A lejohet të agjerojë një 15 vjecar? Pyetje: Lejohet t’i - TopicsExpress



          

A lejohet të agjerojë një 15 vjecar? Pyetje: Lejohet t’i nxisim adoleshentët që nuk kanë mbushur moshën pesëmbëdhjetë vjecare të agjërojnë muajin e Ramazanit, ashtu sic i nxisim për faljen e namazit? Ju bëjmë me dije se pyetjes më lartë i është përgjigjur dijetari i njohur Muham Ibën Salih el Uthejmin. Sigurisht që mund t’i nxisim adoleshentët të cilët nuk kanë mbushur moshën të agjërojnë muajin e Ramazanit nëse munden, pasi dhe sahabët kështu vepronin me adoleshentët në kohën e tyre. Dijetarët janë shprehur se kryefamiljari duhet ta nxisi çdokënd që nuk e ka mbushur moshën dhe që është nën kujdestarinë e tij, të agjërojë muajin e Ramazanit, në mynyrë që të mësohen me bazat e Islamit dhe ta konsiderojë atë pjesë të jetës. Por nëse agjërimi ndikon negativisht në fizikun e tyre, apo e kanë të vështirë, atëherë ata nuk obligohen ta agjërojnë muajin e Ramazanit. Më duhet t’u tërheq vëmëndjen disa familjarëve të cilët i ndalojnë fëmijët e tyre nga të agjëruarit, -duke kundërshtuar kështu traditën e shokëve të Profetit -Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të-, me pretendimin se ky veprim vjen si rrjedhojë e mëshirës dhe mirësjelljes që prindërit kanë për fëmijët e tyre, ndërkohë që në të vërtetë të jësh i mëshirshëm me ta duhet t’i nxisësh ata të praktikojnë bazat e Islamit, pra të familjarizohen me to. Do të thoja që kjo padyshim është edukata e vërtetë dhe përkujdesja e duhur. Profeti -Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me të- ka thënë: “Njeriu është bariu i familjes së tij dhe ai është përgjegjës për kopenë e vet”. Buharri (893), Muslim (1829). Detyra e kryefamiljarëve është t’i frikësohen Allahut dhe të nxisin familjarët e tyre për zbatimin e obligimeve fetare. (Fetvatë e dijetarit Muhamed Ibën Salih Eluthejmin, Libri Daveti 1/ 145-146) M/SH
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 21:42:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015