18 gusht 2013, ishte jo vetëm një ditë e veçantë për - TopicsExpress



          

18 gusht 2013, ishte jo vetëm një ditë e veçantë për Eglantinën dhe Haroldin, të cilët duke i dhënë fund beqarisë, përzgjodhën një ditë të bukur dhe një ambient të veçantë, Hotel Diplomat, ta ndanin dasmën e tyre, këtë ditë ceremoniale, me fort të dashurit e zemrës, me krejt ata, të cilët duke u bërë pjesë e këtij dekori festiv, pjesëmorën në këtë kurorëzim në martesë të Haroldit me Eglantinën. S’kishte se si të mos ishte një buçetë nga më të bukurat e kësaj feste, Mateusi, zëri dhe performimi i tij gazmues dhe i hareshëm. Një dasëm shkodrano-korçare në zemër të kryeqytetit, një dalldi gazmendi dhe hareje që munden me e dhanë, jo kush tjetër ma shumë se ata. Urime të përzemërta çiftit.
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 15:47:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015