8 rastësitë më të mëdha ne botë 1. Taksia Në vitin 1975 - TopicsExpress



          

8 rastësitë më të mëdha ne botë 1. Taksia Në vitin 1975 një person po ecte me motoçikletë në Bermuda, u përplas nga një taksi dhe humbi jetën. Fatkeqësisht ngjarja do të përsëritej një vit më vonë. Vëllai ikëtij personi humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Në fakt ai po udhëtonte me të njëjtën motoçikletë, por ngjarja bëhet akoma më e çuditshme pasi shoferi i taksise ishte i njëjti që kishte aksidentuar të vëllain e viktimës së radhës dhe në taksi ndodhej i njëjti pasagjer që ishte herën e parë. 2. Bubuzheli i artë. Carl Jung shkruan në “Strukturën dhe dinamikën e psikikës”: “Një grua të re, të cilën po e trajtoja, pa në një moment kritik në ëndërr një bubuzhel të atë. Ndërkohë që ajo po më tregonte ëndrrën unë isha me kurriz nga dritarja dhe papritur dëgjova një zhurmë pas meje. Kur u ktheva pashë një insekt fluturues që po përplasej pas xhamit. Hapa dritaren dhe pasi e kapa insektin në ajër ndërsa po fluturonte vura re që ishte analogjia më e afërt e bubuzhelit të artë”. 3. Hakmarrja Në vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila nga dëshpërimi kreu vetëvrasje. Vëllai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe e qëlloi me armë zjarri. Duke menduar se e kishte vrarë ai kreu menjëherë vetëvrasje. Por Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lëndoi fytyrën dhe më pas shkoi e u ngul në një pemë. Vite më vonë, Ziegland vendosi të priste pemën, ku ishte plumbi. Ngaqë pema ishte e madhe ai vendosi dinamit, por gjatë shpërthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland në kokë. 4. Binjakët Vëllezërit binjakë, Jim Lewis dhe Jim Springer u ndanë që në lindje dhe u adoptuan nga familje të ndryshme. Të dyja familjet ua vunë emrat James. Dy djemtë u rritën pa e njohur njëri-tjetrin, dhe të dy u morën me zdrukthëtari. Të dy u martuan me gra që quheshin Linda. Dhe të dy sollën në jetë djem dhe njëri e quajti James Alan të birin, ndërsa tjetri James Allan. Binjakët gjithashtu u divorcuan dhe u martuan përsëri me dy gra të cilat queshin Betty. Dhe të dy binjakt kishin nga një qen me emrin Toy. 5. Anthony Hopkins dhe momenti i duhur Aktori i njohur Anthony Hopkins mori një rol të filmit “Vajza nga Petrovka” e autorit George Feifer, më 1973. Ai shkoi në disa librari të Londrës për të blerë librin, por s’e gjeti në asnjë vend. Ndërsa priste trenin për t’u kthyer në shtëpi ai e gjeti librin të harruar aty. Pasi hapi kopertinën, ai zbuloi si ishte kopja personale e autorit, i cili ia kishte dhënë borxh një miku. Hopkins ia ktheu librin autorin, kur ai vizitoi sheshin i xhirimeve disa muaj më vonë. 6. Koincidence fotografike Një nënë gjermane, e cila fotografoi djalin e saj të mitur më 1914 la filmin në një dyqan në Strasburg. Por në atë kohë filloi lufta dhe gruaja nuk mundi të kthehej në Strasburg për të marrë foton. Dy vite më vonë, ajo bleu një film në Frankfurt për të fotografuar vajzën e sapolindur. Kur filmi u zhvillua, aty u shfaq dhe një figurë tjetër e cila ishte figura e djalit të saj. Filmi i mëparshëm që ajo kishte lënë vite më parë në Strasburg nuk ishte zhvilluar dhe ishte shitur si i papërdorur. 7. Murgu misterioz Në shekullin e 19-të në Austri, një piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa herë të vetëvritej. Herën e parë, kur ishte 18-vjeç, një murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastësisht. Sërish në moshën 22-vjeçare, i njëjti murg e pengoi të varte veten. Tetë vite më vonë ai u dënua për aktivitet politik, por i njëjti murg ndërhyri për ta shpëtuar. Në moshën 68-vjeçare, Aigner arriti të vriste veten dhe murgu misterioz ishte ai që kreu ceremoninë mortore. 8. Bebja bie nga dritarja Në vitin 1930, në Detroid, një njeri i quajtur Joseph Figlock po ecte në një rrugë të qytetit, kur papritur një bebe ra nga një dritare mbi kurrizin e Figlock. As bebja dhe as Figlock nuk pësuan dëmtime. Një vit më vonë, e njëjta bebe ra nga e njëjta dritare e së njëjtës ndërtesë mbi Z.Figlock, teksa ai po kalonte në rrugë. Sërish, as bebja dhe as Joseph Figlock nuk u lënduan
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 17:14:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015