26 shtator 2013 Komunikatë për medie Ne po punojmë. Ne po - TopicsExpress



          

26 shtator 2013 Komunikatë për medie Ne po punojmë. Ne po rritemi. Ne po zgjërohemi natyrshëm. Zyra jonë po vlon nga frekuentimi i madh i aktivistëve dhe strukturave të PDK-së, dega në Viti. PDK në Viti është në fazën finale të mobilizimit struktoror e politik. Mobilizimi politik është krucial në drejtim të sensibilizimit të qytetarëve për domosdoshmërinë e fitorës së vizionit të PDK-së për Vitinë Europiane. Në këtë kontekst rol të rëndësishëm kan Kandidatët për Këshilltarë Komunal të Kuvendit të ardhshëm komunal të Vitisë. Kandidatët tanë, shpërfaqja e vlerave të të cilëve do të bëhet së shpejti, garantojnë cilësi, lidership dhe profesionalizëm në punën e tyre të ardhshme. Ata gjithsesi se do të angazhohen në mënyrë permanente drejt realizimit të interesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë. Kështu, sot, në selinë e Shtabit Zgjedhorë të Partisë Demokratike të Kosovës, u mbajt një takim i ngrohtë me Kandidatët për Asamblenë Komunale. Mbledhjën e hapi Shefi i Shtabit Zgjedhorë Abdyl Bajrami, i cili duke i falenderuar të gjithë të pranishmit, theksoi se ky shtab do të jetë në çdo kohë në shërbim të tyre. Ndërkaq kandidati për kryetar të komunës së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi, kërkoi nga asambleistët e ardhshëm unitet, bashkëpunim dhe angazhim të madh në mënyrë që PDK në Viti të jëtë edhe më forca e parë politike në Viti. Sipas tij zhvillimi ekonomik është prioritet në mandatin e ardhshëm. Krejt në fund të pranishmit u shprehën të lumtur që jan pjesë e garës zgjedhore nga radhët e PDK-së dhe në të njejtën kohë, duke premtuar ecje serioze dhe të dinjitetshme përgjatë fushatës zgjedhore, i dhan përkrahje të fuqishme kandidatit tonë për kryetar, z. Nexhmedin Arifi. Sektori për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 21:31:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015