A e di që ne jemi krijuar për të patur një marrëdhënie me - TopicsExpress



          

A e di që ne jemi krijuar për të patur një marrëdhënie me shumë dashuri me Perëndinë? Ai eshte duke pritur me dashuri dhe durim për ju, që ju t’i përgjigjeni ftesës së Tij për shpëtim. Po, ju mund të merrni falje për mëkatet tuaja dhe sigurinë e jetës së përjetshme përmes besimit në Birin e Tij të vetëm, Zotin Jezus Krisht. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej Tij.” (Gjon 3:16-17). “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.” (Gjoni 17:3). Ju mund të pyesni veten:”Si mund ta njoh Perëndinë?” Njeriu është i aftë të njohë Perëndinë e gjallë e të vërtetë përmes fjalës së Tij (që është Bibla). Bibla zbulon karakterin e Perëndisë dhe planin e Tij për njeriun. Ne vijmë në njohurinë e drejtësisë së Perëndisë dhe të asaj që ai kërkon prej nesh përmes fjalës së Tij. Cfarë është ajo që na pengon neve që të njohim Perëndinë personalisht? Mëkati ynë na ka ndarë prej Perëndisë dhe korruptimi ynë është në një masë të tillë sa që ne nuk mund ta njohim Atë personalisht dhe nuk mund të provojmë dashurinë e Tij. Fjala e Perëndisë thotë,”Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Rom 3:23). Njeriu u krijua për të patur nje miqësi me Perëndinë, por për shkak te mëkatit te Tij (cdo gjë që është kundër drejtësise së zbuluar në Ligjin e Perëndisë), ai u privua nga kjo miqësi. “Paga e mëkatit është vdekja” (Romaket 6:23a). Rezultati i fundit i kësaj vdekjeje është një përjetësi në ferr. Kjo vdekje shpirtërore con në një ndarje me Perëndinë. Njeriu është mëkatar dhe Perëndia i Shenjtë. Kjo krijon një hendek te pakalueshëm nga njeriu, duke e bërë këtë miqësi të synuar, të pamundur. E vetmja zgjidhje eshte një urë hyjnore dhe kjo urë është Krishti. Perëndia krijoi nje rrugë duke dërguar birin e Tij për të paguar cmimin për mëkatin tonë. “Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Romaket 5:8 ). Ai vdiq ne vendin tone dhe ai qe nuk njihte mëkat u bë mëkat për në. Kjo na hoqi barrën e mëkatit dhe na lejon ne të hyjmë në atë miqësi të dëshiruar nëse ne ndjekim rrugën e Tij. Ai është rruga e vetme. Jezusi tha: ”Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” Nuk mjafton që ti ti dish keto te verteta. Ne duhet të vendosim individualisht besimin në Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tonë. Eshtë pikërisht përmes pendimit për mekatet tona dhe besimin në Krisht mënyra e vetme se si ne mund të njohim Perëndinë personalisht dhe të perjetojmë dashurinë e Tij. “Por të gjithë atyre që e pranuan, ai ju dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e Tij” (Gjoni 1:12). “Jo nga vepra, që të mos mburret askush. Ne në fakt jemi vepra e Tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to. Prandaj kujtohuni se dikur ju jo-hebrenj në mish, të quajtur të parrethprerë nga ata që e quajnë veten të rrethprerë, sepse të tillë u bënë në mish, nga dora e njeriut” (Ephesians 2:8-10). “Atëherë Pjetri u tha atyre: ”Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë”. (Veprat 2:38). “Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim (Romans 10:9-10). Nese ju tani besoni tek Perendia dhe vendosni besimin ne Birin e Tij, urime dhe mirëseerdhet në familjen e Tij. Ne, duke qënë te gjithë bijtë e Tij, ndajmë nje trashëgimi qiellore! Ne jemi trashëgimtare të qiellit dhe kemi marrë premtimin e kënaqësisë së përjetshme të të lëvduarit të Perëndisë. Ndërsa jeta jone këtu në toke vazhdon, Perëndia do të vazhdoje të punojë në zemrat tona. Ne cdo ditë i afrohemi imazhit të Krishtit. Ne do të fillojmë të jetojmë jetë të drejtësisë. Bindja ndaj Perëndisë nuk do të jetë nje barrë për ne, por përkundrazi, një gëzim. Ju mund të pyesni veten tani që jeni i krishterë “Po tani cfarë të bëj?”. Dhe rekomandimi ynë më i mirë për besimtarët, të rinj e të vjetër, është ky: bëhuni pjesë e kishës sonë në mënyrë që të dëgjoni nga fjala dhe të gezoheni në miqësi me të krishterë të tjerë. Studioni Biblën sepse aty ne mësojmë për Perëndinë dhe planet e Tij. lutjuni Atij për tu forcuar në besimin tuaj dhe te rrisni dashurine tuaj për Të gëzoni bekimet e dhëna nga Perëndia që janë pagëzimi dhe Darka e Zotit. Të gjitha këto do të bashkëveprojnë për t’ju inkurajuar dhe për t’ju ndërtuar në besim.
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 14:43:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015