18:46 BALLA: TË VOTOJMË PROJEKTREZOLUTËN, ME RËNDËSI PËR - TopicsExpress



          

18:46 BALLA: TË VOTOJMË PROJEKTREZOLUTËN, ME RËNDËSI PËR INTEGRIMIN Taluant Balla në emër të grupit parlamentar të PS, ftoi të majtët dhe të djathtët të votojnë projektrezoluten si një hap i rëndësishëm në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit. 18:35 BREGU: OPOZITA DO TË MBËSHTESË NË ÇDO HAP PROCESIN E INTEGRIMIT Në emër të grupit parlamentar të PD, deputetja Majlinda Bregu theksoi edhe njëherë qëndrimin e vendosur të opozitës për të mbështetur procesin e integrimit europian të vendit. Ndërsa duke iu drejtuar kryeministrit Rama tha se “Ju jeni kryeministër me fat, sepse e gjetët rrugën e hapur nga qeveria paraardhëse në procesin e integrimit europian. Rama në opozitë bllokoi procesin e integrimit. Sërish integrimi u kërkua nga opozita. Cili kryeministër nuk do të ishte i lumtur që pas 3 muajsh në qeveri të ishte pjesë e një arritje kaq të madhe, për të cilën është punuar për vite me radhë. Ne do jemi kërkues nga mazhoranca, që të vijojë të plotësojë gjithë hapat e këtij procesi. Ne kemi plotësuar gjatë qeverisjes sonë rekomandimet në kuadër të këtij procesi. Ne kemi propozuar një rezolutë sot. Shqiptarët dëshirojnë një arritje të tillë, pavarësisht bindjeve partiake”. Pas fjalës së deputetes së PD, Majlinda Bregu, kryeministri Rama tha se “ju siguroj se gjithçka që thashë është e vërtetë. Ne jemi të vendosur në rrugën e integrimin europian të vendit”. ORA 17:55 RAMA: STATUSI NUK ESHTE ENDE GATI DERI NE SEKONDEN E FUNDIT Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar në fjalën e tij në Kuvend se, statusi nuk është gati ende deri në sekondën e fundit. Sipas tij, ka ende vende që janë skeptike në lidhje me dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Jemi këtu për të diskutuar për një rezolutë që është paraqutur nga opozita në fuksion të inkurajimit të procesit të integrimit, dhe në prag të shprehjen së vendeve anëtare për propozimin e bër ënga KE që shqopërisë ti jepet statusi kandidat në dhjetor. Statusi mnuk ëhstë gati deri në sekondën e fundit, dhe kjo përpjekje, kjo rezulutë, ku debat, ndihmon për të shkuar deri në çastin e fudnit me gjithçka ne kemi në dorë që të ofrojmë gjithcka si shprehje të një vullneti për të vbazhduar në luftën kundër krimit të organizuar dbhe korrupsionit scic e ka paraqitur dhe KE në raport. E vërteta është se ende duhet të bindim disa vende anëtare, dhe këtë skemi pse ta fshehim, duhet të bëjmë bashkë gjithcka mundemi që rezultati i dhjetorit të jetë pozitiv, dhe Shqipqëria të marrë statusin e vendit kandidat”, tha kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij. RAMA: PAK JAVË, JANË VENDIMTARE “Nga ana tjetër, sa po them, nuk do të thotë se nuk e mirëkuptoj edhe gjithë këtë përsiatje të gjatë të opozitës, jeni në detyrën tuaj, bëjeni ashtu siç e mendoni. Nga ana jonë nuk do dëgjoni ndonjëherë ato që kemi dëgjuar ne për vite më radhë si opozitë. Nuk do dëgjoni që jeniu antieuropiane, apo punoni ditë natë për të bllokuar shqipërinë, pasi në fudn të fudnit ky është normaliteti midis një marëdhënie mes nesh, që ka fillaur një ffazë të re me ndyrshimin e vendeve, ju në opozitë dhe ne në shumice. Në një shumicë të cilësuar ku kemi të drejtën për të bërë efikas programin për të cilin jemi votuar. Por mnuk kemi arsuye për tu sjellë me ju, siç jeni sjellë me ne. Është një arsye për t’u treguar shqipatrëve dhe partnerëve tanë, se shqipëria është e aftë të ketë një parlament që veppron me të gjtiha palet, dhe nuk vendos në pozicion të vështirë, asnjërën nga palët, që ti japë fund parlamentit jofuksional, dhe e aftë të shkruajë një kapitull të ri, që po e bëjmë çdo ditë, dhe kemi marrë vlerësime nga të njëjtë miq dhe të njëjtët partnerë”, dekolaroi kryeministri Rama në Kuvend. Sipas tij, “kemi mundësitë për të krijuar një debat normal mes palëve. Është e qartë për ne nga të gjitha kontaktet e përditshme që kemi me vendet që ende janë të dyshuara se ka disa angazhime të pambajtura, një bilanc zhgënjimesh të vazhdueshme, një bilanc që iu lë vend miqve dhe partnerëve për të mos qenë plotësisht të bindur se Shqipëria është gati, ndërs ju siguroj se kemi gjetur mbështetjen e plotë dhe një dëshirë për të inkurajuar qeveriën e re që të vazhdojë në drejtimin që ka përcaktuar dhe të drejtojë ende më shumë luftën që ka hapur me krimin dhe korrupsionin, dhe në afat gjatë me gjithë pasojat e rrënimit të përgjithshëm të vendit, në radhë të parë rrënimit ekonomik dhe social të tij”. “Në takimin që ne patëm me KE në kaudrin e dialogut të nivelit të lartë pamë nga njëra anë vullnetin e komisionit për të shkuar deri në fund në mbësthetjten e propozimit që i ka bërë shterteve anëtare, por edhe vlerësimin ekomisiomnit për gjithçka ka bërtë qeveria deri ëm sot në pak kohë që ka patur në dispozicion. Komisioneri për zgejdhirmin këtë tajkim e quuajti dialogu i nivelit të shkëlqyer. Vlerësoj kryetaren e komisionit të integrimit që ishte shumë e angazhuar dhe dha një ndidhmë reale në ecurinë e atij procesi”, theksoi gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, në seancën ku po diskutohet për integrimin e vendit në BE . RAMA: JEMI TË VENDOSUR PËR GJITHËPËRFSHIRJE DHE TRANSPARENCË Kjo është pjesë e mënyrës sesi ju e jetoni të qenurit në partinë tuaj, dhe nevojën për të bërë karrierë, por është e rëndësishme që ne jemi shumë të vendosur për gjithëpërfshirje, transparencë në këtë proces, që përmes dialogut të nivelit të lartë shkon përpara, mjaft që të keni vullnetin e mirë. Me anë të një plani konkret që lidhet me hapjen e nevgociatave më tej, të punohet për 5 priotritetet kyçe të vendosur nga komisioni. Qëllimi ynë është i qartë dhe i shprehur, duam të krijojmë një platformë dialogu kombëtar ku jetë jetë i përfshirë jo vetëm opozita politike, por edhe shoqëria civile, që hap pas hapi po fillon të marrë frymë, dhe të çlirohet nga matkhet e një të kaluare që e mbyti. Përfshirja e shoqërisë civile është më shumë sesa një fjalë e thënë kështu për të përfshirë disa përfaqësues të disa organizatave në një proces si ky, që është kaq i ndërlikuar dhe kërkon punë të përbashkët, pasi ajo që ne do bëjmë hap pas hapi, është që në gjithë procesin e ligjvënies, të kemi sa më shumë kontribut nga shoqëria civile dhe gjithë grupey e interesit që preken direkt apo indirekt nga çdo reformë që do jetë axhendën e parlamentit. Ky debat në prag të kësaj rezolute është moment i mirë për disa kujtesa që adresojnë drejtpërdrejt jo vetëm psenë e një mbështetje të plotë që ne po gjejmë në çdo kontakt me miqtë dhe partnerët tanë kombëtare, si dhe me dëshirën e mirë, për të kapërcyer ngërçin e krijuar me disa kryeqytete. Këtë do ta kapërcejmë falë rezultateve që ne po përballemi këtë proces, tha Rama. RAMA: S’DO JEMI QEVERIA QE MIRATON LIGJE, POR QE I ZBATON ATO Kemi dëgjuar këtu se akoma spo sillni ligje. Opozita a djeshme do mbahet mend si shumica që prodhoi numrin më të madh të ligjeve, por jeni si shumica dhe historia që i zbatoi më pak ligjet që miratoi vetë. Ky hendek i madh mes shqipërisë në letër dhe Shqipërisë reale, është hendeku që duhet kapërcyer ne rrugën e integrimit të vendit, dhe mbushjes së mendjes së vendeve anëtare, se ne jemi më shumë se kaq, më shumë se të aftë sesa të ngremë dorën dhe të miratojmë ligje, apo t’i mbushim mendjen partnerëve ndërkombëtarë se ne miratojmë ligje, por sapo miratohen mbeten letra pa vlerë. Mos prisni të kthehemi në një fabrikë miratimi ligjesh, nuk do jemi të tillë, mos e prisni këtë nga ne. Prisni nga ne të rrisim në mënyrë të përditshme dhe të shkojmë në nivele europiane shkallën e zbatueshmërisë së ligjit. Në këtë funksion kanë ardhur në këtë kuvend edhe një sërë nismash që në vetvete janë nisma më të vogla se një ligj i tërë, por të domosdoshme për të sigurar zbatueshmërine e një tërësie ligjesh, që për shkak të kulturës tuaj keqqeverisëse mbeten letra pa vlerë, vijoi kryeministri. RAMA: TE VENDOSUR PER TE LUFTUAR KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN Ne jemi plotësisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund gjithë objektivave të programit tonë për rilindjen e këtij vendit. Do rendis disa rezultate konkrete duke filluar nga evazioni vlerat prej 110 mln euro për shkak të një industrie të paligjshme të lojërave të fatit, dhe goditjen e pamëshirshme që kjo industri e paligjshme ka marrë, dhe çdo bisht i saj do marrë ditë për ditë, derisa në këtë vend mos të ketë më asnjë individ që të gëzojë jo vetëm mbështetje për shkak të moseficencës së strukturave përkatëse, duke i marrë në qafë njerëzit e varfër të këtij vendi që e kalojnë ngushëllimin në bixhoz. Ka një prekje shumë të ndjeshme të nervit kur flasim për korrupsionin në sistemin tonë të tatimeve. Jua rikujtoj se ky është vetëm fillimi. Kemi zbuluar vetëm një pjesë të vogël të skemës së mashtrimit me TVSh-në prej se cilës iu janë hequr Shqiptarëve 5.4 mln dollarë për të shkuar në xhepa të tjerë. Sistemi shumë i lëvduar i IT në tatime, po rezulton në fakt një sistem i mbushur me vrima ku kanë rrjedhur vijimësisht para që duhet t’u shkonin shqiptarëve, atyre që paguajnë taksa, që kanë nevojë për ndihmën ekonomike, apo janë me aftësi të kufizuara. Por në fakt u kanë shkuar atyre që e përdorën sistemin për të ngritur një sistem grabitjeje. Periudha 16 shtator – 20 nëntor, vetëm për një periudhë 2-mujore është rritur 473% numri i rasteve të luftës kundër korrupsionit dhe 402% numri i autorëve të proceduar penalisht, si dhe është rritur numri i autorëve të arrestuar apo të ndalur. Janë evidentuar raste të trafiqeve të paligjshme gjatë kësaj periudhe dhe janë arrestuar përgjegjësit. Janë goditur 5 grupe kriminale. Është arrestuar ish-drejtorja e kontrollit tatimor dhe një tjetër zyrtar për abuzimet me skemën e rimbursmimit të TVSh. Në këtë periudhë janë arrestuar më shumë shtetas shqiptarë të kërkuar nga organet e drejtësisë të shtetetave të tjera sesa në gjithë periudhën paraardhëse të vitit. Sa i takon lëvizjeve në administratë, jo vetëm që nuk ka asgjë të ngjashme me lëvizjet administrative të 8 viteve më parë, por kushtëzohet nga nevoja për t’iu kthyer profesionalistëve, institucionet e politizuara nga koka te këmbët. Kemi anuluar licenca për ndërtimin e impianteve energjitike. Disa të tjera janë në rishikim. Do të anulojmë të gjitha kontratat e bëra në dëm të interesave të Shqipërisë, dhe në dëm të interesave të publikut shqiptar. Jemi duke riparë edhe një numër tjetër të konsiderueshëm koncesionesh në fusha të ndryshme që sjellin dëme maramendëse ekonomike për buxhetin e shtetit dhe xhepat e shqiptarëve. Ka shumë ende për të bërë dhe jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka duhet, por është e sigurtë se çdo ditë provohet se në 23 qershor ka ndodhur një ndryshim rrënjësor që mishërohet çdo ditë në krijimin e një kulutre të re qeverisëse, të bazuar tek vetëdija se as nuk jemi në këto pozicione për gjithë jetën, e as nuk ka kanë votuar që t’i përdorim këto karrige në dëm të njerëzve që me të drejtë kanë kërkuar ndryshimin. Dy muaj janë pak, por edhe shumë. Duke dëgjuar atë që ju thoni do ta quajmë këtë periudhë 2-mujore të sukseshme. Ajo çka ju thoni konformin se në këto 2 muaj ka ndryshuar shumë në qeverisje. Ky nuk është vendi për të rrahur gjoksin se kush është me europian dhe se kush e do më shumë Shqipërinë, por për të bërë detyrat që na kanë ngarkuar ata që na kanë votuar. Si ne, si ju, në fund të ditës nuk kemi asnjë arsye që të ndahemi kur vjen fjala tek ky proces i ndërlikuar dhe i dosmodoshëm për Shqipërinë, siç është procesi i integrimit. E çmoj përpjekjen apo nismën tuaj për t’i paraqitur këtij kuvendi nismën në fjalë, dhe do çmojmë çdo përpjekje që dhe ju do të bëni bashkë me ne për t’i dhënë fund hezitimit të një sërë vendesh anëtare. Është e domosdoshme që dhe opozita të mos ngatërrojë atë që është pjesë e fiziologjisë së saj, me atë që është pjesë e një qëllimi të përbashkët, që është integrimi europian, tha kryeministri Rama.
Posted on: Wed, 27 Nov 2013 18:10:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015