- Ti nuk ke mësim sot ? pyet Oshima kur shkoj të lë çantën - TopicsExpress



          

- Ti nuk ke mësim sot ? pyet Oshima kur shkoj të lë çantën time në banak përpara se të rikthehem në sallën e leximit. I përgjigjem duke i zgjedhur me kujdes fjalët : - Po, por kam vendosur të marr pak pushime. - Ti refuzon të shkosh në shkollë, thotë ai. - Ndoshta. Oshima më vështron me një interes të thellë. - Ndoshta ? - Nuk është që refuzoj për të shkuar, por thjesht kam vendosur të mos e bëj. - Kështu, qetësisht, dhe me mendjen tënde, ti ke vendosur ta lësh shkollën ? Pohoj më kokë. Nuk kam as idenë më të vogël mbi atë çka do të duhej të thosha. - Në Banketi të Platonit, Aristofani pohon që në botën mitike të dikurshme ekzistonin tre tipe qeniesh njerëzore. E di këtë histori ? - Jo. - Dikur, qeniet njerëzore nuk lindnin burrë ose grua, por burrë/burrë, burrë/grua ose grua/grua. Thënë ndryshe, duheshin bashkuar dy vetë për të bërë një të vetëm. Të gjithë ishin të kënaqur kështu, dhe jeta rridhte qetësisht. Por Zoti ka marrë një shpatë dhe i ka ndarë më dysh të gjitha qeniet, mes për mes. Rezultati : ka burra dhe gra, dhe njerëzit janë vënë të vrapojnë andej-këndej gjatë gjithë jetës së tyre në kërkim të gjysmës së tyre të humbur. - Përse e ka bërë Zoti këtë ? - Që i ka ndarë njerëzit në dysh ? Ku di gjë unë. Çka bën Zoti është në përgjithësi e pakuptueshme. Ai zemërohet lehtë dhe pastaj, si të them, Ai ka njëfarë prirje për idealizëm. Them se duhet të ketë qenë një ndëshkim. Siç në Bibël, kur Ai ka dëbuar Adamin dhe Evën nga parajsa. - Mëkati origjinal, them unë. - Po, mëkati origjinal. (Ai mban lapsin e tij në ekuilibër ndërmjet gishtit tregues dhe të madhit dhe e bën të rrëshqasë ngadalë.) Në fakt, doja të thoja që është e vështirë për një njeri të jetojë vetëm. Kthehem në sallën e leximit të lexoj vazhdimin e historisë së Abu-Hasan gaztorit. Por e kam të vështirë të përqëndrohem. Burrë/burrë, burrë/grua ose grua/grua ? _[ Haruki Murakami ]_ Kafka sur le rivage (Kafka mbi breg) P.s Me ngjalli patjeter kurreshtjen, dhe iu shtua edhe nje roman tjeter listes time :)
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 21:10:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015