25.07.2013 seanca plenare – Ganimete Musliu Fjalimi im mbajtur - TopicsExpress



          

25.07.2013 seanca plenare – Ganimete Musliu Fjalimi im mbajtur ne Kuvendë gjatë debatit per rishqyrtimin e mandatit te EULEX-it në Kosovë. I nderuar Kryetar i Kuvenit , Te nderuar Deputet Deomosdoshmëria e mbajtjës së kësaj seance është një realitet i hidhur dhe të gjithë ne duhet të na bëjë të mendojmë seriozisht se çka është duke ndodhur dhe cilat do të jenë pasojat afatgjate për ne si komb si shtet. Pas arrestimit të 7 pjestarëve të UÇK-së nga zona e Drenicës, për më tepër se dy muaj është spekuluar aq shumë ne të gjitha mjetet e mundshme të komunikimit duke filluar nga bisedat familjare, kafiterite, forumet e ndryshme, analiste e pseudoanaliste, media të varuara e të pavarura, personalitet kombëtare e ndërkombëtare dhe e gjithë kjo ka krijuar më shumë konfuzion se sa që ka dhënë ndonjë sqarim. Jo rrallë edhe ne Deputetët e këtij Kunvendi u kritikuam deri në fyerje se ne qenkemi fajtorë sepse ne i dhamë mandat Misionit të BE-së prandaj tani nuk paskemi të drejtë as të bëjmë zë. Kjo qasje ndaj nesh nuk është aspak e drejtë. Ne Deputetët i dhamë mandatin sepse besuam se EULEXI është më të vertetë i interesuar të forcojë gjyqësorin në vendin tonë, sferë kjo që jo rrallë quhet thembra e akliti në sitemin institucional të Kosovës. Por është e vertetë që ne shpesh edhe heshtem me gjithë metodat suspekte që perdornin, si: arrestime mediale, paraqitje tendecioze e provokative e disa zyrtarëve të huaj dhe ndërhyrja e tyre vend e pavend. Ne heshtëm duke besuar në pastërtinë e verpimeve dhe në disa raste edhe me vet dëshirën e personave që sulmoheshin Ne çdoherë jemi munduar të besojmë në rezultate të mirëfillta , besonim se ne duhej të jemi në disa raste më tolerant dhe së bashku ti tejkalojmë edhe këto kohë akuzash të pavend. Realiteti po tregon çdo ditë se, toleranca jonë ishte më e dëmshme se sa që na solli dobi. Tolerancën tonë shumë nga zyrtarët ndërkomëtarë e kuptuan si dobësi tonen, mikpritjen tone e vlerësuan si naivitet, heshtjen tonë si padituri dhe si frikë. Asnjë nga këto nuk qëndron. Ka ardhur koha që këtë ta kuptojnë edhe miqtë tanë evropian. Ne shpresuam se vetë dërguesi i EULEXIT, pra Bashkimi Evropian, do të ndërhynte në diciplinimin e personave si duket jo edhe aq të kualifikuar që dërgonte në Kosovë. Mirëpo vazhdimi i avazeve të vjetra për fat të keq po e përforcon atë klishenëqë dëgjohet shpesh nëpër Kosovë e që thotë: Po të ishin të zotët në profesionet e veta do të punonin në vendin e tyre. Dhe: Të zotët nuk na i dërgojnë ne! Kjo klishe nuk është e mirë të bëhët realitet këtë duhet ta dijë Bashkimi Evropian. Nëse lejohen lloj lloj veprimesh vetëm që të kenë një arsye për qendrimin e tyre në vendin tonë atëhere kjo patjetër do të rezultoj me tensione të natyrave të ndryshme kurse tensionet e çfarëdo natyre i duhën mës ë paku këtij vendi e këtij populli. Për të arsyetuar këtë që thash me lejoni ti permend vetëm disa raste tanime të njohura për opinionin e gjerë: Rasti Kiqina: Rrjedha e këtij procesi jo që ishte vetëm skandaloze por në shumë raste edhe e kunderligjshme. As sot e kësaj dite nuk është e sigurt nëse denimin e vuan vrasësi i vertetë. Këtu thurja e aktakuzës ishte më e fortë se e mbrojtjes dhe kjo mjaftoi të merret vendimi. Dikush duhej të denohej dhe u dënua por se a ka shkuar këtu drejtësia në vend mbetet nje pikëpytje e madhe. Rasti Kleqka: Ky rast filloi me një racia mediatike me propagandë të tmerrshme mediale. Ndërthurja e krimeve të luftës me krimet ekonomike shkaktoi një konfuzion të madh tek qytetarët e vendit tonë. Patëm vetë zyrtarë të EULEXIT të cilët deklaronin se po planifikohej një kurth dhe se prokurorët do shpikëshin fakte nëse ato do ju mungonin. Rrjedha e këtij procesi është jo vetëm jashtëligjore por edhe jonjerëzore. Stërgjatja e tij është një përpjekje për denigrimin e emrit të një përsoni të respektuar dhe të qmuar. Ne të gjithë duhet të jemi për sanksionimin e çdo keqperdorim të parasë publike por fjalët e bujshme të aktakuzës për gjoja keqperdorimin e 80 milion eurove tani kanë rënë në më pak se 250.000 euro. Si arsyetohet një devijim kaq i lartë? Kush është përgjegjës që njeriu të fajsohet për një shumë kaq marramendëse në një kohë të vështirë sociale ne vendin tonë. Shtrohet më të drejt pyetja ishte kjo një spektakël i qëllimshëm për denigrim? Pataj paralel më këtë Fatmir Limaj i cili nga Gjykata e Hagës është shpallur plotësisht i pafajshëm akuzohet për krime të luftës apo kundër njerëzimit apo quani si të doni. Dhe kjo bëhët me metoda dhe dëshmitarë shumë të dyshimtë. Maltretimi i Deshmitarëve bazuar në raportet mediale është bërë jo nga i akuzuari por nga vetë akuzuesit. Për atë se si u rekrutuan dhe qfarë ndodhi më deshmitarët duhet të kërkohet llogari tek ata të cilët morën përgjegjësinë mbi ta. Në këtë rast duhet patjetër të formohet një komision i veçantë për të sqaruar se cka ndodhi me deshmitarin X. Edhe deklarata e deshmitarit të fundit i cili vullnetarisht zbuloi identitetin e tij dhe e akuzoi prokurorin për shantazh duhet të hetohet. Aktakuzat e tjera të ngritura nga Gjykata e Hagës kanë rezuluar po ashtu si të pabaza. Megjithatë shmë persona u privuan nga liria me vite të tëra, prandaj shtrohet pyetja a verifikohet paraprakisht kur dikush raporton për gjoja të bëmat e disa personaliteteve ne Kosovë apo mjafton qe të shkoi dikush dhe të thote se ai apo ajo ka bërë këtë apo atë? Dënimi i pjestarëve të UÇK-së nga rajoni i Llapit është edhe një rast tjetër i cili kërkon rishqyrtim. Tani së fundmi arrestimi i të ashtuquajturit Grupit të Drenciës i themltarëve të UÇK-së pa ngritur aktakuzë, vetëm në bazë të dyshimeve të disa personave tendencioz të cilët mendojnë se e kanë gjetur formën më të mirë për të jetuar në ndonjë vend të preferuar evropian dhe të garantuar nga autoritet e caktuara apo nga persona si Prokurori italian Mauricio Salustro. Spekulitmet lidhur me këto dyshime, mos deklarimi konkret i perosanave përgjegjës dhe lënja e krijimit të një opinioni denigrues me dyshime për gjërat të cilat janë në kundërshtim të plotë me historinë dhe traditën tonë, lën të dyshojnë se prapa kësaj qëndron një skenar i caktuar. Kurse çdo shprehje e solidarizimit me ta u quajt pa të drejtë ndërhyrje në drejtësi. Askush nuk ndërhyri në procesin e drejtësisë. Askush nuk ishte dhe nuk është kundër drejtësisë, por për çfarë drejtësie bëhët fjalë , kjo është esenca. Për opinionin dua të sqaroj se asnjëri nga shtatë të akuzuarit nuk akuzohet për dhunime apo për krime ekonomike. Personat përgjegjës duhet ta sqarojnë opinionin rreth pikave të aktakuzës e jo të lejohet që të akuzuarit ti ofrohen opinionit për linçim publik pa u marrë në konsideratë familjet e tyre të cilave ende nuk i janë shëruar plagët e luftës. Është e vertet se ne i pranuam dhe i dham mandat. I toleruam dhe kjo vetëm për hirë të besimit të plotë në pafajësinë e tyre në pastërtinë e luftës së tyre dhe te besimit ne drejtësinë nderkombëtare. Tani kur çdo ditë jemi dëshmitarë se nga EULEXI është duke u instaluar apo duke u zbatuar drejtësia e të fortit askush as brenda dhe as jashtë vendit nuk ka të drejtë të na akuzoj se pse po e ngrisim zërin. Ne i dhamë mandatin dhe ne kemi të drejtë të ngrisim zërin sa herë që gjërat marrin kahje të rrezikshme për shoqërinë. Nuk e di pse për dikënd është kaq e pakuptueshme që nëse një vendim i Parlamentit rezulton si jo pozitiv atëhere ekzistojnë mundësi për revidim. Ne i japëm Mandatin ne duhet të shikojmë nese ky besim nuk po keqperdoret. Vet emertimi që po bëhët me GRUP ëashtë një synim i anonimitetit të personave që po maltretohen tash e 15 vite. Nuk ka GRUP por janë heroj te gjallë që rrezikuan jetën e tyre për lirinë tonë. Grupi i Drenicës nuk është dicka abstrakte: Ky Grup është: Sylejman Selimi Komandant suprem i UÇK. Komandant i TMK dhe më vonë FSK.. Aktualisht Ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë. Sami Lushtaku bashkëthemelues i UÇK-së, Komandant i Zonës së Drenicës, Komandant i TMK-së Zona e parë . Aktualisht Kryetar i Komunës së Skenderajt, Kryetari më i votuar në Kosovë. Sahit Jashari, Bashkëthemelues i UÇK, anëtarë i familjës së gjerë Jashari, humbi në prag të derës duke rezistuar 15 anëtarë të familjes nga mosha 20 deri 65 vjeç. Jahir Demaku Gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kolonel në FSK dhe Zeqir Demaku familje patriotësh,luftëtarë të denjë për liri Kosovës i dhanë 6 anëtar të familjes prej tyre 4 deshmor. Hysni Thaçi e Avni Zabeli ushtarë të UCK-së dhe kontribues të dënjë të lirisë qe gëzojmë sot. Ndaj ttë gjithë këtyre që permenda deri tani u ngritën aktakuza më shmë spekulative sesa faktike dhe u denigruan udhëheqës të Luftës nga të gjitha zonat e vendit. E gjithë instanca komanduese e Ushtrisë Çlirimtare është nën këto hetime të pabaza. Në anën tjetër krimet serbe ndaj popullatës shqiptare bota don ti harroj duke propaganduar pajtim fallco. Mirë ne jemi për pajtim por a nuk duhet që kësaj ti paraprijë kërkim falja ? Ata që na dogjën dhe me shekuj shkelen mbi dinjitetin tonë nuk kërkojnë falje dhe as që duan tja dinë për këtë, por as Evropa nuk dëshiron seriozisht të merret me një gjë të tillë. Po ndodhë krejtësisht e kundërta. Veprimet e Misionit Evropian na kthejnë 15 vite mbrapa sepse nuk kemi harruar qe deri me kyqjen e SHBA-ve në luftrat e ish Jugosllavisë nga Evropa quheshim terroristë. Ky opinion si duket ende frymon në Evropë. Në çdo hap na kushtëzojnë me vlera evropiane e me integrime. As njëra dhe as tjetra nuk janë duke ecur me tempon e duhur. Për më tepër me këto veprime Evropa rrezikon të minoj argumentin e saj më të fort për intervenimet euroatlantike. Në fund dua të sqaroj për gjithë opinionin: Askush në Kosovë, askush në PDK nuk janë, dhe as unë personalisht nuk jam kundër ligjit dhe drejtësisë. Por e dimë edhe se drejtësia e të fortit nuk është drejtësi. Mbajtja në arrest pa asnjë argument nuk është drejtësi. Prandaj kërkojmë qe këta burra të mbrohën në liri . Demonstrimi i forcës së këtij Misioni nuk guxon të jetë arsye të privohen nga liria. Kjo kërkohet,asgjë tjetër as më shumë e as më pak. Nëse me këto veprime Salustro me shokë ka arritur diçka atëhere kjo e arritur e tyre është: Humbja e besimit në këtë Mision që tatimpaguesve të Evropës është duke i kushtuar shumë. Dhe, edhe atëherë kur ndoshta do të kenë të drejtë megjithatë gjithmonë do të mbizotëroi dyshimi i fortë për manipulime e shantazhe nga ana e Prokurorëve prepotent të këtij Misioni. Salustro me njerëz të llojit të tij ka ofenduar ata që e paguajnë, ka ofenduar qytearët e Evropës. Salustro me njerëz të llojit të tij kanë ofenduar popullin e Kosovës, historinë dhe traditën tonë. Për fat të keq rezulton se EULEXI nuk është gjë tjetër vetëm kontinuitet i UNMIKUt i cili nuk do të hyjë në histori si një sukses i angazhimit ndërkombëtarë. Të dy Misionet ishin më të mëdhajat por kjo është dëshmi vetëm për kuantitet, sepse kualitet nuk sollën me vete. Ne urgjentisht duhet te marrim hapa konkret , të themelojmë gjykatën tonë për krimet e llojit të tillë dhe të dëshmojmë se ne jemi në gjendje ti trajtojmë edhe këto raste vet, kurse Salustron dhe të gjithë ata që me fodullëk vijnë dhe mundohen të nëpërkëmbin dinjitetin dhe vlerat tona e kemi për obligim tju tregojmë kufijtë dhe ti shpallim Persona non Grada.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 20:59:29 +0000

Trending Topics



"stbody" style="min-height:30px;">
Bien.hu | Oroszlán okt. 08, kedd: A mai napon minden arannyá

Recently Viewed Topics




© 2015