A E DI PSE FALESH? - Namazi është kushti më madhështor i - TopicsExpress



          

A E DI PSE FALESH? - Namazi është kushti më madhështor i Islamit pas dy dëshmive. - Namazi është urdhër i Allahut, dhe ai është prej çështjeve më të rëndësishme të fesë. - Namazi është pasqyrë e veprës së muslimanit dhe peshore e madhërimit të fesë në zemrën e besimtarit. - Namazi është udha e besimtarëve dhe simboli i fitimtarëve. - Namazi të ngritë dhe të afron tek Allahu, dhe ai është shkollë edukative. - Namazi është rehati, lumturi, perlë e syrit, dritë dhe argument. - Namazi është dhuratë hyjnore për robin dhe praktikë e udhëzimit (traditës së të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!) - Namazi është falënderim për mirësitë e Allahut dhe fut mërzi tek qafirët. - Namazi është pengesë nga veprat e ndaluara dhe mbrojtës nga pasionet. - Namazi është shlyes i veprave të këqija dhe pastrues nga gabimet. - Namazi është ai tek i cili kthehet besimtari gjatë brengave, dhe është ruajtës e mbrojtës i tij. - Namazi sjell rrizkun dhe është çelës i udhëzimit. - Namazi është shpëtim nga dënimi i varrit. - Namazi i ngritë derexhet (gradët) tek Allahu. Përktheu: Burim Koçinaj
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 09:22:33 +0000

Trending Topics




© 2015