A keni menduar ndonjëherë ti riktheheni vetvetës dhe të thoni - TopicsExpress



          

A keni menduar ndonjëherë ti riktheheni vetvetës dhe të thoni : Mjaftë ishte - dhe filloni të P e n d o h u n i .... Pendimi nuk është shenjë dobësie, pendimi nënkupton guxim për të njohur gabimin si dhe vullnetin për t’u rikthyer në rrugën e drejtë. Pendimi është rruga që i ofrohet besimtarit në mënyrë që ai të mbërrijë tek Zoti i tij pa pasur nevojë për ndërmjetës. Në momentin e pendimit zemra e djegur, e penduar dhe e vrarë nga mëkati qëndron përpara Zotit të botëve. Njeriu dhe Zoti gjenden ballë për ballë. Kjo nuk është asgjë tjetër përveçse një favorizim i Zotit për njeriun. Pranimi në audiencën e Tij. Një takim pa orar. Përpara njeriut çelet menjëherë një portë e prehjes shpirtërore sa herë që ai të trokasë në atë portë. A e meriton njeriu këtë? Qiejt nuk kanë portë të kyçur për ty, mjafton që ti të dish si të trokasësh dhe të ngjitesh lart deri aty. Mjafton që ti të bëhesh me krahë. Ja pra, pendimi e bën njeriun me krahë për të fluturuar dhe për t’u ngritur lart në audiencën hyjnore. Hape zemrën dhe Zoti do të kesh vështrimin e Tij në të.Ky është pendimi pas të cilit në zemrën e besimtarit reshon shpresa e shpëtimit. Sërish ringjallen pjesët e zemrës në të cilat ka lënë shenjë pesha e mëkatit. ─ Nga Bujamin SALIJA
Posted on: Fri, 15 Nov 2013 18:22:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015