A është i ndryshëm truri i meshkujve nga ai i femrave? - TopicsExpress



          

A është i ndryshëm truri i meshkujve nga ai i femrave? Dallimet në strukturën e trurit midis Meshkujve dhe Femrave Dihej prej kohësh nga shkencëtarët që, meshkujt dhe femrat e kanë trurin paksa të ndryshëm nga njëri - tjetri, por ata mendonin se ndryshimet kufizoheshin vetëm në hipotalamus - pjesë e trurit që kontrollon dëshirat seksuale dhe konsumimin e ushqimit. Disa prej tyre mundet edhe të kanë deklaruar se truri i meshkujve është më i madh se ai i femrave, duke e bazuar këtë konstatim në faktin se meshkujt kanë trup më të madh. E meqënëse madhësia e trurit ka qenë e lidhur me inteligjencën, kjo është si me thënë rrotull e rrotull që meshkujt janë më inteligjent se femrat. Po a ka të bëjë madhësia e trurit me zgjuarsinë apo intelektin? Le të shohim. Në vitin 2001, studiues nga Harvard, gjetën se pjesë të caktuara të trurit kishin madhësi të ndryshme tek meshkujt dhe tek femrat, të cilat ndihmonin për të balancuar diferencën në masën e përgjithshme. Studimi gjeti se pjesë në Lobin Frontal/ballor - përgjegjës për zgjidhjen e problemeve e vendim- marrjen, dhe Kortekstin/lëvoren Limbik - përgjegjës për rregullimin e emocioneve, janë më të mëdha tek femrat [Burimi : Hoag]. Kurse tek meshkujt, Korteksti Parietal - përgjegjës për rregullimin e perceptimit në hapësirë , dhe Amygdala, përgjegjës për rregullimin e sjelljes seksuale dhe asaj sociale, janë më të mëdha [Burimi : Hoag]. Meshkujt kanë afërsisht 6.5 herë më shumë materie gri në tru sesa femrat, por femrat kanë rreth 10 herë më shumë materie të bardhë se meshkujt [Burimi : Carey ]. Ky ndryshim mund të llogaritet në mënyrën e ndryshme sesi meshkujt dhe femrat mendojnë. Meshkujt duket se mendojnë me materien e tyre gri, e cila është plot me neurone aktive. Femrat mendojnë me materien e bardhë, e cila përbëhet nga më shumë lidhje midis neuroneve. Në mënyrën sesi është ndërtuar, truri i femrave është pak më i komplikuar sesa ai i një mashkulli, por lidhjet e shumta e lejojnë trurin e saj të punojë më të shpejt se ai i mashkullit [Burimi : Hotz ]. Neuronet në trurin e femrave, janë vënë shumë ngjeshur, në mënyrë që të janë sa më afër së bashku. Kjo afërsi si dhe ndërthurja me lidhjet e shpejta, e lehtësuar nga materia e bardhë, është një arsye tjetër pse truri i femrave punon më shpejt. Disa femra madje kanë 12% më shumë neurone sesa meshkujt [Burimi: Hotz ]. Gjatë studimit të trurit të femrave, Sandra Witelson gjeti se, këto neurone janë më të dendura në shtresa të caktuara të kortekstit, përkatësisht ato janë përgjegjëse për sinjalet që vijnë nga brenda dhe jashtë e trurit . Witelson beson se, kjo mund të jetë një arsye pse femrat kanë tendencë për të pasuar rezultate më të larta në testet që përfshijnë njohuri nga gjuha dhe komunikimi, dhe ajo mendon se këto dallime janë të pranishme që nga lindja [Burimi : Hotz ]. Po dendësia e neuroneve te femrat, ashtu si madhësia e trurit tek meshkujt, nuk është ndonjë zgjidhje magjike për të parashikuar inteligjencën e personit. Pas kryejes së studimet të Imazhit mbi mënyrën se si meshkujt dhe femrat mendojnë, u konstatua, siç u tha më sipër, se meshkujt përdorin materien gri, dhe femrat përdorin materin e bardhë, por ata gjithashtu përdorin seksione të ndryshme të trurit për të njëjtën detyrë. Në një studim, meshkujve dhe femrave ju kërkua të shqiptonin fjalë të ndryshme. Meshkujt përdorën vetëm në një zonë të vogël në anën e majtë të trurit për të përfunduar detyrën , ndërsa shumica e femrave përdorën zona në të dyja anët e trurit [Burimi : Kolata ]. Megjithatë, si meshkujt dhe femra i shqiptuan fjalët saktë, në mënyrë të barabartë, duke treguar se truri përdor më shumë se një mënyrë për të arritur në të njëjtin rezultat. Për shembull, ndërsa femrat kanë reputacionin e keq rreth leximin e hartave, kjo mund të ndodhë pasi ato orientohen rreth pikave të referimit ndryshe. Dhe sa për të inteligjencën , rezultatet e mesatares së IQ janë të njëjta si për dy meshkujt dhe për femrat[Burimi : Crenson ]. Po, a është IQ rezultat i natyrës apo i edukimit? Strukturat e ndryshme të trurit janë të vendosur që në lindje, apo formësohen nga mjedisi? Këto do ti publikojme nesër në "Struktura e Trurit nga kënvështrimi i Mjedisit"
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 17:29:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015