30 korrik --- lexoni Gjoni 4:1-15 Ujë nga pusi “Ju do të - TopicsExpress



          

30 korrik --- lexoni Gjoni 4:1-15 Ujë nga pusi “Ju do të merrni me gëzim ujin nga burimet e shpëtimit.” (Isaia 12:3) Një nga përjetimet më të mëdha të jetës sime ka qenë udhëtimi në Izrael. Shkrimet u bënë të gjalla, teksa ecja në tokën e Biblës. Por, gëzimi i vërtetë i asaj eksperience nuk ishte në pamjet, tingujt apo aromat e Tokës së Shenjtë, por në marrëdhëniet që u krijuan me bashkudhëtarët e mi. Ndamë dhimbjen dhe lumturinë e jetës sonë me njëri-tjetrin, duke mësuar se gëzimi ynë nuk vjen nga sukseset apo dështimet tona. Gëzimi ynë është i rrënjosur në burimin e shpëtimit tonë. Shumë herë, në Bibël, uji është përdorur si shëmbëllim i shpëtimit tonë. Tek Isaia, populli i Zotit gjetën ujin e tyre në puse shpëtimi. Këto puse nuk shterojnë kurrë dhe kanë gjithmonë ujë të freskët. Jezusi, duke i folur gruas te pusi i Jakobit, na mëson se pusi i shpëtimit nuk gjendet në vepra apo rite, por në Të (v. 14). Kur ne pimë nga uji i gjallë në Jezusin, brenda nesh bëhet një burim uji , që buron në jetë të përjetshme, prej Frymës së Shenjtë të Perëndisë. Nuk na duhet të shkojmë në një pelegrinazh për të gjetur pusin. Edhe tani, burimi i mrekullueshëm i hirit të Perëndisë është duke buruar në zemrat tona. Gëzohuni! Sepse Perëndia të ka shpëtuar, të ka bërë të Vetin dhe uji i Tij i gjallë gjendet në jetën tënde edhe tani. Ndaj, nxirr ujë nga pusi, pije me kënaqësi dhe gjej freskinë tënde në Perëndinë. —Joshua Schied Lutje: Zot i Jetës, na ndihmo të pimë nga burimet e Tua!
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 06:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015