Koha e saktë e vaktit përpara lindjes së diellit, të njohur si - TopicsExpress



          

Koha e saktë e vaktit përpara lindjes së diellit, të njohur si syfyr, ishte pjesë e rëndësishme e traditës profetike. I dërguari i Allahut i këshillonte besimtarët të zgjoheshin për këtë vakt që konsumohet përpara fillimit të agjërimit, edhe sikur të hanin vetëm një kafshatë ose të pinin vetëm një gllënjkë ujë, sepse në zgjimin për syfyr fshihen begati të shumta. Ky vakt mund të konsumohej deri përpara faljes së mëngjesit. Profeti a.s i kushtonte rëndësi edhe nijetit për të agjëruar. Si në të gjitha adhurimet e tjera, nijeti është thelbësor edhe për agjërimin. Ai gjithashtu pastronte dhëmbët me misvak, kërcellin e pemës së arakut që përdorej në vend të furçës së dhëmbëve. Ka disa transmetime sipas të cilave Profeti i Allahut shpeshherë ftonte miq për të ngrënë syfyr. Falja e mëngjesit kryhej me xhemat në Xhaminë e Profetit dhe prihej nga vetë Profeti a.s.
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 00:16:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015