A DO KETË NJË PËRGJIGJE NGA QEVERISJA E RE? SHPRESOJMË SHUMË, - TopicsExpress



          

A DO KETË NJË PËRGJIGJE NGA QEVERISJA E RE? SHPRESOJMË SHUMË, SHUMË, SHUMË! Shoqata "Vëllazërimi", me nervin e një emigranti shqiptar që e takojmë gjithandej mbi rruzull, ka bërë thirrje të ngrihen dhe të shtrohen problemet para qeverisë së ardhme: Problemet janë të shumta por, nëvizojmë: 1. Qendra kulturore 2. Marrëveshja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe. 3. Legalizimet e emigrantëve dhe lejet e kalimit të fëmijëve me probleme në shkrimin e emrave të vendlindjes kur kanë lindur në Greqi. **** Përse nuk është dëgjuar zëri i Lidhjes së mësuesve në Greqi në 15 vite (me artikulimin nga z.Jovan Mëhilli)? As nga Nano, as nga Majko, as nga Meta, as nga Nano-2, as nga Berisha? Përse nuk është dëgjuar zëri i kësaj Lidhje kur është artikuluar nga kryetari aktual i saj Artemis Duri (vitin e fundit)? Përse nuk është dëgjuar zëri i Federatës dhe i shoqatave të tjera të emigrantëve në këto 20 vite? Kur do dëgjohen këta zëra? A DO KETË NJË PËRGJIGJE NGA QEVERISJA E RE? *** Tubimi konsultues dhe demonstrues në Shtatot 2013. Shpresojmë! Shpresojmë! Shpresojmë! **** Përse më duket i nevojshëm dhe i arsyeshëm ky nerv i shoqatës? Ndoshta kanë të drejtë.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 10:05:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015