A duhet të kete frikeGreqia ? Nga Lek Gjoka Bomba e frikes - TopicsExpress



          

A duhet të kete frikeGreqia ? Nga Lek Gjoka Bomba e frikes se qeveritareve te rinjë të Tiranes plasi.Në viziten e rradhes të zevendekryeministrit dhe ministër i jashtëm i Greqise zoti Venizelos për here të pare ministri i jashtem i Shqipërisë zoti Bushati dhe presidenti i republikes zoti Nishani i kërkuan publikisht në prani të mediave Athinës zyrtare ndryshimin rrenjesor të politikes së jashtme ndaj vendit tonë. Sigurisht që për çështjen e ligjit të luftes që daton në vitet 1940 Venizelos u mundua të justifikohej me vendimin e vitit 1987 të qeverise Greke më një traktat paqeje dhe nuk pranon të thotë ndonjë fjale që ndoshta në të ardhmen parlamenti Grek ta heqe ate ligj lufte. Vallë a ka frike Greqia për heqjen e atij ligji apo do ta perdore si gurë ndaj Shqipërise në momente të çaktuera ?.Sigurisht Ballkani dhe Shqipëria po zien.Nacionalizmi ektrem ka terren kur qeveritë mundohën të krijojnë tymnaje.Frika që ka kapur Greqinë është nacionalizmi shqiptar shpesh here edhe ekstrem më i fuqishmi në Ballkan që jeton në gjashtë shtete të rajonit.Një ligj lufte i kujdo shteti do të jete benzine e hedhur në nacionaliznin ekstrem ballkanas. Po për problemin e pasurise së shqiptareve të Çamërisë pse Venizelos luan aq bukur rolin e të paditurit duku iu kujtuar qëveritareve shqiptar dergimin e çështjëve privatisht në gjykaten e Strasburgut!.Pse mundohët ti hedhe hy syve kur farë mire e di që problemi çam mund të dërgohet edhe në gjykatën e Hages në një padi penale për genocid ndaj kësaj popullsie shqiptare në trojet e tyre nga ana e qeverise së atëhetshmë greke. Qeveria shqiptare duhet në një komision dy palesh zgjidhjen e varrezave greke të ushtareve të vrare në Shqipëri ku instuticionet fetare nuk duhet të perzihen. Po kufiri detar? A duhet që shteti shqiptar të friksohet nga fjalet e Venizelos se Greqia do ta zgjidhe problemin i kufirit detar në baze të ligjit të OKB-së?Farë qartë duket presioni që politikani grek mundohet të shtrojë në tavolinë.Pse? Ashtu sikur e tha ministri i jashtem shqiptar Bushati gjykata kushtëtuese e Shqipërise është ajo që vendos për çdo problem të shtetit shqiptar dhe jo OKB-ja që sigurisht si antare e saj e respektojmë por nuk kemi asnjë detyrim ligjor ndaj saj kur behet fjale për çështjë të tilla kombëtare sikur është puna e kufirit detar. Venizelos fare qartë nga njëra ana thotë se kufijtë nuk duhët të ndryshohen me e nga ana tjeter kerkon me pjese në detin shqiptar nderkohë fare mire e di se një shkëndije nacionalizmi mund ti kushtoje shtrenje Ballkanit, Evropes ku të gjithe politikanet duhët të jene kunder ketij nacionalizmi që mund të sjelle konfliktë si në ish Jugosllavi.Koha dhe aktoret politike në Ballkan kanë ndryshuar.Kojshiu yne mijera vjeqar Greqia duhët ta dijë se nuk është më ajo Shqipëria e sapo dalë nga diktatura komuniste, e varfër dhë që u lëshua udheve të botes për pak liri dhe pasuri por një Shqipëri tjeter.Më një brez të ri të shkolluar në Evrope dhe SH.B.A, më një stabilitet deri diku të qendrueshem ekonomik.Sigurisht politikanet shqiptare bënë mirë qe i shtruan në tryezen e bisedime të gjitha problemet dy paleshe ndaj politikanet greke duhet të mendohen mire se si ta zgjidhin bomben e pa parashikuar të Tiranes në të mire të dy kombeve , dhe të paqes se Ballkanit.
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 22:58:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015