150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e - TopicsExpress



          

150. Dhe kahdo që të dalësh, ktheje fytyrën tënde kah ana e xhamisë së shenjtë (Qabja) dhe kudo që të gjendeni ktheni fytyrat tuaja kah ana e saj, ashtu që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç atyre që janë mizorë nga ata (që nga inati nuk pranojnë kurrfarë fakti), por mos ia keni frikën atyre, frikësohuni prej Meje (e bëra këtë) që të gjeni rrugën e drejtë dhe që të plotësojë mirësinë Time ndaj jush. 151. (Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar tu lexojë ajetet Tona, tju pastrojë, e tju mësojë librin dhe traditën, e edhe tju mësojë atë që nuk e dinit. 152. Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni. 153. O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët. Kuran (El Bekare: 150-153)
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 12:01:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015