kurthëri kurorgjembaçe shpagpendimash, Hijetejmë pas Krishtit po frymçapiten, Tokthi-vëllezërit e mij të fjalës shenjtëzuar, Seicili me farin e velës së fatit ernajhumbur origjinazi, Gozhduar fluturimqiellshëm në shpinë, E Mëshirblatimtari-im Atë-e si vallë hesht, E sa fort ligshtmasi i ka mëkuar me besimin në fitore, E rish fal, fal meqë s’po dijnë ç’bëjnë, Betueshmërisht e mjerit fort mallkimtrisht, Pjellët e gruas tjetër ndër triumftribuna vampiriadash, Veç kaq korbvonë kuptoj pse gazlottij këtu, Kruamohuar kobnajës e oqeanvarruar, Zjarrherezirë nga Ama harrimtirave vrarë, Pse ende s’i bindem ligjeve kanunyjore të hakmarrës, E pse putha mijëra ëndërrima etjeshekujsh, Një gjakpërgënjeshtruar flamur djegur, Ndaj çdo polkah bekimi më paska ogurgjëmës ndihur, Shtegverbikundërta hingëllimë drit’arsyeje, Foton i pa bërë dot uraganiadë vegimi, Që rilind fé’vdekurazi po atje ku perëndon, Por ja që tanimë gjithlakuriqthi i njoh shpirt për shpirt, Përjetësizmës-zvarrenjtarët krenaritës, Portretkthetruar ndër banderola nesërmtie, Blasfemizmi që ua udhprin idhujt shkallmonumentesh, Drejt rrënorit tempull lavdprofetik-Parajsa, Besim edenianshëm mohuar ungjillazi, E skaj, deri risythimit jet’tjetërt të vetvetes, Universi pa kushte prapë i flijohet gjunjuraz kundruall, Ndërsa naivja përzgjedhore genit fajngjizur, Shpata ime kujtesndryshkur artmoralit, Lashtësie pret këmbanazi t’a braktisë milli i virgjërisë, Tehrrufenjtë flatrimash dykrerzhgabonjizmi, Ballthi tërë dirigjentëve të klithnajtirës, Oh! po duhet t’i shpëtoj-ehehej-trarthyeras t’i shpëtoj, Zemërshkrumbur e krejt apostujpërçundnur, T’i shpëtoj pra prej thonjsh mëkatizmi, Meqë kobfund Satanai idepandreqshëm i Ngadhnjeve, Asgjë qenkërsh-para Hyut të Turpeve... -11- Uturimash tashmë-mullinjtë e trurit punëtar, Me ritmin e një drite pangjizore, Motmotas duhet të na e kishin përfunduar së bluari, Grurin dhe egjrën e mendimeve, Por ja që vogëlthtare koha e tejkah udhnajhumbëse, Pse-kozmosisht po bëjmë perceptimash: Fé, Me boll pasionverbni flirtmërimi, Flatrimprerazi lisharsët grishmërenjhënorë të gjumit, Me litarët rrezeholluar ëndrrave, S’na lidhkan pas mrekullirash premtivërteta, Sepse sot qiellpaktë kaltërenjash i lejuari fat, Përsëri rishmi e prapë bëjmë Fé, Për të dëshmuar skajit devotshmërinë predikimtare, Kullmajës yjore të primitivizmit, Shpejt jehon uringjirur e rriskngrënies çangë, Në shtatë notat degradore pangopshmëtirës, Si harrokemi vallë mos bëjmë Fé, Kur befas rimbërrin ora mëshirshenjttëruar e faljes, Gjithqark gjarpërnitë e akrepave, Dhembat hidhërore na i pjalmojnë fyershëm, Engjëjthi të na masakrojnë tundinë shthur’ritualëse, E mes dy shpëtesave kaq fajtare, Zgjedhim lirisë më njerëzoren thirrmë barkthartuar, Në fort verbëranen ngutje finale, Për t’i lypnuar shteg revani veç dizanterimit... -22- Në banka m’i ka shndërruar xhepat e premtesës, Thundra e trysnisë yllësindjellëse-dëshirës vetshvetësuese, Me kartiçka vlermarra shansesh dëndur; Biletleje për t’u ngjitur në humnerën kometzvarre të majës; Biletë llotarie pa pikëz spermëzimi hileje, Gjenetikës përkushtore të fisnikërimit zhgënjimor, Për mushkat që pjellin evolucionit alienin më religjionbukur; Biletë biliardshe horoskopie totto’futbolli, Për mitrat që kohëve përtypin sa më pak ofsajtte, Biletë kryqkuqe për detet që ilegalisht të reja korale blejnë, Biletë numragoglash që hënëzojnë qarkuar retine, Për t’ia gjetur çdo ëndërrime shpjegimin, Anuarësh ku seleksionuar janë profecirat kauzpasuronjëse; Bileta bingo me bekima hyjsh pa emra zbulesash, Nëpër katalogët e modës ç’mendëruese, Për t’ia shkundur harresës krejt pluhurin artëror të moralit, Prej mantelit qëndisur me lot klithëtirash; E vetëm pse-më është ndarë prej fatit kaq e sa kopracisht, Kjo çapgërdallkë, kjo laneteshkë, eh kjo palo jetë... -33- Për të të thurur tash një pulovër poezie, Me zjarrofshin e diellit të fatmuzgut tim brenda, Prej polit të panjohjes mërguar, E ç’më lutesh koti o dëshirmërdhihtare, Shtizat e syve mund të m’i lidhin nyjet e fjalëve, Në modelin e adhurisë më trillbukur, Por, të jem sa edhe ti dëborsinqertë, Oh se ç’po m’i mungon leshi zellit merimangtar, Pra lermë të të qeth një herë o elbëtirë, E pas-frymshenjtthi të premtoj, Krejt të t’a shkrij statujëzën platintare të drojës, Moj shendnaivja e prushakulltirësja ime... -44- Shkrettirën e përkëdhelës sate lan tashmë, Oqeani i pëllëmbëzës sime, E lojtoku uraganshëm tej dallgëzuar, Fatit ia zbardhëllijnë në çdo pore fytyrën e universit, Kështu paku yjefaresh shpresëronte dikur, Kroi dritëruar i shpëtesës errnajore, Kur sot shigjetimi i busullpremtesës flatrazvarrë, Syrthin ia verbërzon hyut të besimit, E mes pyjesh hareharlisura të fantazmave, Që çmendjegazmendur viciozen ndër valle zjarrishë, Kund më kthinave si rigjejmë udhët, Ti tek shtegshterpësira ime, E unë tek e jotja fushnajë krejti gjelbërtirë... -55- Në anglosaksonisht-jo! një kapiten anijeje, Më majlartë s’ka si mund të jetë se direkëzimi i fjalës; Në rusisht-kozakshja valle jet’tej s’koreografet, Mbi dëborë petlavirgjërore thinjash; Në hebraisht bleta luzmyjtë e zhurputhjes, Nuk do guxonte të prodhojë kosherezotash hoje helmi; Në frengjisht-krenaria ngrehosëse e gijotinizmit, Kurrë s’përfytyrohet pa tehnajë pendese; Në indisht-gojët mplakur të varreve, Prenë nuk do donin t’a vjellijnë po kahkundërti krijimit; Në gjermanisht-si kundruallet kush udhës, Muzika shkëndijzon patkonjtë ndër të gjakut kalldrëme; Në japonisht-në përmend krenarimin harikirian, Gjarpërlotit s’besoj se saldon flatra; Në spanjisht-arena nuk blert limfë kuptimi, Vërtet po nuk u vadit nga oazsyri i naivit poetth demor; E ti mik përtype kaq bukë fjalorësh, Ekstazuar festapanjohjes pjergullash verëhyjtta, Tuj orgjirë me zanat e mençurores bukuri, Por-a s’më thua: di t’a mbjellësh vallë genin e vetvetes, Djerrinave që t’i besoi bekorit fat-jot’amë… -66- Eh si kushtëzohet fatesh feja ime, Prej nimfës pulë e vezës që zishttë mbrujt, Përjetazi shto këtu bujarisht edhe një litër zjarr, E tejmi vdekësirës-një flakurimthë ujë, Mos harro një shpinëz shkëmbishte ferriti, Zejesh t’i kalit tigan smogut në sy, Por, as lopën e bekimit bareshpalindur, Gjalpin pa skërmuar të aspirimit të më dhurojë, E piksëpari veç një kokërrz grurë, Ku t’ia skalit portretin shenjtorit të trilltisë, Lëmë hënore na bëhet varrtirnaja, E së fundi vetë dhiatën e urisë paskaj apokrife, Murguar vërtetirash përgënjeshtrimta, Plot tentakula epshi të m’a lexojë, Pasioni zileverbëror i yjgalopit analfabetik, E kur të krrakërrojë agimazi në pjellje, Ëndrra sa lehonë e gruas sime liturgjitradhtuar, Kalldrrëmin e bisedës rishmi e vazhdojmë, Për bibliografinë kahpa të besimit... -77- Përçdoditses astronomi ku as rilind e as perëndoj, Kahperfekt mbetet vetëm sahati lashttak i shkopthit të diellit, Perimetrisht kalëruar kufijve yjorë të ekzistencës, Ndaj pasionrrënjshëm po t’a ngul në kërthizë, E kurrsesi jo-duna shirokhovpandalshme e barkut, Shformuar nga deve shfrerimtare ofshamash, Dhe pse-në gjysmën hemisferë faraonet ende hija e instiktit, E në tjetrën brokëzë dehur globthi-verbima e fatit, Fiks në orën gjëmimçmendtare të lamtumirës, Oazi i buzës së ikjes pasmëpa mbeti rish fort etur, Sepse shenjttibesniku lavjerrës i së nesërmes, Kohësh s’ka dënjuar të jetë shtegpërkryer pa kthimarratirën, Ndër dallgëzimat krokodilëzore të epshërimit, Cianurin e kripës së retinqiellit ligshtmirës përtypi, Përçasttur gjëmnajlajthitjes kolonelkapitulluar, Për idevirgjërin konseguent rregull rend’ushtarak, Të së qenit deri në skllavërimë flirtti-rekrut xheloz i ndjenjës, Kur profetirave asnjëherë ciku në sip mbi sip, Flatrat zjarrnajuar nuk ia theu këmbania e lodhjes, Meqë adhurie-gjithnajtira deformimdëshirore, Prej lindjeve vdektare fe’përzëna vegimit të lirisë, Ritualin simfonik të heshtjes-tik’takut të së papërsëritshmes, Nuk ua meriti kauzlavdi aq e aq përkushtueshëm... -88- Filldrejtfundta udhëtirnajë utopike e qëllimit, Vërtet akademisht analfabetshëm, S’ka se si mund të ketë asnjë lidhje me termin drejtëz, Kundërshtia mbetet veçse fjollimëz reaktivi, Ndryshuar radarit jetçvdekazi kah, Ndër shtëpi ëndrrash ndoshta dritërim zhbiret oxhakut, E në xhungël bujarie-lignjare e hajniron era, Shurdhemecka makinë burokratike shkrimi, Ilegalisht e ligjëron zyrave flirtore, E ky gazmendshkulmëzim oazit të thellxhepit sondyjtë, Me prokurimë trashëgimnaje fatklandestine, Somnambulshëm e gjen kohës shtegun ndjellverbimtë, Dhe pret sa t’i ridëbortijë ujvarloti, Krejt perpendikularisht ritualit idepafajshmë, Në çdo kurthbefasi kontrollzotash, Bile dhe kur bujtet prej viseve bekimore të ç’shenjtisë, Në altarin tundonjmasakruar të dashurizmit, E drejta-qoftë po guri i çastit tonë, Që guximrish po na godet-eh sa e sa shenjëzimgabuari... -99- Tashmë, sapo gjunjthyer kam kthyer, Po në rrasgurin kilometrik të kujtes’harrisë fronike, Të dhjetë seri apokalipsesh më parë, Ku pyes ende shenjttin e pse vallë më braktisi, Gjysma e qenies së mosqenies sime-guximsizifiane, Oh! sot jam me pjesën tjetër krejt nihiliste, Të mosqenies së qenies genpangjizur fatit, Ndonëse perëndishëm bukur e di që sado shtegtuar, Jeta s’më ka hedhur senskundthi çapngadhnjë, Bile, as turpit s’gjej dert t’i lyp emër, E ja që lotdrittë paskam gëzuar dhe unë-bekimtirës, Një vdeknajë përkorazi përkohtare... -111- Djallëtija sa fort përçundtare e jetës, Shpirtin çdoindshëm e si m’a ka krejt uzurpuar, E si një brokëzë m’a ka lënë, Pa diellspermëzorin gjak të dhérimit, Etjenginjurit villen prej dehmës këllirëse të lotit, Sapo vlagdhunimin e buzëve petalin, Tek ky rrethzjarr fatvjedhuar, Pastaj mallkimnive më mllefthyejnë si një puhi, Derës rrënjshkulur ku bujttin, Hm-sa dënimkultorë bekimprapshtë, Pse nuk do të kthehen në origjinë instikti kurrë, As edhe kur engjëllthicka e vdekjes, Adhurimtare trillkmiklonjëse, Zemrën prej pushtetit terrnar-fundi të ma çlirë, Mëzth të më harbojë zabelesh drite... -122- Urbani ende lavdpakonstruktuar i historizmit, Befas në zgrip skëterrimi na ndal, E poshtë-yje! lart-sa gremina po rrok retina, Valixhet e mendimeve zvarratare, Një pas një i shpinojmë dënimit shtegprerës, Galopin verbëronjtar të akrepave, Koha ia ka thyer profecirës premtorit sahat, E planeti fort nderon impotencën, Ngjizur ideve sterilore të internacionalizmës, Në zeron absolute antej universit, Kahnajë lypnokan për një yllësi’re ardhmëti, Sirenat e boritë gjarpërirë pas fatit, Por s’do të ketë-thonë-shpresimnajës kurrë, Tokë bekimi tej bujtje shkretërisë, Ku universitete shtrigash na studiojnë kobin, Përballë-zjarre sa energjipenduar, Hirtirë po duam të kthehen në kujtesë paku, Por as qimiter djeshmëria nuk ka, Kur veç ligonja perandorojnë mouzoleumesh, E-e nesërmja s’nguronka të niset, Veç në shpejt nuk ringjallet motorri ritlashtë, Etj. etj. e prapë etj. e rishi etj. etj, Meqë s’paska udhë pa kthim e as lotë pa sy... -133- Kokërrzën ç’thurmfundtë të elbit të hënëdrojës, Miklimash ia vodha fushnajës së natës, E toku me fantazmën mijshekullore të vëlla Bërns’it, Skocisht thirrëm tej marifetet kontemporane, Me gjak e djersë e spermë e dritë e besim-etur i trazuam, Mbi çmendnajmadhin zjarr etherisë ngushëllirëse, Derisa ç’tjetërsuar e shndërruam fatin fort premtor në Whisky, Gurrthartima lotësh mallëngjese epshazi gëlltitëm, Bregantej mbytur varrit paracaktor-ende pahapur-të agut, Ku pasgentarët, mumjet, vozash do na i ç’ngujijnë, E sapo u kthyem ballë velash erëdehma të perëndimit mrekullor, Për të kërkuar yje pendimit riardhjen e kujtimeve, E deri sa rimbërriti horizont’humburisht po vetëtirave-erri, E entuziazmit i riflakërimë kazanët ekstazës, Ngazëllimth-tjetër kokërrs virgjërnajfundme elbhëne, Pse trillie ish kredhtirë në magmë turpi, Guximrish ia hajnuam si lashttazi-hambarqiellit... -144- Ngopja e dheut të shpirtit me vetveten, Kimikisht mineral gjaku ka prodhuar pakohësh, Grimgrimazi udhnajmalesh urtie, Ku profetët iu thërrasin zotat dritëtirës, Duke ia qashtruar krejt pastërtinë arit të fjalës, Kur tej na pret falmë zgafellash, Fabrikimi i ngucjes arratirëse fatalitetit, Pa u habirë pse fundçfundmi kaq thjeshtësisht, Mbetëm veç një birëzë etjeje thëthirse, Në blindin e trupit superpasional, Prej monarkisë së vesit s’di si shpuar flirtjetëve, A fshehur prej akrepit të hobit helmtar, Për të qenë dhe hiçnajie-ngopur, Yjuar epshbraktisjes sa larg guvë gojëheshtjes: Vagoni meritplot i instikticidit ç’burgor... -155- Meqë paskam ekzistuar që ende pa lindur, Thelli rrënjëndrrës sythdemoniane të kushedi kujt njerkuci, E meqë kurrë vërtetëtirës para se Uni të ri’jem, Kaluar nuk guximkisha nga udhëshkrumbishta e shenjttive, E meqë helmnëpërkë më ish bërë dëshira, Dikushi të ma falte bujarfundmasi tollumbacthin e përjetës, Plumbi spermyjuar i një ndryshkpushke befasie, Qorrthi m’u ngul në kryqin ku po nguj sot-as hy e as xhind, E ju betohem për shpirt Dhéu e Prometeu, Asgjënaja s’më pëlqen më gjelbërnive të zjarrnisë shterore, Hyrë kam në portë të grishës sa boll gabimtare, Qëllimit ardhimtar të fatit çdoçast pendesankuar lëngatazi, Pse qenka kaq premtindryshe-sa prapthor, Dhe pse fort mirë më bindën që: s’kam të drejta përgojimi, Për ç’ka, pa dashjen e Atit Krijor na u dhurua... -166- Humbja e ekuilibrit sa perfekt të së qeshurës arsyepa, Më pas thjeshtë ka të bëjë me dhëmbët, Me ungjilltaren mbjellje bestytnipërgënjeshtërt të tyre, Ndër baltrat e përgjakjes së vetfatit ndoshta, Apo dhe me gjeninë plugbujkëzore të një dentisti, Sido të jetë-udha do të kobtijë shembje, Meqë urithisht shpate emocioneve paska erozion, E fjala-lavdpara-mbetet greminë aq iristhellë, Dhe në memecëria guxuar pyet minierat e çimçakizit, Pse kurorputhjet vargmal s’i bleron më, E kurrsesive nuk ka si më kafshon kurth ngërçi çudie... -177- Varrezat-eh sa lig katrahuruar të rrethinave, Fundmi në ankand i nxorrën shpëtuaras trashëgimtarët, Meqë mushkërive fort kollplakura të qytetit, S’po u delka i krahërorit kacekth, Kërmij çapmermertë vilash do hënargjendohen qarktirë, Kërrusqare shpinës lotbraktisëse, E, ndër orgjiadat e urimzenjave të fatit, Kupa kristalediamantta pishinash do të thyhen, Gjenitë vjedhur provincash do spostohen një shekull tej, Pse krimba sykuq Rolls Royce’ash do lëvrijnë, Nëpër kapilarët zbrazuar prej kujtesës, E do gjelbërijë epshi i një re’kohe, Mbi zgjebën e lëndinave ku tash veçse metri bredhërin, Portat t’i blejë mjerit treg çmimzi, Oh; sot më lypet sa tepër përkushtim borxh, Ndër harta rrokqiejsh yjet mos i ngatërroj origjinës nesër, Kur mallmallkor të rishhyj-po tek ty peizash... -188- Globi-rrotullohet jetshtjelltar boshtit të fatit të vet, Jo sepse deshi trillit inkuizicioni, Era trokthshkëndijon furimluginës së qiellit të vet, Jo sepse deshi astrologjive liria, Shpata kërcen tejas millit të vargmalgjakut të vet, Jo sepse deshi ritual hakmarrja, Guri hidhet guxim nga flamuri i kështjellës së vet, Jo sepse deshi legjendës flijesa, Verbimi kërkon xixëllonjat në dje’ardhmëri të vet, Jo sepse deshi terrtirnajës dielli, Mëzthi i skllavërohet frerëzimit të zotërisë së vet, Jo sepse deshi arratirë pendimi, Dhe kjo grua kthen ku e braktisi ikona e kujtesës, Jo sepse deshi shtermë pasioni, Dhe unë, prangash po e ngujoj detin e ëndërrimit, Jo! jo se pa pse-dashka lajthitja... -199- Dikush-heshturas më trumpeton ende që statuja e lirisë, Ish veç shpirti im herasi vjedhakur, Sheshefestave pushtuar nga zotat e orgjive, Pra, thjeshtë qenkam koordinata ëndërrenjash-një zogth, Kurrë pranguar qiejve nga puhizat, Dhe pse vallë i paskam po dritërimçmatura, Tejmërisht-hemisferat shkretëtimpafundtare të vetvetes, Kufijtë pushtuar prej gamiles plakur të syrit, Janë veç jashtëri e brendshmërisë, Ku globthi po na i vuan dënimet Pse’ve të r/evolucionit, Rrokullimgabuari kraterit perceptor të jermit, Përmbajtja e formës së kaltërimit-sa shpesh, Filozofikisht mund qeniegabueshëm kronikash lahuttare, Por ç’ka qelës nuk shteret kënduari, Na është embrioni i fjalës e Ai-jam veç unë, Ngjiz farën në zjarr e rishmas e mbjell në mitër tymtaje, Vetë e inkuizicionoj zellin e-riciklisht e rilind, Ky i pa energjidytë pushtet-Krijimi, Tok-unë e shenjtti, toku-asgjëja e pakoha, tokthi-lotlavdi, E thomëni: si vallë, t’i dhuroj e blatoj jehona, Tellallit që iknaj klithash na fatshan, Yjviseve të së vërtëtës arratizvarruar-tash e sa përjetësi... -211- Tejmë, pas kufirit gardhshkulaq të fqinjit, Kishte ditë që syrit tundimadhe po më livadhiste një zebërz, Vithet brumdiellta m’a verbërinin varr e qiej arsyen, Kofshët eh-kolonada granitore tempujsh, Stërgjyshnjerkërve të mij grekë ua kishte vjedhëruar, Befas me një kërcim prej balerine puhije, Shpinazi u kryq nën gjunjët e mëzthit tim tredhnishpërthyes, Fort herët lavdshquar-ç’turpëruar për degjenerimin, E kur guxim ia shqyen anëbreg pizhamat, Rinjoha po pelshterptën e pakttradhtuarit kaqkohas, Punë satantare e sa më s’ka meritakeqe, Më ndyrenjë-jo! Më zezare-jo! Jo!-më kobndjellëse! Por, dhe s’ka më fort mallkimligtë pse ende hidhmi e mbroj, Instiktlajthiturin hamshor eh sa fajpafajës, Hingëllirçjerrë mbi piedestalin gropëzor të shpagisë, Ballë frëngjie yjekrryer të hakërrinderorit, Teksa gazmendtie pushka s’di pse ndryshkur-hesht, Ku flladkaltren ngërdheshtaz të blozbrendshmet e zonjëzës, Që, rishmërish zjarrëron shtratin e pa zot... -222- Perlëzorja sferë e terrnajtirës së kuriozitetit trilltar, Nginjëruar kapilarësh me verë verbërie, Rrokullohet shtegvjedhas mbi gjoksin e lehonës virtytmtare, E buzët nuk druajnë t’i kullotin shpatesh agmëruar, Luledele aromndaluara qumështi epshri, Gjurmë frikshkrumbore le pas, Tek më fluturet thellsyri orbit’tekanjoze, Nëpër rënien frerkëputur të lirisë gjithkahi honuar, Duke harruar pse me rrufetë e patjetërsisë sa napalmëtare, Dënuarazi ndër flatrat ëndërrore duhet të kthehet, Etjebrishtë si vesa e prushëzuar-puthjes, Ku sondat e retinave flirtërisht, Ngulen dherash perceptimi fort akulluar, E veç me qiejt premtorë klandestinazi dashurohen, E kurrë jo me lendinën kaltërimshterpnjë-të Birit të antiligjit, As me pronën testamentuar biblikazi krejt fallcisht, As me palcën dëshir’ilegalisht mbjelluar, Nga Ati i Tij me emrin X’ëzuar, Që gjeneologjikes pemë s’i gjen rrënjim, Po tundonjëtira rishmë ngulmon guximpapërsëritë, Me ritmin harbor të një ofshëtire ndjellnidyshimtare ujvaret, Deri mbi bateritë kundërajrore të ligvesit ç’thuran, Eh sa tepër poshtë zgribit të arsyes-heu, Ku breshka kështjellon egoizmi, Përgjuar-ndërsa festnajës misterin kurth, Bile thirrjevetëtisht ia kapërcen fatit kundratabelat, Me kryqëzoret eshtra ngjethit të pararendësve vegiutopistë, Tash më tepër se dhe hyu yjmbrojtës i rrezikonjës, Pa çati përkushtimi mbetur shi ç’bekimit, Zotëron strategji jo më sizifore, E-Zjarr! urdhëron mitra besimit blinduar, Shpirtin fekonduar risërish me embrion shpagenje, Nga perëndia përgjërore e uni’t ekstremor të ç’klerikcizmit, E veç tungjatjetira pluhurtare nderen djerranës tej, Nëpër nervtelin tendosjekëputur udhësie, Prej xhelozizma zogjsh emërpa, Që në flokët e sheqerit të puhive tretijnë, Mbi lahutën e kohës vërtet baladimave sa penduar, Ku gremiset diellthërrmuar irisi krejt xixëllishternar i perlës, Aortzbrazur nga zmeraldi thinjëran i lotit, Fundazi, pushuar së mbiqeni më kuriozitetit-Sferë... -233- Kufij ruajtjedomosdoshëm qenkan muskujt, Ilegalisht për t’i kapërcyer pakohësh klonin vetvetes, E për të qenë guximit ku nuk mundet-urtia, Parzmore himnpaepme çeliku pra, farkuar në gjak ëndërrishë, Në rrjedhjen e kërkimit busullthyer, Njëmijë milje yjepas besimit e pret gojza e detit, Etur për shtjellirat e elikave të fatit, Tej çdo shpëtimi të lundrës dallgnajimverbërt kurthirë stuhive, Po aq ia largm ishullin thesaruar mbërritjes, E ndër gjymtyrë vegimi rish vizatohen vrigfluturimthit, Hartat që, vërtetë e si kurrë nuk na shkelën... -244- Elektroshoti miklimtar i perceptimit, Më bën hidhuri të klith prej thirrnive kohpenduese, Ndër mjegullira shpëtese gurgulluar, Me ritmin tymtar të zjarrit vrapuar tokthi-eh nënë, Rrafshirat erozionuar prej dhembës, Brenda një çasti i gjelbëron ky lakonizëm gjaknaiv, Tek i lypnon fatalitetit një urë kahre, Për t’i riardhur në mitër më me entuziazëm botës, Në një ngjizje fé’mundtare mëshire, Të fantazmëfaljes mberthyer thonjërive lamtumirë, E lahutat e syrit perëndive eremitur, Nëpër tehun tendosjevetëtimuar të fundvështrimit, Kurora lindin me korbërina tingujsh, Ooo Atë! lebetiset krismathyeri kupa e gjithësirës, Dehur ligonje me helmëtira shpage, Por ja që shenjttorët qenkan tëri krijuar veshbaltë, Arsyeverb/gjunjzbuar/shpirtmohues, Për t’i kuptuar veç një grimë genshkakun të qenit: Pemë dashurie a rrënjë tek prindërit... -255- Deri pas mohimit të kushtetutës së turmës, Shpirttazi t’i përkasësh vetvetes, Nga kudhra e eshtrës e tej lamtumirit krua! Veç kjo ide m’a dhuron parzmoren e guximit çmendan, Kurrë! të mos prehem rish në fron mëkati, Mes lavdmadhes kështjellë bote, Ku grackë çdo shpinporte instiktbrendshme, Një pabesi pret bujtzemre mes altarsofre morali gjakur, Por, ja që jam sa larg trokitmës së vdekjes, Ngujuar urës së iluzionit përjetor, E sigurisht jo verbimbardhë në kah armiku, Ndoshta ky fundkurth më qoftë i tejgjalljes-kryemisteri, Pse, dhe në jam pushkë-s’jam në syrin tim, E uvertura s’do violinë pa numër, Kur fatpashterive i thuroj kakofoni vetmimit... -266- Perëndeshzës sa fort sovrane të së vërtetës, Në gen të besimit ia kam lartuar tej yjëtirash tempullin, Pse mbetet zgjua pa zulmëri trashgimtarësh, E kurrë nuk guxova t’i shtroja udhëtirë, Malit të inisiativës pushtuese deri utopizmit ku dritëron, Ama gjarpëranikët profetë-fesë së idealizmit, Gjetur ia kanë kohkahera verbtirës shtegnajat-e s’di si, Dhëmbë e thonj ngulur gëzofe stuhishë, E veçse kujt ende nuk ia merit as vegimnaja, Mëshirën, Altarin, Skeptrimën, Fatin, Miklimën, Shtratin, I falen trishtas ç’shenjtërorit kryq të vetvetes... -277- Veçse unë mund të jem gjaku yt ndjellimkeq, E radioaktivitetin e gjithkah errmisë, Përçuar thellit t’a kem deri në eshtra zemre, Pa të t’a tregur flamurimin piratesk, Vizatuar tej nëpër qiellti shpirti, Pritja aortën të lutem fatit që ende eterisht na lidh, Pse kobi na lindi veç për njeri’tjetrin, Po hemisferave hënëkundërta të po një ame ligme, Mbyllma pra portëzën e tunelit, Ku hyj për të t’a injektuar dhuratazi, Çdo çast-heroinën ndaluar të mosmungesës, Apo ti më qenke imi gjak shpreskeq, E, kurrë nuk po m’a nginj etjen dëshirimtare... -288- Ja-përsëri një majskarpello nëpërkërivegimuar syri, Shmprehur prej mosnënshtrimit të përkëdheljes rutinzvarre, Diku tej gjakuar bistaku i një qeshjeje vjeshtdjegur, Pakëputur nga gërshërët e etjes drojtjane, Yjeruar-dhe një akuarium vetmie, Pakohazi-pritur fantazmën e artëpeshkut braktisës, Teksa kjo oshëtimshpellë panikjoshtë gëzhoje, Penduar e paska guximherët eremitin pasmë’pa të plumbit, Gjithtej harku i qiellit kordvetëtimash tendosur, Kund si s’po e gjen olimpit shigjet’helmtën e rrufesë, Fshehur kroit shterzan të kujtesës, Bile as mitër varri nuk paska në të ungjijve premtima, Shtatëzania pambërrirë e farngjizjes së zjarrit, Sidoqoftë, po na lypka shtratin flirtpashpëtueshëm të faljes, Perëndeshza heshturi e divorcuar me qëllimin, E-fatfundthi biologjisë (r)evolucion’naive së dritës, Larvëza emërpa e këngëzës sime, Që s’po mund t’a kapërcejë kurrë ylberin, Klithtirës t’a rinxirosë uraganin impotent të arsyes, A ndoshta t’i bindë kurthimadhuritë e féve kauzgalaktikore, Flladflur-orgjishenjtve dëshirazi puthjesh t’u flatret... -299- Fort bukurisht ardhmëtira profetikore yllpangjizur, Një molle farëdielli i përngjet, Ushqyer tërtej rrënjëve të errtirës-eh sa bujaruar, Me duart njerkore të nevojës, Prej akullnajave xhunglore të së sotmes, E dëborën e të djeshmës harruar pa shpirtshkrirë, Majë pemës së qiellit besimor, Me kafshimpistët thonjë të trillinstikteve, Ngulirë gjirtokës së shpresës, Nga brezni paflamuruar nacionalizmash, Ku hiri i kujtesës ritualisht krejt po na ç’zjarrmon, Thjeshtinë e të qenit bij argjili, E luftrat fatehumbura na bindin rishmas, Për të fituar shpejt do sajojmë beteja ngadhnjreja, Ku agut do t’ia patinojë florirazi fytyrën, Kremi i gjaklimfës së asgjësë, E çuditrisht prushtimnajat e bronshitit emërgabuar, Do t’ia ngrohin penecilinshëm shëndetin, Por, ndër atlasët nekrologjikë, Përshpirtet që e mpak një kanser femër, Prej ditës së pas gravitetizmit, Kur nisën të shenjtën zemër t’ia brejnë ligshtirasi, Në çdo atom të mbiekzistencës surreale, Krimbat hyjnorzuar politikanë, Megjithatë, akademisht prapë gjunjimuari betohet, Po në fé’tejmen epokë lavdie, Ku vetë do adhurohet ringjalljes-naivisht sa bukur... -311- Arkimedi, kur lignajtirës e deshi përdëlluaraz botën, Frikësuar jashtë saj zbuloi një pikëzë-idenë, E shpirtfshehur saj: një levë-njeriun, Gongparit çast klithor rendur ndër brirë armiqësimi, Në qëllim të vet edhe mund t’a greminoste, Thelli një kat më honuar të parajsës, Ku tash ç’mbytëtin lashtazi pa pasrrema shpresimi, Por orbittarin bosht kushtëzor të perëndisë, E njihte yjive hiçthi-aq sa edhe fatin, Duke qënë kauzës së mëshirës kuota zero, E dy kahëve numerikë të maratonave të mbiqenies, Nuk mund t’ia harroj përgjëratën ndjejtarit, Meqë ungjillëzimit po e kam ende nun shtegbekues, E ca më fort pse parimi i frymës shenjttore, Ende keqth ia imiton teorinë në krejt përmasrrënim, Pse, më trond t’a flak në falmë rruzullimin, Mes tempullnajash bujarishpëtonjse, Kur po me këto mallkimlavdta duar e varra, Bile, tok me të dyja mundësitë gjunjare të rebelimit, Oh jo! sa Ai s’do dij t’a adhuroj dot, E pendimazi t’a ndëshkoj dot: Jo! po sa Ai, Ndyrësirnajën verbpraruar ku jetoj dënueshmërisht, E po mashtroj si krejti trilltjerët troç, Në gjuhën e genit fajezanafillazi ç’thurtuar: Kjo karakatinë kreniturpi skalitur në ar drite-s’tutet... -322- Kur ndër amfiteatro lavdimi ngulmoj të luaj viktimën, Kund kështjellës si vallë s’e gjej xhelatin, Kur gjaku gurra retinash më bëhet kaçurrel gjykonje, Tej porte qerpikësh arratisen spektatorët, E mirazhive kuqëlore anijemakthet thelli u plluskojnë, Idesë-kur satëri ia vetpret duart flatërzuar, Nuk ka skenë, sufler e polic për ritmet entuziazmore, Kur blej dramaturgun thuaj krejt badiava, S’po dënjon të shitet as me platin hëne regjisor krimi, Kur tragjedia ç’alibive gaztëri më dhuret, Tok me vajtojckore fantazmash kohëve shtegkthima, S’paskam larvës pasioni mëkor në shpirt, E zellit kjo tregon që qëllimesh ende nuk kam rilindur, E jo! kurrë s’do vdes kalendarit fatçarttë, Ku shqiponjizmi adhuron gjarpërizmin e-anasjelltas... -333- Preferoj të rimbetem i ftuari grishëmparë i nderit, Për çdo banket gjakshampanjtë llogoreje, Organizuar përshpirtjesh prej shpaginesërmeve kujtime, Por si pëllumbth paqmëtar që ç’mëkaton, Nëse i arratisen fundmi prej shpirtit kauzvajtojcat, Apo dhe po t’a braktisë festash def’qielli, Tok me naivin ritëm entuziazmi, Pas vetëtirflatra hienishë atdhepanjohura, E kurrsesi jo si lajmëtarth dantesk i kthetrimferrit, Që terrie as vetakuzohet për herezitizëm, E as guxon më të mbrohet prej blasfemitarëve vëllezër, Shndërruar në barinj engjëjsh religjionzinj, Teksa psallttin në emër të frymës amëshenjttëruar, Thjesht pra sot po ju lypnoj edenianshëm, Veç një guackë saturni shtëpize, Qoftë dhe dallgfundëm një lumi dafinash, Ku-rish t’i rimbledh apostujt e përzënë nga grigja, Me portën në krahëruar dielli plagklithtar, E një krua konstelacionesh mes eshtrave të kreniparëve, T’u drittë zambakuar ylberisht në prehër, Im bir të dijë ku helmas t’a mëkojë zhurimit etjen, Me plazmën genzjarrëruar të fisnikërimit, E një lishars rrapbesimit nyjzuar, Ku të përkundë puhishë muzgu ëndërritë, Rruaza varur në përqafimin mallhonëtar të hënës, E gjithkahkund kohës-veç pjergulla yjesh, E trëndafilë shtojzovallesh ndër përrallza dashurishë të ra, Pse universi për perëndi njeh po korbnitë, Për t’a mbrujttirë me nektarin e arsyes dyshimën, Sepse për djallin nëmhyjnor të së vërtetës, Zot tash në parajsën e mizeries, S’ka si t’iu harrohet thonjsh ç’ju shkrova, E ç’ka ju thashë lashtti kur gjarpër ende nuk kish, Nën primitivin gur parabiblik të filozofisë, Oh, patjetër nëse iu verbthërret lavdit profetesha vdekje, Jet’tejmë, po si mua-ullinjëzuar t’ju gjejë, Ninullash legjendnajardhme të djep/altarit fat’tuaj...
Posted on: Thu, 07 Nov 2013 19:57:57 +0000

Trending Topics




© 2015