A ke menduar ndonjehere se te gjithe njerzit lindin me talent? - TopicsExpress



          

A ke menduar ndonjehere se te gjithe njerzit lindin me talent? Eshte i brishte si nje flakez qiriri ndaj edhe nuk duket, por edhe eshte brenda qenies tone, me sakte akoma me brenda, ne shpirtin tone. Te gjithe njerzit lindin me nje DHUNTI. Dikush me numrat, nje tjeter me topin, dikush me ligjet e fizikes, nje tjeter me ngjyrat etj. Ndryshimi qendron te dy fakte, e para sepse çdo njeri ka prirjen e tij, dhuntine e tij dhe e dyta se sa punon gjithsecili per ta ushqyer ate gjuhez flake ne ate menyre sa te ngrihet nje zjarr pervelues. Mund te thosha, apo ta krahasoja me feniksin por me pelqen me shume teksti i kenges TRY te PINK qer thote:... Ku ka nje deshire/ Ka edhe nje flake/ Ku ka nje flake/ Dikush eshte paracaktuar te digjet/ Por, pikerisht sepse digjet/ nuk do te thote qe vdes/ Duhet te ngrihesh e te provosh...provosh...provosh... Kjo do te thote qe talenti eshte ajo flake e cila vetem duke pasur nje kulture te mjaftueshme mund te shnderohet ne nje zjarr pervelues dhe kur them kulture eshte e panevojeshme te shpjegoj çeshte. Thjesht nder to futet edhe njohja e pergjitheshme e jetes nga ana e autorit, sikurse njohja e nje realiteti te veçante psh, te qenet mjek, apo inxhinier, apo ekonomist, gjeograf etj, mekanik, hidraulik, etj etj. Por ajo çka i jep frymemarrje vepres eshte kultura e pegjitheshme, ndryshe autori, psh mjeku do te jepte vetem vepra te lidhura me mjekesine qe persa interesante nuk do te terhiqnin vemendjen e gjithkujt, ndryshe Evans(autori i romanit: Njeriu qe u peshperinte kuajve) do te duhej te qe veteriner. Gje qe seshte keshtu. Po ashtu Balzaku nuk ishte mobilier apo marangoz edhe pse pershkrimet e tij per mobiljet jane te tilla qe mahnitin ende sot e kesaj dite kritiken. Kjo nuk mund te ndodhe pa nje kulture te nevojeshme, pa njohje, qofte edhe te sindromave te cilat, si edhe mjaft fenomene te tjere psiqike, na krijojne mundesi, te futemi ne psikologjine e personazheve, por nga ana tjeter edhe te pesojme sikunder Stendali qe duke pare bukurite e nje kishe ne Toskane, mbeti kaq i mahnitur nga arti sa i ra te fiket. Quhet sindroma e Stendalit sot. Talenti nuk mund te rritet e zhvillohet pa njohjen e duhur te jetes, madje kjo eshte nje njohje e pafund. Dikur, rastesisht, duke kerkuar nje liber te Aristotelit ne nje librari, njoha nje nga studiuesit me te njohur italiane. I cili, ndersa bisedoja me libraren, kuptoi qe isha i huaj, por sikunder pohoi vete, i beri pershtypje qe kerkova Aristotelin!!! Ndoshta ishte edhe shkak per bisede sepse, me thene te drejten nuk me duket kaq e habiteshme. Pas nje ore e gjysem bisede, me dha kartviziten dhe me ftoi ne shtepi. Kishte nje biblioteke vetiake prej rreth 40 mije librash. Dy kate. Me tha: Nuk me deshperon ndarja nga gruaja(jetonte ne katin e pare te shtepiese) por fakti qe nuk do te jetoj aq gjate sa ti lexoja te gjithe librat. Dua te them qe talenti nuk eshte gjithçka.
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 08:51:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015