3 mln euro për të qenë këtu Kukësi, jo më larg se katër - TopicsExpress



          

3 mln euro për të qenë këtu Kukësi, jo më larg se katër vite më parë ishte një skuadër që zinte “mesin e artë” në Kategorinë e Dytë, ndërsa tek verilindorët vitet e fundit kanë dalë futbollistë si Rrahman Hallaçi, portieri Ervis Koçi, por që të dy preferuan të qëndronin larg skuadrës dhe vijuan karrierën në ekipe me traditë të Superiores. Kurse Agim Bela është dalluar te kuksianët dhe e ka vijuar karrierën gjatë deri afër të 40-tave. Por Kukësi, falë inisiativës së kryebashkiakut Hasan Halilaj, i cili afroi disa biznesmenë, hyri me pretendime në Kategorinë e Dytë, madje në fund të sezonit, me disa lojtarë kuksianë por edhe 6-7 futbollistë nga kryeqyteti arriti që të zërë vendin e parë, duke u ngjitur për herë të parë në të Parën. “Oreksi” shtohet, në skuadër afrohen edhe të tjerë biznesmenë të njohur dhe të suksesshëm si Ramë Geci, Safet Gjici, Bashkim Gjoka, Flamur Hoxha e shumë të tjerë nga Kukësi. Skuadra nën drejtimin e trajnerit Shahin Berberi dhe drejtorit teknik, Sabri Balla, arrin që të jetë protagoniste, madje jep sinjale të forta se synon ngjitjen në elitë. Ashtu ndodh, në fund, Kukësi edhe pse ka shumë konkurrencë ia del dhe zë vendin e dytë. Ëndrra bëhet realitet. Ndërkohë që ka ndryshime në presidencë pas suksesit, Safet Gjici merr drejtimin e skuadrës dhe këtu “fryn një erë e re”. INFRASTRUKTURA – Kukësi e fillon nga infrastruktura. Nga stadiumi ku fillojnë punimet dhe përfundon në kohë rekord me një investim që kap shifrën e 1 milionë eurove. Stadiumi përfundon në kohë rekord, ndërsa ai është nga më modernët në vend, duke filluar që nga ambientet e brendshme por edhe ato të jashtme. SKUADRA - Ndërsa presidenti Safet Gjici nuk ndalet nga puna, ai bën lëvizje në stol. Afron si drejtor teknik Sulejman Starovën, ndërkohë që drejtimi i ekipit i besohet shkodranit Armando Cungu. Në skuadër afrohen futbollistë që do t’i dëshironin edhe ekipet më të mira të elitës. Duke filluar që nga Hallaçi, Peqini, Malakarne, Mallota, Progni, Brahja, Allmuça, Hoxha, Musolli, Alikaj etj., ndërsa zbulimi i sezonit padyshim që ka qenë sulmuesi Lazar Popoviç. SUKSESI – Një skuadër që paguhet në kohën e duhur, me rroga dhe premio të majme, me një president korrekt, me infrastrukturë moderne, por edhe me një tifozeri që e do futbollin, në fund shkon deri në vend të dytë dhe për herë të parë në Kupat e Europës. Natyrisht me jo pak kosto, plot 3 milionë euro, por modeli europian i Kukësit është një shembull edhe për skuadrat me traditë, të cilat kanë mbetur në mëshirë të fatit. Skeptikët e konsideruan një ekip mbijetese Kur filloi ndërtimi i skuadrës së Kukësit, kishte specialistë futbolli të cilët nuk besuan te Kukësi. Shumë e konsideronin si një skuadër që do të luftonte për mbijetesë, madje ishte kandidate për të rënë nga Superiorja. Por, Kukësi i presidentit Gjici dhe trajnerit Cungu, kaloi çdo lloja parashikimi duke shkuar deri në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, si dhe nënkampionë të Shqipërisë. Tashmë kaluan turin e Parë dhe synojnë që të bëjnë historinë, duke kaluar edhe turin e Dytë edhe pse kanë përballë një skuadër si boshnjakët e FK Sarajevës.
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 10:44:04 +0000

Trending Topics




© 2015