..Tri kushte për tu pranuar vepra tek All-llahu xh.sh Nuk do - TopicsExpress



          

..Tri kushte për tu pranuar vepra tek All-llahu xh.sh Nuk do të jet e pranuar vepra tek Allahu xh.sh.per derisa te plotsohen keto tri kushte:Kushti i parë: Nuk do te jetë vepra e pranuar te Allahu xh.sh. për derisa te jesh besimtar, pa marr parasysh se cfar veprash te mira bën njeriu por nuk beson ne All-llahun xh.sh. atëher ajo vepër eshte e refuzuar nga Allahu, për këte ka thënë Allahu xh.sh.:’’E ne i kthehemi ndonje vepre që bënë ata dhe e bëjm atë pluhur.’’ (Suretu –el-Furkan-23). Kushti i dytë:Të jetë vepra e sinqertë për All-llahun xh.sh.,por ne qoft se ajo nuk është per All-llahun,por është për tu lavdëruar para syve te njërzve ose per të arritur famë ne mesin e njërzve atëhere ajo do te refuzohen nga ana e All-llahut,dhe nuk do te ket shpërblim ne të,sepse Ai din cka posedon njeriu ne zemren e tij,ka thën Allahu xh.sh:’’ Ai di për shikimin ne cep të syve,e edhe për atë që fshehin ne zemra’’.(Suretu-el-Garif- 19). Kushti i tretë: Të jetë në përputhshmeri,me sunnetin e Pejgamberit a.s.ne menyrë që qellimi i saj të jet i knaqur Allahu me praktikimin e traditës se Pejgamberit a.s.ka thëne Allahu xh.sh.’’Thuaj nëse e doni Allahun , pasomni mua,edhe juve Allahu do t’ju dojë dhe t’ua falë mëkatet.’’ (Suretu-Ali-Imran 31).‘’ E kjo është rruga ime e drejt.Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera,e të ndaheni nga rruga e tij.’’ (Suretu-el-En’am-153)
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 22:43:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015