1 * Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of - TopicsExpress



          

1 * Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly _______________________________________________________________________ Ligji Nr. 04/L-102 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËS IMIN E LIGJIT PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DH E PROCEDURAT Nr. 03/L-222 Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR ADMINISTRATËN TATIMORE DH E PROCEDURAT Nr. 03/L-222 Neni 1 Pas nenit 1 të ligjit bazik shtohet nen i ri 1. A me emertimin dhe përmbajtjen si vijon: Neni 1.A Qëllimi i ligjit Qëllimi i këtij ligji është krijimi i procedurave të reja ankimore kundër vendimeve të organeve tatimore. 2 Neni 2 1. Neni 1 i ligjit bazik, përkufizimin 1.6. Bo rdi i Pavarur i Rishqyrtimit, ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 1.6. Bordi i Pavarur për Rishqyrtime – është bordi për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve lidhur me tatimet. 2. Neni 1 i ligjit bazik pas pe rkufizimt 1.45. shtohen edhe dy pe rkufizime të reja 1.46. dhe 1.47. me tekstin si vijon: 1.46. Divizioni Fiskal - është divizioni i themeluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në pajtim me Ligjin për gjykata t dhe që vepron në kuadër të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës. 1.47. Sektori Fiskal – përfshinë Departamentin e ankesave në Administratën Tatimore të Kosovës, Sektorin e anke save në Doganat e Kosovës dhe Komisionin për shqyrtimin e ankesave në tatimin në pronë në Ministrinë e Financave. Neni 3 1. Nenit 77 i ligjit bazik paragraf i 6. riformulohet si në vijim: 6. Një tatimpagues i cili nuk e pranon vendimin e Sektor it të Ankesave mund të ankohet në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime bre nda tridhjet (30) d itëve pas pranimit të njoftimit për vendim, për të gjitha vendimet e pranuara deri më 30 nëntor 2012. Duke filluar nga 1 dhjetori 2012, gjykata kompete nte përgjegjëse për të pranuar ankesat kundër vendimeve të Sektorit të Ankesa ve duhet të jetë Divizioni Fiskal i Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelor e të Prishtinës. Afati brenda të cilës duhet të dorëzohet ankesa tek gjykata kompetent e duhet të jetë tridhj et (30) ditë nga data e pranimit të vendimit të Sektorit të Ankesave. 2. Nenit 77 i ligjit bazik paragr afi 8. riformulohet si në vijim: 8. Kur Sektori i Ankesave nuk ka dorëzuar nj ë vendim brenda gjasht ëdhjetë (60) ditëve nga data kur ankesa është dorëzuar, tatim paguesi mund të ankohet ndaj vlerësimit të çdo vendimi tjetër zyrtar dre jtpërdrejtë në Bordin e Pavaru r për Rishqyrtime, deri më 30 nëntor 2012. Duke filluar nga 1 dhjetori 2012, nëse Sektori i Ankesave nuk ka dorëzuar ndonjë vendim brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data kur ankesa është dorëzuar, tatimpaguesi mund të ankohet drejtpërdrejtë për vlerësimin fiskal ose ndonjë vendim tjetër zyrtar në gjykatën komp etente, siç është përkufizuar nenin 3 të këtij ligji. 3 Neni 4 Neni 78 i ligjit bazik emërtohet dhe riformulohet si në vijim: Neni 78 Bordi i Pavarur për Rishqyrtime Bordi i Pavarur për Rishqyrtime, i themeluar sipas këtij ligji do të jetë përgjegjës për të pranuar dhe për t’u marrë me të gjitha a nkesat e tatimpaguesve, të cilat duhet të dorëzohen deri më 30 nëntor 2012 dhe të atyre të pazgjidh ura deri në atë kohë, në pajtim me juridiksionin e caktuar nga ky ligj. Neni 5 Neni 79 i ligjit bazik paragrafi 5. riformulohet si në vijim: 5. Nëse faktet e reja bëhen të njohura gjatë procedurës në Bordin e Pavarur për Rishqyrtime ose brenda procedurave që fillojn ë në Divizionin Fiskal, këto fakte mund të përdoren nga ATK- ja për të bërë vler ësimet e ndonjë takse shtesë që mund të shkaktohet, me kusht që koha e kufiz uar - parashkrimi, nuk ka kaluar. Neni 6 1. Neni 80 i ligjit bazik paragraf i 5. riformulohet si në vijim: 5. Nëse vendimi i Bordit nuk dorëzohet tek palë t brenda periudhës prej nëntëdhjetë (90) ditëve, siç është caktuar nga ky paragraf, ankuesi mund të ushtrojë ankesë në gjykatën kompetente në bazë të dispozitave të cak tuara nga ky ligj dhe Ligjin për konfliktet administrative 03/L-202. Gjykata kompetente gjatë marrjes me ankesa t e dorëzuara sipas këti j neni duhet të jetë: 5.1. Gjykata Supreme deri më 31 dhjetor 2012 5.2. Gjykata e Apelit duke filluar nga 1 janari 2013 2. Neni 80 i ligjit bazik paragraf i 6. riformulohet si në vijim: 6. Të gjitha rastet e pazgjidhura në Bord para datës 30 nëntor 2012, duhet të vendosen nga i njëjti jo më vonë se deri më 31 dhjetor 2013. 4 Neni 7 Neni 81 i ligjit bazik paragrafi 1. emërtohet dhe riformulohet si në vijim: Neni 81 Shqyrtimi gjyqësor 1. Kundër vendimeve të Bordit mund të usht rohet ankesë në gjykatën kompetente, me kusht që ankesa të jetë dorëzu ar brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e pranimi të vendimit në: 1.1. Gjykatën Supreme për vendimet e pranuara deri më 31 tetor 2012. 1.2. Gjykatën e Apelit për vendimet e pra nuara duke filluar nga 1 nëntori 2012. Neni 8 Pas nenit 81 të ligjit bazik, shtohen 10 nene të reja 81.A, 81.B, 81.C, 81.D, 81.E, 81.F, 81.G, 81.H, 81.I, 81.J si në vijim: Neni 81. A Ankesat në gjykatë 1. Duke filluar nga 1 janari 2 013, Divizioni Fiskal, merr përgjegj ësitë e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime, dhe është organi i shkallës së parë gjyqësor, ku mund të dorëzohet një ankesë ndaj Departamentit të Ankesave. 2. Divizioni Fiskal, themelohet dhe mbështetet nga Këshilli Gjyqëso r në Kosovë, në pajtim me Ligjin mbi Gjykatat. 3. Këshilltarët profesional mbësht esin punën profesionale të gj yqtarëve të Divizionit Fiskal. Kushtet e caktimit, shkarkimit dhe statusit të ekspertëve teknik përcaktohen nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Neni 81. B Juridiksioni 1. Divizioni Fiskal është përgjegjës për të gjykuar në shkallë të parë çdo vendim nga Departamenti i Ankesave në lidhje me taksat, detyrimet doganore dhe çdo kontribut tjetër të caktuar nga legjislacioni në fuqi. 2. Juridiksioni i ankesave të Divizionit Fisk al, i mbulon tatimet dhe detyrimet në vijim: 5 2.1. tatimin mbi të ardhurat personale; 2.2. tatimin mbi të ardhurat e korporatave; 2.3. ligjin e TVSH-së; 2.4. detyrimet doganore; 2.5. detyrimet e akcizës; 2.6. tatimi mbi pronën e paluajtshme; 2.7. çdo tatim ose kontribut tjetër të aplikuar në Kosovë. 3. Kundër vendimeve të Divizionit Fiskal të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore, mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit. Neni 81.C Përgjegjësitë, rregullat përbërëse dhe procedurale Për çështjet që nuk rregullohen me këtë ligj në lidhje me përgje gjësitë dhe rregullat procedurale të gjykatave kompetente, ligji mbi konfliktet administrative, plotësim dhe ndryshim i ligjit 03/L-202 dhe çdo ligj tjetër në fuqi në Kosovë duhet të zbatohet. Në rast të kundërshtimeve të këtij lig ji me ligjet tjera dispozitat që gjenden në këtë ligj duhet të mbizotërojnë. Neni 81. D Palët 1. Parashtruesi i ankesës përballë Divizionit Fiskal të Departamentit për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore të Prishtinës duhet të jetë tatimpaguesi i cili ka pranuar vendimin e kundërshtuar nga administrata kompetente fisk ale, doganore ose administrata komunale: 1.1. para Divizionit Fiskal të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës, palë në procedurë ankimore duhet gjithnjë të jetë administrata kompetente fiskale, doganore ose administrata komunale, e cila e ka lëshuar vendimin e ankimuar; 1.2. para Gjykatës së Apelit si gjykatës i sh kalles së dytë dhe Gjykatës Supreme si gjykatës i shkallës përfundimtare, ankues apo paditës, mundet, po ashtu të jetë administrata fiskale, doganore ose administrata komunale, e cila ka vepruar si e pandehur në shkallën e parë; 6 1.3. tatimpaguesi mund të marrë pjesë në gjykat ën kompetente pa qenë i/e përfaqësuar ose ndihmuar nga një avokat ose këshilltar profes ional tatimor, kur vlera e kundërshtimit është më e vogël se pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro; 1.4. administrata tatimore dhe doganore dhe çdo autoritet kompetent duh et të përfaqësohet dhe mbrohet para gjykatave nga shërbyesit zy rtar ligjor, përveç në se duan të ndihmohen nga avokat profesional. 2. Njësia e hetimeve Tatimore do të mbështetet nga një ekip i inteligjencës për qëllim të zbulimit të rasteve potenciale tatimore kriminele. Drejtori i Përgjithsh ëm mund të përshkruaj sipas nevojës më shumë detyra përkatëse ekipit të inteligjencës dhe njësisë së hetimit për zbulimin efektiv dhe hetimin e krimit tatimor. Neni 81.E Përmbajtja e ankesës 1. Një tatimpagues i cili ka marrë një vendim nga Sektori i Ankesave ose nuk ka pranuar ndonjë vendim brenda kohës së paraparë sipas pa ragrafit 2. të nenit 3 të këtij ligji, ose nuk ka pranuar vendimin e kërkuar nga administrata kompetente tatimore ose doganore brenda kohës së paraparë me ligj, mund të ushtroj anke së në Divizionin Fiskal të departamentit Administrativ të Gjykatës th emelore në Prishtinë. 2. Kërkesa nga pala e interesuar për të iniciuar masa ligjore tek gjykata kompetente duhet të bëhet me shkrim dhe dorëzohet në të njëjtë n kohë tek gjykata dhe pala kundërshtare. 3. Një ankesë e adresuar tek Gjyka ta Themelore duhet të përmbaj nj ërën nga kërkesat në vijim: 3.1. anulimin, e plotë ose të pjesshëm, të vendimit të kundërshtuar; ose 3.2. kthimin e tatimit të paguar padrejtësisht, i cili nuk është nxjer rë sipas kushteve të parapara; ose 3.3. merr vendim i cili nuk është sjellë nga administrata kompetente fiskale dhe doganore; 3.4. merr vendim për të zvogëluar borxhin doga nor, i cili nuk është marr sipas kushteve të parapara; ose 3.5. kthimin e gjërave të konfiskuara dhe kompensimin e dëmit të shkaktuar për shkak të ekzekutimit të vendimit kontestues. 4. Ankesa duhet të përmbajë: 7 4.1. emrin e administratës kompetente tatimor e ose doganore e cila ka marrë vendimin e kundërshtuar ose që nuk ka marr vendimin e kërkuar brenda kohës së paraparë sipas nenit 77 të ligjit bazik; 4.2. numrin e referencës dhe da tën e vendimit të kundërshtuar; 4.3. detajet personale të paditësit; 4.4. arsyetimin ligjor dhe faktik, përveç at yre të shfaqura në nenin 16 të ligjit mbi konfliktet administra tive, për ankesa; 4.5. faktet në mbështetje të kërkesës; 4.6. çdo dokument tjetër që mendohet të jetë relevant në masa; 4.7. nënshkrimi i apeluesit apo të përfaqës uesit të autorizuarit të apeluesit; 5. Nëse personi që ankohet në gjykatë dëshmon që koha e shfaqur në paragrafin 7. të nenit 14 të ligjit bazik ose gjatë procedurës ankimore para Departamentit të ankesave, ai/ajo nuk ka mundur të dorëzoj dokumentacionin ose provat tjera për shkak të arsyeve që ishin jashtë kontrollit të tij/saj, ai/ajo do të lejohet të dorëzoj ato për herë të parë në gjykatë. 6. Gjykata do të vendos mbi arsyeshmërinë e pengesave të pretendu ara nga paditësi. 7. Në rast se ankesa nuk është e plotë, neni 33 i ligjit mbi konfliktet ad ministrative do të gjej zbatim Neni 81.F Detyrimi i vërtetimit 1. Tatimpaguesi do të bart detyrimin mbi vërtetimin e fakteve që mbështesin kërkesën e tij/saj. 2.Administrata tatimore, doganore ose ndonjë ad ministratë tjetër komp etente do të bart detyrimin e vërtetimit të fakteve të cilat e mb ështesin vendimin dhe ku ndërshtojnë kërkesën e tatimpaguesit. 3. Provat e mbledhura nga procedurat penale tatimore dhe doganore dhe vendimi i gjykatësit penal, mund të përdoret në procesin gjyqësor pa ra Divizionit Fiskal, mbi bazën e identifikimit të fakteve dhe personave. Neni 81.G Seanca e shqyrtimit 1. Divizioni Fiskal i Departamentit Administrati v të Gjykatës Themelore dhe Gjykata e Apelit duhet të mbajnë seanca publike ku palë t dëgjohen dhe provat shqyrtohen.
Posted on: Mon, 24 Jun 2013 20:34:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015